Bota
-
SHBA dhe BE kanë arritur atë që po cilësohet si marrëveshja më e madhe tregtare në histori, pas bisedimeve në Skoci. Në fakt, ajo i ngjan kornizës për një marrëveshje dhe jo një marrëveshjeje të plotë tregtare, me detaje ende të paqarta.
28 Korrik 2025, 18:03 -
Trump jep ultimatum: Rusia ka 10-12 ditë për një marrëveshje me Ukrainën, nuk më intereson më të flas me Putin!
28 Korrik 2025, 16:06Deklarata e Presidentit amerikan u dha pas takimit me Kryeministrin britanik Keir Starmer në Skoci.
-
A ka mashtruar Trump për aftësitë e tij në golf? Ndihmësi i vendos “padashje” topin pranë gropës (VIDEO)
28 Korrik 2025, 15:19Në pamje shihet caddie, ndihmësi i tij, duke lëshuar topin në një zonë me bar të lartë, por duke e vendosur në një pozicion më të përshtatshëm për goditje. Pak më vonë, Trump mbërrin me karrocën e golfit dhe i afrohet topit, duke vepruar sikur ai të ishte topi i tij i vërtetë.
-
Tajlanda dhe Kamboxhia arrijnë marrëveshje armëpushimi, pas 5 ditësh luftime të ashpra
28 Korrik 2025, 13:26Lajmi u njoftua nga kryeministri malajzian, që ndërmjetësoi negociatat mes dy vendeve.
-
‘Pagesë e dyshimtë prej 11 milionë dollarësh në mitingun e Kamala Harris’, Trump kërkon ndjekje penale për Beyonce
28 Korrik 2025, 12:25Presidenti Donald Trump gjatë fundjavës bëri thirrje për ndjekjen penale të superyllit të muzikës Beyoncé - bazuar në diçka që nuk ka ndodhur në të vërtetë.
-
Gaza/ Shpërndahen 120 kamionë me ndihma, 180 në pritje! OKB: Mos përdorni urinë si armë! Netanjahu: S’ka zi buke
28 Korrik 2025, 11:48Të paktën 62 palestinezë u vranë që prej mëngjesit në Rripin e Gazës, edhe pse Izraeli ka shpallur pauzë humanitare. OKB kërkoi që uria të mos përdoret si armë lufte, por kryeministri Netanjahu mohon krizën e urisë dhe thotë se ndihmat nuk janë penguar kurrë.
-
Lufta/ Nëntëdhjetë sulme ruse gjatë 24 orëve! Tetë të vdekur, mes tyre edhe një 2-vjeçare
28 Korrik 2025, 10:51Forcat ruse vazhdojnë sulmet e tyre masive në Sumy, Ukrainë. Sipas administratës rajonale, gjatë 24 orëve të fundit, trupat e Moskës kanë kryer gati 90 bastisje. Rusia ka mohuar vazhdimisht se shënjestron infrastrukturën civile, pavarësisht dëshmive të shumta që tregojnë të kundërtën.
-
Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit, një e treta e deputetëve emërohen nga Ahmad al-Sharaa
28 Korrik 2025, 09:52Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator. Një e treta e 210 ulëseve në parlament do të emërohen nga presidenti i përkohshëm, Ahmad al-Sharaa, ndërsa pjesa tjetër do të zgjidhet përmes votimit
-
A do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik? Danimarka vë në shënjestër flotën në hije të Moskës
28 Korrik 2025, 08:25Ekspertët e sigurisë presin konflikte mes Rusisë dhe shteteve evropiane të NATO-s në Detin Baltik muajt e ardhshëm. Danimarka vë në shënjestër gjithnjë e më shumë flotën në hije të Rusisë.
-
Gaza/ Punonjësi humanitar: Hedhja e miellit me parashutë është e kotë dhe e rrezikshme, duhen një mijë kamionë me ndihma në ditë
28 Korrik 2025, 08:17Flet Amjad Shawa, 54 vjeç, drejtor i përgjithshëm i rrjetit të OJQ-ve palestineze që veprojnë brenda Rripit të Gazës.
