Bota
-
Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së hënës në Feodosia, në Krime si pasojë e një sulmi ukrainas me dronë, raportuan kanalet ruse në Telegram.
7 Tetor 2024, 11:30 -
Një vit më pas: Marrëdhënia e vështirë e Evropës me Izraelin
7 Tetor 2024, 10:23Pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 vendet anëtare të BE-së ishin fillimisht unanimisht në krah të Izraelit. Tani, 12 muaj më pas, situata ka ndryshuar, edhe në radhët e BE-së.
-
1 vit nga sulmet e Hamasit në Izrael, më shumë se 1200 njerëz të vrarë! Familjet përkujtojnë viktimat
7 Tetor 2024, 09:52Sot bëhet një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, ku më shumë se 1200 njerëz u vranë dhe rreth 300 u rrëmbyen në Rripin e Gazës, kur terroristët zbritën në komunitetet izraelite pranë kufirit me enklavën e kontrolluar nga Hamasi më 7 tetor 2023.
-
Spanjë/ Vritet shqiptari me armë zjarri në Girona, u gjet në dyert e spitalit me plagë në kokë! Dyshohet për tregtinë e kanabisit, arrestohet një person
7 Tetor 2024, 09:40Një shqiptar, ende i paidentifikuar, është gjetur me plumb kokës në dyert e spitalit në Girona të Spanjës. Dyshohet se është ekzekutuar nga 3 persona që janë larguar me një "Audi" të zi. Ngjarja mendohet se ka lidhje me tregtinë e kanabisit në zonën e Katalonjës. Vetëdorëzohet dhe arrestohet një prej të dyshuarve, po hetohet roli në ngjarje, në kërkim 2 të tjerët
-
E rëndë në Itali/ Shqiptari ekzekutohet me plumb në kokë afër banesës! Ndaj 37 vjeçarit u qëllua 5 herë! Dëshmitarët: Autorët ikën me skuter (EMRI + VIDEO)
7 Tetor 2024, 09:05Një shqiptar, baba i 2 fëmijëve, është ekzekutuar pranë banesës së tij në Pisa të Italisë, mbrëmjen e shkuar. 37 vjeçari u zu në pritë sapo kthehej në shtëpi me furgonin e tij të bardhë, prej të cilës nuk arriti të zbriste. 5 plumba u qëlluan drejt tij, një prej të cilëve ishte fatal duke e kapur në kokë. Dëshmitarët thonë se kanë parë dy persona të largohen nga vendngjarja me skuter, ndërsa policia është ende duke bërë hetime. S'kishte precedentë
-
1 vit nga lufta/ Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit, 3 palestinezë të vrarë nga bombardimet në Gaza! Përkujtohen viktimat
7 Tetor 2024, 07:21Sot më 7 Tetor, bëhet një vit nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
-
-
Udhëheqësi i ri i NATO-s zotohet të rrisë mbështetjen për Ukrainën
6 Tetor 2024, 18:49Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili mori drejtimin e aleancës këtë javë, u zotua gjatë një vizite në Ukrainë të enjten se do t’i jepte përparësi mbështetjes për Kievin.
