Grupi i anijeve “Flotilla Global Sumud” ra sërish në shënjestrën e disa dronëve teksa ndodhej në ujërat pranë Greqisë, në jug të ishullit Kretë. Ngjarjen e raportuan vetë organizatorët e misionit humanitar drejt Gazës, të cilët publikuan video në rrjetet sociale si dëshmi të asaj që ka ndodhur.
Sipas postimeve të faqes së Flotiljes, të paktën 15 dronë fluturun çdo dhjetë minuta në lartësi të ulët mbi anijet, në veçanti mbi anijen “Alma” dhe më pas janë dëgjuar shpërthime. Mjetet e përdorura nga Izraeli dhe aleatët e tij për të zgjatur tmerrin në Gaza janë neveritëse, por ne do të vazhdojmë lundrimin tha një nga aktivistet.
Flotilja Sumud për momentin përbëhet nga 51 anije, shumica prej të cilave ndodhen pranë ishullit grek të Kretës, të ngarkuara me ndihma humanitare për popullatën e Gazës. Qeveria e Netanyahut ka ftuar Flotiljen të çojë ngarkesën e saj në portin e Ashkelon-it, duke garantuar se forcat izraelite do të kujdesen për ta çuar më tej në destinacion.
Në bordin e anijeve ndodhen aktivistë italianë dhe një senator Italian. Ngjarja solli reagimin e zv kryeministrit Italian, i cili kërkoi që Izraeli ti mbrojë anijet dhe të veprojë sipas ligjeve ndërkombëtare.
Në tokë, ndërkohë, realiteti vijon të jetë i dhimbshëm. Të paktën 51 palestinezë u vranë në të gjithë Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, 36 prej të cilëve në Qytetin e Gazës, thanë burime të emergjencave për Al Jazeera. Midis të vdekurve ishin tetë persona që po prisnin ushqim në një qendër shpërndarjeje pranë Rafah, në Gazën jugore.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.8%
-
Jo
80.8%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 4528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Enver Robelli: Një bullgar në Gaza, kush është Nikolaj Mladenov?
3 Shkurt, 16:34
-
Ushtria izraelite e pranon për herë të parë: Mbi 70 mijë palestinezë u vranë gjatë luftës në Gaza
30 Janar, 21:32
-
Izraeli do të hapë kufirin me Gazën, përfundojnë kërkimet për trupin e fundit të pengut izraelit
26 Janar, 12:18
-
Plani i armëpushimit në fazën e dytë/ Hapja e pikës së kalimit në Rafah, Izraeli kërkon të kontrollojë dhe kufizojë hyrjen e palestinezëve në Gaza
24 Janar, 09:07
-
Shqipëria në ‘Bordin e Paqes’ për Gazën, ish-diplomati: Vendi nuk është zgjedhur rastësisht, ka një harmoni mes religjoneve fetare! Trump e di qartë se çfarë do
19 Janar, 09:36
-
Petro Koçi: Nëse Shqipëria do konsiderohej narkoshtet, Trump nuk do ftonte Ramën në Bordin e Paqes për Gazën
18 Janar, 14:52
-
Bordi i Paqes, OKB-ja private e Donald Trumpit për ta nxjerrë në pension Pallatin e Qelqtë
18 Janar, 11:10
-
Bloomberg: Trump kërkon që vendet të paguajnë 1 miliard dollarë nëse duan të jenë anëtare të përhershme në Bordin e Paqes për Gazën
18 Janar, 09:12
-
Shqipëria në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës/ Rama publikon ftesën e Trump dhe rrëzon pretendimet në media: S’do paguajmë 1 mld € për të qenë pjesë, jo palestinezë në vendin tonë
18 Janar, 08:13
-
Gaza/ Izraeli kundër bordit ekzekutiv të paqes nga SHBA, Netanjahu: Nuk u koordinua me ne, është kundër politikës sonë
18 Janar, 08:01
-
68 milionë ton rrënoja në Rripin e Gazës të krijuara nga lufta
17 Janar, 21:17
-
Fatos Çoçoli: Shqipëria në Bordin e Paqes së Gazës
17 Janar, 19:07