-
Çfarë parashikon marrëveshja për tarifat doganore mes SHBA-së dhe BE-së? Taksat për çelikun, blerjet e gazit amerikan dhe investimet
28 Korrik 2025, 08:04Çeliku, tarifa doganore deri në 50%. Trump: Europa do të investojë 600 miliardë. Von der Leyen: Më shumë stabilitet
-
Shifrat e urisë në Gaza/ Një në tre banorë nuk konsumojnë ushqim për disa ditë rresht
28 Korrik 2025, 07:59Shifrat e krizës ushqimore në Rripin e Gazës janë alaramante. Nga tani deri në shtator, nëse situata nuk përmirësohet, 470 mijë njerëz do të vdesin urie.
-
Basti i Ursula von der Leyen, marrëveshja për tarifat doganore do të rinegociohet pas zgjedhjeve të ardhshme në SHBA
28 Korrik 2025, 07:50Plani parashikon që në vitin 2028 Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Në Bruksel mjaftohen me faktin se është shmangur një konflikt.
-
Tarifat doganore trefishohen (pa arsye), pse Evropa vendosi të bëjë kompromis me Amerikën e Trumpit?
28 Korrik 2025, 07:36Përballë udhëkryqit të vendosur nga Trump, të pranonte përplasjen e drejtpërdrejtë apo të përpiqej të kufizonte dëmin – Europa zgjodhi të shmangte përplasjen. Kështu, tarifat doganore, të cilat në epokën para Trumpit ishin mesatarisht 4.8%, tani janë ngritur në 15%. Dhe ende mbeten shumë çështje për t’u zgjidhur.
-
Gjermani/ Treni del nga shinat, 4 persona të vrarë dhe 34 të tjerë të plagosur
27 Korrik 2025, 22:15Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat mbrëmjen e së dielës në rajonin Baden-Ëürttemberg, Gjermani, duke shkaktuar 4 persona të vrarë dhe 34 të tjerë të plagosur
-
I gjithë Mesdheu po digjet, ndër vendet 'në luftë' me flakët edhe Shqipëria, NASA publikon imazhet satelitore
27 Korrik 2025, 18:29Sistemi satelitor i NASA-s ka kapur imazhe të qarta të vatrave të zjarreve që janë përhapur përgjatë gjithë Mesdheut. Vendet e Ballkanit dhe Italia janë goditur nga një valë e të nxehtit, duke favorizuar përhapjen e flakëve. Shumica e pikave të kuqe në hartë përfaqësojnë zjarre në zona pyjore
-
Trump dhe Von der Leyen arrijnë marrëveshje për tarifat doganore në 15%! Presidenti i SHBA: Ato për çelikun dhe aluminin do mbeten në 50%
27 Korrik 2025, 17:22Është arritur një marrëveshje mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për tarifat doganore, të cilat do të jenë 15%. Trump shtoi se tarifat doganore mbi çelikun dhe aluminin do të mbeten në 50%.
-
Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare
27 Korrik 2025, 13:36Greqia po lufton për të dytën ditë me radhë zjarret që kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë shkaktuar evakuime, me ndihmën e zjarrfikësve çekë dhe avionëve italianë që pritet të mbërrijnë më vonë.
-
A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?
27 Korrik 2025, 09:45Nuk është hera e parë që Rutte pretendon se Rusia po e tejkalon NATO-n sa i përket prodhimit të artilerisë. Në prill, gjatë një interviste për CBS, ai tha se Rusia “po prodhon katër herë më shumë municion sesa e gjithë NATO-ja prodhon për një vit”.
-
Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?
27 Korrik 2025, 09:42Emmanuel Macron dëshiron ta njohë Palestinën si shtet. Franca do të ishte vendi i parë i G7 që ndërmerr këtë hap. Po a do të sjellë kjo një dinamikë e re në procesin e paqes sikurse mendon Macron?
