Bota
-
Sulmet ruse në Ukrainën lindore kanë shkaktuar të paktën 33 viktima dhe 18 të plagosur në qytetin e Kramatorskut, pasi dy autobusë publikë u përfshinë nga flakët pas një goditjeje ruse. Volodymyr Zelensky tha se ky sulm “nuk do të mbetet pa përgjigje”.
8 Tetor, 17:42 -
-
Protestat përfshijnë Francën, studentët kundër sistemit arsimor: Sistemi na përçmon, qeveria premton 3,000 mësues zëvendësues
8 Tetor, 16:41Protestat e studentëve dhe nxënësve në Francë janë përshkallëzuar. Rreth 1,000 studentë nga Universiteti i Cergy u nisën drejt Bastijës në Paris, duke brohoritur dhe mbajtur pankarta me mesazhin: “Puna na lodh, sistemi na përçmon.”
-
Tragjedi në Itali, humb jetën 35-vjeçari shqiptar! U godit nga një trung peme dhe ra në humnerë
8 Tetor, 16:39Aksidenti ndodhi gjatë punës në një zonë pyjore në Castiglione dei Pepoli. Druvari shqiptar po sistemonte drutë e prerë kur u godit nga një trung dhe ra në një humnerë.
-
Lufta/ Zelensky: Negociatorët ukrainas dhe amerikanë të premten dhe të shtunën takim në SHBA! Rusia sulmon dy autobusë, 33 viktima dhe 18 të plagosur
8 Tetor, 16:40Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar takime midis negociatorëve ukrainas dhe amerikanë. Ndërkohë sulmet e ndërsjellta midis Ukrainës dhe Rusisë kanë vijuar edhe sot.
-
Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares që ia kuptoi planin
8 Tetor, 16:30I riu dyshohet se u prezantua si karabinier për të marrë bizhuteri dhe sende me vlerë. Në anën tjetër të telefonit ishte një gazetare, e cila e kuptoi menjëherë mashtrimin dhe njoftoi policinë.
-
BE: Reforma për përgatitjen e bllokut për anëtarë të rinj
8 Tetor, 15:28Komisioni Evropian po propozon qasje më të hershme në tregjet e BE-së për vendet kandidate, rregulla të reja votimi për të kufizuar të drejtat e vetos dhe masa mbrojtëse për një union më të madh.
-
Ish-zyrtari i CIA-s pranon fajësinë, përfitoi 200 milionë dollarë përmes mashtrimit!
8 Tetor, 15:19Ish-oficeri i CIA-s, David Rush 49 vjeç, është deklaruar fajtor për mashtrimin e qeverisë amerikane në një skemë me vlerë rreth 200 milionë dollarë.
-
Protestat nuk ndalen në Spanjë, vdekja e 87-vjeçares kthehet në simbol të krizës së strehimit
8 Tetor, 14:19Zemërata është shtuar në spanjë pas vdekjes së një të moshuare 87 vjeçare e cila ndërroi jetë në spital pasi u nxorr me forcë nga banesa që ajo kishte me qera prej 70 vitesh. Rasti e shndërroi atë në simbolin e protestave që kanë përfshirë spanjën mbi krizën e strehimit. Këtë të enjte, sindikatat njoftuan një grevë të përgjithshme kombëtare në 11 nëntor.
-
Misteri i katër gjeorgjianëve në Itali, tentuan të udhëtonin drejt Izraelit me pasaporta false! Pas zbulimit, 2 prej tyre përfundojnë në Shqipëri
8 Tetor, 11:54Katër shtetas gjeorgjianë janë në qendër të një hetimi në Itali pasi tentuan të udhëtonin drejt Izraelit me pasaporta izraelite të falsifikuara, edhe pse kishin hyrë ligjërisht në vend me dokumentet e tyre gjeorgjiane. Dy prej tyre u larguan më pas drejt Shqipërisë, ndërsa autoritetet italiane po përpiqen të zbardhin arsyen e përdorimit të dokumenteve false.
-
NASA publikon pamje mahnitëse të agimit në Mars! Fotografi zbulon shkëmbinjtë misteriozë të gdhendur nga era
8 Tetor, 10:10NASA ka publikuar një fotografi të jashtëzakonshme të sipërfaqes së Marsit, të realizuar nga roveri Curiosity, ku drita e mëngjesit ndriçon formacionet shkëmbore të njohura si “yardangs”.
