Bota
-
Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik te banorët, shumë prej të cilëve kanë dalë në rrugë dhe kanë qëndruar jashtë gjatë gjithë natës nga frika e ndonjë pasgoditjeje. Mediat italiane raportojnë për dëmtime në disa ndërtesa, ku janë shkëputur copa fasadash që kanë rënë mbi trotuare dhe mbi automjete të parkuara
13 Mars 2025, 14:07 -
Argjentinë/ Protesta të dhunshme kundër politikave ekonomike të qeverisë, pensionistë dhe tifozë përplasen me policinë
13 Mars 2025, 13:41Buenos Aires u përfshi nga protesta të ashpra ku pensionistë dhe tifozë futbolli u përplasën me policinë përpara Kongresit, në shenjë kundërshtimi ndaj politikave ekonomike të qeverisë së Presidentit Javier Milei. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore degjeneroi në përleshje të dhunshme, pasi forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, ujë me presion dhe fishekë, ndërsa protestuesit reaguan duke hedhur gurë
-
Skandal korrupsioni në Bruksel? Prokuroria belge heton eurodeputetët
13 Mars 2025, 13:21Prokurorët kanë thënë se 21 kontrolle janë kryer nga Policia Federale në rajonin e Brukselit, si dhe në Flanders, Wallonia dhe Portugali, raporton Reuters. Prokurorët nuk kanë zbuluar emrat dhe funksionet e personave të përfshirë dhe nuk ishin të disponueshëm për komente të mëtejshme.
-
Putin vizitë ‘surprizë’ në Kursk, teksa Trump i la ‘topin’ për paqen
13 Mars 2025, 11:01Presidenti Vladimir Putin bëri një vizitë të papritur në rajonin e pushtuar rus të Kurskut të mërkurën, ndërsa Kremlini konsideron një propozim të SHBA-së për një armëpushim 30-ditor
-
Trump: Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin me Ukrainën, do të përballet me sanksione shkatërruese
12 Mars 2025, 19:44Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë në pritje të përgjigjes së Moskës për një armëpushim me Ukrainën, të cilin Kievi tashmë e ka pranuar.
-
U prezantua nga Ursula von der Leyen, Parlamenti Europian miraton rezolutën për riarmatosjen e unionit
12 Mars 2025, 18:12Shefja e Komisionit Europian do ta prezantojë zyrtarisht planin për riarmatosjen e evropës në datat 20 dhe 21 mars në mbledhjet e komisionit ku pritet të formalizohen hapat e mëtejshëm të këtij plani.
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars 2025, 15:45Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) do të mblidhen për një takim disa ditor në Kanada. Diskutimet do të jenë të të përqëndruara në mbështetjen për Ukrainën në betejën e saj kundër agresionit tre vjeçar rus.
-
Bitcoin si një rezervë strategjike e SHBA, çfarë dihet për planin e Trump për kriptomonedhat
12 Mars 2025, 11:58Bitcoin shpesh konsiderohet si një alternativë ndaj dollarit amerikan, monedhës rezervë botërore, pasi vetëm një numër i kufizuar monedhash do të prodhohen ndonjëherë. Përkrahësit argumentojnë se furnizimi fiks i bitcoin-it e bën atë një rezervë vlerash të mbrojtura nga inflacioni jashtë sistemit financiar global. Bitcoin shpesh krahasohet me arin për një arsye të ngjashme.
-
Groenlandë/ Opozita fitore surprizë, udhëheq partia e qendrës së djathtë, ndërsa Trump pretendon kontrollin e territorit
12 Mars 2025, 11:18Një fitore surprizë e opozitës u regjistrua në Groenlandë ku fitoi partia nacionaliste e qendrës së djathtë. Fitorja me 30% vjen në kohën kur Groenlanda është në qendër të vëmendjes botërore për shkak të synimeve të Trump për ta marrë këtë ishull
-
VIDEO/ Vdekja e Maradonës, prokurori tregon foton e rëndë! Nis gjyqi në Argjentinë, shtatë persona të akuzuar
12 Mars 2025, 11:12Në kryeqytetin Buenos Aires nisi gjyqi për stafin mjekësor që trajtoi legjendën e ndjerë të futbollit argjentinas, Diego Maradona.