-
Itali/ Shpërndanin kokainë në Perugia, arrestohen 2 shqiptarë të dyshuar! Njëri u kap në praninë e një 70-vjeçareje, dënohet dhe dëbohet
6 Tetor 2024, 18:45Karabinierët bënë dy goditje në vende të ndryshme, sekuestrohen 84 doza me peshë mbi 60 gramë dhe një sasi valute që vinte nga aktiviteti. Të ndaluarit 22 dhe 33 vjeç. E moshuara nuk justifikoi dot praninë e saj
-
Ukraina, tundimi për t'i dhënë territore Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO: ‘Si Gjermania Perëndimore’! Por Zelensky po frenohet
6 Tetor 2024, 18:20Financial Times raporton se ky skenar po merr formë, Kievi reziston. Burimet: “Lufta e destinuar të vazhdojë, Koreja e Veriut po furnizon gjysmën e predhave të Moskës”. Administrata e Bidenit nguron, ka frikë se SHBA do zhyten në luftë kundër Rusisë. Edhe kancelari gjerman Scholz, kategorik. Ndërsa presidenti francez Macron, më optimist
-
Itali/ Shqiptari kapet me 3 kg kokainë të paketuar me “Rolex” dhe 48 mijë euro cash në banesë! Me precedentë penalë në trafikun e drogës, e tradhtuan lëvizjet
6 Tetor 2024, 17:54Operacioni në zonën e Sabaudia, agjentët vunë re lëvizjet e shpeshta të 33-vjeçarit, i skeduar si kontingjent krimi në Latina. Droga ishte sistemuar në dy vende, çanta me valutë brenda garderobës. Dyshohet si drejtues i një rrjeti lokal të narkotrafikut
-
Terroristët e Iranit synonin të sulmonin Athinën, në shënjestër ndërtesa që strehon qendrën hebraike dhe një restorant
6 Tetor 2024, 17:30Një restorant hebre në qendër të Athinës dyshohet se u vu në shënjestër të terroristëve të lidhur me Iranin.
-
Të djathtët evropianë mbështesin Salvinin para vendimit gjyqësor për emigrantët
6 Tetor 2024, 17:10Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe nacionalisti holandez, Greet Wilders, iu bashkuan politikanëve të tjerë nga e mbarë Evropa për t’u adresuar në tubimin vjetor të Partisë Liga të Salvinit, që u mbajt në Pondita në veri të Italisë.
-
-
E rëndë në Milano, 45-vjeçari shqiptar plagos me pistoletë djalin adoleshent të partneres, arrestohet! U grindën në rrugë, 18-vjeçari rëndë në spital
6 Tetor 2024, 16:28Ngjarja në Novate Milanese. I riu, sipas dinamikës hetimore, ka debatuar me shqiptarin dhe më pas ndodhi krimi. Gjendet një gëzhojë në banesë, policia prangos me 3 akuza 45-vjeçarin. Pistoleta ishte e vjedhur në vitin 2013 në Modena. Adoleshenti ka plumb në qafë, në rrezik serioz për jetën
-
Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene
6 Tetor 2024, 16:09Donald Trump u kthye të shtunën në Butler të Pensilvanisë ku i shpëtoi një atentati në korrik, duke mbajtur një tubim të madh përpara një turme masive, në një nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.
-
Itali/ Nervozizmi dhe qeni antidrogë e tradhtojnë, shqiptari arrestohet me 6,5 kg kokainë në Bari! E kishte sistemuar në një dhomë të fshehtë të 'BMW'-së
6 Tetor 2024, 16:08Patrullat ndaluan për kontroll një makinë tip “BMW” në autostradën e Bitontos, por shoferi u shfaq agresiv, duke kundërshtuar. Oficerët kërkuan përforcime dhe qeni antidrogë zbuloi vendin e fshehtë, tek pjesa rezistente ndaj nxehtësisë, e mbrojtur mirë
-
-
Kryeministri Starmer: Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar shkëndija edhe në Britani
6 Tetor 2024, 14:28Duke bërë thirrje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza, Starmer tha se zgjidhja me dy shtete ishte “zgjidhja e vetme e mundshme” për konfliktin.
-
Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit! Teherani i përgjigjet: Mos luaj me zjarrin! IDF sulm në një xhami në Gaza, të paktën 22 të vdekur! Akt terrorist në Izrael, vritet ushtarja e kufirit, 8 të plagosur
6 Tetor 2024, 10:16Një bombardim në një xhami la të paktën 22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Gaza. IDF bombardoi edhe 150 objektiva të Hezbollahut sot, në Libanin jugor. Në territorin izraelit të Beersheva, brenda një stacioni autobusi janë sulmuar me thikë qytetarët, vritet terroristi. Irani i përgjigjet Netanyahut që të mos luajë me zjarrin dhe se ata kanë skenarë sekretë ndaj Izraelit. Edhe nga Gaza lëshohen raketa drejt territoreve izraelite. Irani anulon fluturimet, nuk po kontakton dot kreun e forcave QUD