-
Hetimet e SHBA, Nicolás Maduro dhe e shoqja drejt akuzave për tortura ndaj amerikanëve në Venezuelë
8 Tetor, 09:48Akuzat mund të paraqiten sot. Detajet e akuzave të reja, përfshirë identitetet e viktimave të pretenduara të torturës, nuk dihen ende. Mes amerikanëve që SHBA-të i klasifikoi si të ndaluar në mënyrë të padrejtë gjatë mandatit të Maduros ishin pesë drejtues të kompanive të naftës, të arrestuar me akuza për korrupsion.
-
Protesta masive në Francë, mësuesit: Gjendja në shkolla po rëndohet!
7 Tetor, 22:45Franca është përfshirë nga një valë e gjerë protestash për arsimin, me mbi 250 mijë persona që dolën të martën në rrugët e më shumë se 40 qyteteve. Mësuesi i shkencave Erwan Le Clech thotë se situata në arsim është përkeqësuar prej vitesh dhe se përmasat e protestave tregojnë një shqetësim të gjerë në shoqërinë franceze.
-
SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët! Avokati zbulon ç’tha pasi hapi sytë
7 Tetor, 21:55Të martën, Pike u zgjua dhe filloi të fliste, por nuk e ka kaluar ende rrezikun. Avokati tha se ajo ka mpiksje gjaku në njërin krah, pneumoni, pamundësinë për t’u gëlltitur dhe mungesën e funksionimit të krahëve.
-
Pas ish-shefit të shërbimit sekret, arrestohet edhe asistenti i tij! Dyshohet se i dorëzoi eprorit 2 mijë dokumente sekrete në këmbim të parave
7 Tetor, 21:39Pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), August Hanning nën dyshimet për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit autoritetet gjermane kanë arrestuar edhe ish-shefin e kabinetit të tij, Manfred D.
-
U kthye në simbolin e protestave për strehimin në Spanjë, ndërron jetë 87-vjeçarja Maricarmen Abascal
7 Tetor, 21:26Kryeministri Pedro Sánchez shpreh ngushëllimet e tij. Maricarmen Abascal u dëbua nga banesa e saj më 23 shtator duke nxitur protesta në mbarë vendin, ndërsa më 11 nëntor ishte planifikuar edhe një grevë.
-
Murtaja pulmonare në Siberi, pas vdekjes së laborantes, lindin dyshime për një rast të dytë! OBSH kërkon përgjigje nga Rusia
7 Tetor, 20:56Një rast i dyshuar i murtajës pulmonare në Siberi ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, pasi një laborante 28-vjeçare humbi jetën dhe tashmë janë ngritur dyshime për një person të dytë me pneumoni të rëndë. Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Rusisë të japë më shumë informacion për atë që ka ndodhur në institutin e specializuar kundër murtajës në Irkutsk.
-
I bëri fushatën Berishës dhe tani Dodikut, Trump distancohet nga ‘sherifi’ LaCivita: S’punon për mua, është konsulent i jashtëm! Mund të ndërpres çdo marrëdhënie me të (VIDEO)
7 Tetor, 19:17Chris LaCivita, këshilltari kryesor i Sali berishës dhe PD-së për zgjedhjet e vitit 2025, është vendosur në qendër të një skandali në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat shkruajnë se ai së bashku me një tjetër konsulent kanë ndihmuar pro-rusin Dodik që të fitojë zgjedhjet në Bosnjë. Vetë Presidenti Trump ka paralajmëruar se do ta largojë atë si këshilltar të jashtëm, nëse konstaton konflikt interesi.
-
Itali/ Vrasja e Mikel Rrokut, bashkëshortja dhe i dashuri i saj kërkonin në ChatGPT për sulmet me thikë dhe helmimin
7 Tetor, 19:02Një 55-vjeçar shqiptar, Mikel Rroku, është gjetur i vrarë në banesën e tij në Torino, teksa hetimet e autoriteteve italiane kanë çuar në arrestimin e ish-bashkëshortes së tij dhe partnerit të saj të ri pasi të dy dyshohen se kanë bashkëpunuar në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes.
-
Itali/ Biznesmeni shqiptar plagosi 28-vjeçarin brenda automjetit, dënohet me 11 vite e 6 muaj burg
7 Tetor, 18:18Altin Jakini, sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, është dënuar me 11 vite e 6 muaj burg i cili sipas gjykatës qëlloi me një pistoletë një 28-vjeçar shqiptar i cili ndodhej brenda një furgoni.