-
Pasojat e izolimit për të rinjtë nga koha e pandemisë
12 Mars 2025, 10:14Gjatë dhe pas Gjatë dhe paspandemisë, shqetësimet dhe problemet e të rinjve shpesh nuk u morën aq seriozisht. Vëmendja ka qenë më pak e përqendruar tek të rinjtë, ndërsa efektet në shëndetin e tyre mendor, edukimin dhe zhvillimin afatgjatë janë lënë pas dore, thekson Falbová, autori kryesor i studimit. Çfarë mësimesh mund të nxjerrim për pandeminë e ardhshme.
-
Frika dhe urrejtja në Zyrën Ovale
12 Mars 2025, 10:16Presidenti amerikan Donald Trump ka hequr një faqe tjetër nga libri autoritar. Sulmi i tij verbal ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky përpara mediave me kamera në Zyrën Ovale ishte pikërisht lloji i poshtërimit ritual që autokratët kanë përdorur prej kohësh për të ngritur dhe zbavitur veten - dhe për të frikësuar të gjithë të tjerët
-
Von der Leyen: 'Përgjigje e fuqishme' ndaj tarifave doganore amerikane, BE del kundër
12 Mars 2025, 09:07Këto janë kundërmasa të vendosura për të "mbrojtur" kompanitë, punëtorët dhe konsumatorët evropianë nga ndikimi i kufizimeve tregtare të pajustifikuara të vendosura nga SHBA, të cilat kanë goditur – pas lëkundjeve të fundit me Kanadanë – importet e çelikut, aluminin dhe disa produkte që përmbajnë këto lëndë të para, si nga BE ashtu edhe nga partnerë të tjerë tregtarë
-
Lavrov godet SHBA-të: Do t’i dorëzojnë Britanisë bazën Ramstein, nuk pranojmë marrëveshje që rrezikojnë jetë
12 Mars 2025, 08:47Ministri i Jashtëm rus shprehu vlerësimin se Trump nuk dëshiron të japë garanci amerikane të sigurisë për Ukrainën, nën udhëheqjen e Volodymyr Zelensky. Sipas mendimit të Lavrov, Shtetet e Bashkuara synojnë t'i dorëzojnë pozitën udhëheqëse britanikëve brenda bazës Ramstein, të krijuar nga një grup vendesh perëndimore për të koordinuar furnizimin me armë në Ukrainë.
-
Shefat ushtarakë evropianë bisedojnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë
12 Mars 2025, 08:14Shefat ushtarakë të 30 vendeve evropiane dhe anëtare të NATO-s po takohen në Paris për të diskutuar një plan për një mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë, pas një armëpushimi që do të mund të negociohej me Rusinë.
-
'Fshini kufirin', Trump vazhdon ëndrrën për bashkimin me Kanadanë
12 Mars 2025, 07:51Sipas tij, një bashkim i tillë do të eliminonte tarifat, do të rriste sigurinë për qytetarët kanadezë dhe do të ulte barrën fiskale. Ai shton se kjo lëvizje do ta kthente Amerikën në një vend edhe më të madh, më të mirë dhe më të fuqishëm, duke e konsideruar kufirin mes dy vendeve si një “vijë artificiale” që duhet të zhduket.
-
Ontario pezullon rritjen e çmimit të energjisë për Amerikën, Trump ndalon dyfishimin e tarifës doganore për metalet kanadeze
12 Mars 2025, 07:13Kërcënimi i Presidentit Trump për dyfishimin e tarifave doganore të planifikuara prej 25% për importin e aluminit dhe çelikut kanadez, bëri që qeveria provinciale e Ontarios të pezullojë tarifat e planifikuara për energjinë elektrike që i shet Shteteve të Bashkuara
-
SHBA/ Zyrtarët e USAID nisin shkatërrimin masiv të dokumenteve të klasifikuara
11 Mars 2025, 22:32Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të gjerë të dokumenteve të klasifikuara në selinë e tyre në ndërtesën Ronald Reagan në Uashington DC.
-
-