Bota
-
Mediat izraelite raportojnë se takimi i parë i presidentit amerikan Donald Trump me një udhëheqës të huaj do të jetë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, dhe se ky takim do të ndodhë më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, ndoshta javën e ardhshme dhe jo në fund të shkurtit.
27 Janar 2025, 16:08 -
Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
27 Janar 2025, 16:05Zyrtari kryesor i Presidentit Donald Trump për çështjen e emigrantëve tha gjatë fundjavës se përparësia e administratës është të dëbojë emigrantët pa dokumente, të cilët mendohet se përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit. Tom Homan shtoi se emigracioni i paligjshëm në përgjithësi, nuk do të tolerohet.
-
Çfarë po ndodh në Gaza dhe pse mund të ketë filluar fundi i luftës?
27 Janar 2025, 15:52Vargu i pafundmë i palestinezëve u bllokua për disa orë nga ushtria izraelite, duke kaluar jashtë një natë të ftohtë, ndërsa makineria burokratike përpiqej të zgjidhte krizën diplomatike.
-
Trump si 'Rama-Meloni'/ Emigrantët e paligjshëm do dërgohen në El Salvador, do qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil në SHBA
27 Janar 2025, 15:25SHBA po diskutojnë zbatimin e një plani dëbimi të emigrantëve të ngjashëm me marrëveshjen Itali-Shqipëri. Emigrantët e paligjshëm do të dërgohen në El Salvador ku do të mund të kryejnë procedurat për kërkimin ë azilit dhe hyrjes në Amerikë.
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar 2025, 14:38Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas ka njoftuar përmes një postimi në “X” se ministrat e Jashtëm të BE kanë rënë dakord për të zgjatur sërish sanksionet ndaj Rusisë.
-
-
‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani
27 Janar 2025, 13:47Kushdo që nuk ka dokumente të vlefshme nuk do të lejohet më të hyjë në Gjermani dhe kontrolle të përhershme në kufi. Këto janë planet e CDU/CSU për politikën e migracionit, për të cilat pritet të votojë Bundestagu
-
Sa është e mundur realisht marrja e Groenlandës nga SHBA?
27 Janar 2025, 12:27Donald Trump nuk tërhiqet nga synimi për të marrë Groenlandën dhe ta bëjë atë pjesë të SHBA. Por sa e mundur është realisht marrja e Groenlandës nga SHBA dhe çfarë potenciali ekonomik ka vendi me 57 mijë banorë?
-
‘Squid Game’, sa të vërtetë ka loja që pushtoi botën?
27 Janar 2025, 12:20Që nga momenti kur “Squid Game” pushtoi botën, një pyetje ka përndjekur miliona shikues: A është kjo seri e bazuar në një histori të vërtetë?
-
Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)
27 Janar 2025, 10:42Një urdhër ndërkombëtar i Italisë zbuloi emrin e shqiptarit Roland Cretu. Më 27 Tetor 2024 akuzohet se vrau në Saronno të Italisë ukrainasin dhe një muaj më pas të penduarin e drejtësisë Satka Kekic (Zovko) në Lubjanë. GPS, kamerat dhe qelizat telefonike tradhtuan 40-vjeçarin dhe klanin mafioz malazez. Skeda e krimeve të ish-ushtarakut
-
LIVE - Izraeli “hap rrugë”, nis rikthimi i palestinezëve në Gaza! Marrëveshja parashikon rikthimin e 650 mijë të zhvendosurve
27 Janar 2025, 10:13Izraeli hoqi postblloqet dhe liroi rrugën për kalimin e palestinezëve të cilët nga mëngjësi i kësaj të hëne, filluan të rikthehen në zonat e tyre në veriun e Gazës.
-
Lukashenko fiton mandatin e shtatë në Bjellorusi, BE-ja i cilëson votimet si të rreme
27 Janar 2025, 09:49Aleksandër Lukashenko shpalli fitoren e zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Bjellorusi, ku mori 86.8% të votave duke marrë mandatin e tij të 7 pas 31 vitesh në pushtet. Perëndimi nuk e njeh rezultatin ndërsa Lukashenko thotë se nuk i intereson kjo gjë
-
Gaza, ndalohet kthimi në veri, Trump: Zbrasni Rripin
27 Janar 2025, 09:39Izraeli bllokon mijëra palestinezë që të ktheheshin në veri të Gazës ndërsa akuzon Hamasin se nuk ka respektuar marrëveshjen sa përket rendit të pengjeve që duheshin liruar.
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar 2025, 09:29Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të zgjasin armëpushimin e tyre deri më 18 shkurt, thanë zyrtarët amerikanë
-
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Hasani: Nuk do të harrojmë, të mësojmë nga historia! Të përballemi me antisemitizmin në rritje, humanizëm dhe paqe
27 Janar 2025, 09:10Në kuadër të kësaj dite, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hasani, bashkë me krerë delegacionesh nga e gjithë bota, do të jetë sot në Poloni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të Aushvicit
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar 2025, 08:46Më 27 janar shënohet 80-vjetori i çlirimit të kampit famëkeq nazist të Aushvicit. Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë, veçmas në Gjermani, shtet që do të mbajë zgjedhjet muajin ardhshëm.
-
-
27 Janar, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
27 Janar 2025, 08:4027 Janari është dita mbarëbotërore e paralajmërimit dhe e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Gjermania e përkujton këtë ditë që prej vitit 1996. Në Izrael përkujtimi ka nisur shumë më herët, në një ditë tjetër.
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar 2025, 08:25Nderimet e Greqisë për Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos janë mbyllur mëngjesin e sotëm dhe trupi i pajete i prelatit është nisur tashmë drejt Shqipërisë. Do të ketë një ceremoni nderimi në kufirin shqiptaro-grek, ndërsa kortezhi do të mbërrijë në Tiranë të martën pasdite. Në ceremoninë e varrimit të Kryepeshkopit priten personalitete botërore të klerit por edhe shtetërore, si Kryeministri grek Mitsotakis.
-
Kolumbia tërhiqet, pranon kthimin e emigrantëve! SHBA heq tarifat 25 %, por pezullon vizat e sanksione për zyrtarët që refuzuan uljen e 2 avionëve
27 Janar 2025, 07:26SHBA-ja tërhoqi vendosjen e tarifave ndaj Kolumbisë, pasi Bogota ra dakord të pranojë 'pa kufizime' migrantët e deportuar, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Avioni presidencial i Gustavo Petros është përgatitur për të lehtësuar kthimin e kolumbianëve që do të kishin mbërritur më herët me fluturimet ushtarake të bllokuara, tha ministri i Jashtëm i Kolumbisë.
