Bota
-
Eugert Pulaj, 37 vjeç, i cili kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani në vitin 2019, u dënua në qershor 2024 me dy vite e katër muaj burg, pasi policia e Londrës e kapi me 24 qese kokainë. Ai u shpall fajtor për posedim droge të klasit A me qëllim shpërndarjen.
22 Nëntor, 16:34 -
-
Dy raketa dhe një dron rus në Poloni, NATO mblidhet të hënën! Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak
22 Nëntor, 15:44Të hënën do të mbahet në Bruksel një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, ku do të diskutohet shkelja e hapësirës ajrore polake nga tre objekte që dyshohet se ishin dy raketa dhe një dron rus.
-
-
Europa hyn në një 'supercikël' zgjedhjesh kombëtare, analiza e 'The Guardian': Rezultatet mund të tronditin themelet e BE-së
22 Nëntor, 15:26Europa po hyn në një cikël zgjedhor që mund të ndryshojë ekuilibrat politikë dhe të tronditë themelet e Bashkimit Europian. Nga fundi i nëntorit 2026 deri në fund të vitit 2027, katër vende të BE-së do t'u drejtohen kutive të votimit, në një kohë kur partitë nacionaliste dhe euroskeptike po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje.
-
Izraeli ende pa qeveri, 4 orë negociata mes partive të Netanyahut dhe Eisenkotit përfundojnë pa marrëveshje! Çështjet që po pengojnë koalicionin
22 Nëntor, 13:52Katër orë bisedime nuk kanë mjaftuar që partia Likud e Benjamin Netanyahut dhe Yashar e Gadi Eisenkotit të arrijnë një marrëveshje për formimin e qeverisë së re të Izraelit. Dy partitë kanë diskutuar çështje që i ndajnë prej kohësh, ndërsa sipas mediave izraelite, pothuajse nuk është arritur asnjë dakordësi.
-
Macron ngre alarmin për agresionin rus në Europë: Moska po rrezikon sigurinë e kontinentit! Europianët, më të bashkuar kundër Rusisë
22 Nëntor, 13:45Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar për një nivel të ri agresioni rus në Europë, pas një sërë incidentesh të regjistruara ditët e fundit në disa vende të kontinentit.
-
Samiti botëror për klimën në Turqi, dështon miratimi i dokumentit përfundimtar! BE refuzon ta firmosë: Nuk përmendet heqja graduale e lëndëve djegëse fosile
22 Nëntor, 13:23Përveç Bashkimit Europian, kundër dokumentit votuan edhe Panamaja, Ishujt Marshall, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia.
-
'Kush nuk e mbështet projektin, të japë dorëheqjen', si i kërcënoi Vuçiç zyrtarët që kundërshtonin hotelin e Trump në Beograd! Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender
22 Nëntor, 12:13Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç akuzohet se u bëri presion zyrtarëve për të hequr mbrojtjen ligjore të kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm. Dokumentet e siguruara nga Financial Times zbulojnë kushtet e marrëveshjes me kompaninë e mbështetur nga Jared Kushner, ndërsa studentët kërkojnë nisjen e procedimit penal ndaj Vuçiç.
-
Francë/ Kapet me 114.6 kg kokainë të fshehur në kamion, arrestohet shoferi shqiptar! 50-vjeçari e mohon në polici: Ishte vendosur pa dijeninë time
22 Nëntor, 08:57Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan se në mbajtësen e bobinave të kamionit, e cila shërben për stabilizimin e ngarkesës, ishte fshehur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Në total, u sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë.
-
Zelensky justifikon shkatërrimin e Urës së Krimesë: Ishte përgjigje ndaj 109 sulmeve ruse në Ukrainë
22 Nëntor, 08:18Sipas presidentit ukrainas, pamjet e publikuara në internet tregojnë tanke dhe mjete të tjera ushtarake ruse që kalojnë përmes kësaj ure, duke e përdorur atë si një korridor të rëndësishëm logjistik për operacionet ushtarake në Krime.
-
FBI nën sulm kibernetik, hakerat dyshohet se kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale të SHBA-së
22 Nëntor, 08:05Sipas mediave amerikane, që citojnë dy persona të informuar mbi çështjen, bëhet fjalë për një shkelje të mundshme të sistemit të Qendrës Kombëtare të Informacionit për Krimin, një prej databazave më të rëndësishme që përdorin autoritetet amerikane.
-
Letrat e lamtumirës, telefonata me gruan dhe e shtëna me pistoletë, zbardhen orët e fundit të ish-kreut të Policisë italiane De Gennaro, nën hetim për atentatin mafioz ndaj gjyqtarit Paolo Borsellino
22 Nëntor, 07:49Ish-kreu i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, i dha fund jetës me pistoletën e tij, duke lënë letra për familjarët dhe dokumente. Ai ishte nën hetim për devijimin e hetimeve mbi atentatin mafioz në rrugën D'Amelio, ku u vra gjyqtari Paolo Borsellino. Meloni u shpreh e tronditur, ndërsa Mattarella telefonoi vëllain e tij.
-
Lufta/ Goditet anija ruse në një bazë detare në Libi, sulmi dyshohet me dronë ukrainas! NATO mblidhet nesër pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga raketa dhe dron rus
22 Nëntor, 07:512 të vdekur dhe 73 të plagosur, mes tyre 9 fëmijë është bilanci i një sulmi rus me dronë mbrëmjen e kaluar në Kryvyi Rih, vendlindjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Një tjetër sulm rus në qytetin e Zaporizhias la të plagosur tre persona, përfshirë dy fëmijë.
-
Arrestohet ‘El Chapo Isidro’, perandori i drogës në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së! Luftë guerrile në bastionin e fentanilit në Meksikë, të paktën 11 të vrarë
21 Nëntor, 22:54I konsideruar si një nga krerët e trafikut ndërkombëtar të kokainës, heroinës dhe fentanilit, ai u kishte mbijetuar luftërave mes bosëve të tjerë të drogës. Të paktën 11 persona humbën jetën në përleshjet në Guasave, bastionin e tij.
-
-
-
-
Tensione në detin Baltik, anija ruse goditet nga dronët! Zelensky: Trump do samit paqeje deri në Krishtlindje, jemi gati
21 Nëntor, 19:33Një anije ruse mallrash u godit nga dronët dhe shpërtheu në flakë në ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik. Anija më pas u zhvendos në ujërat finlandeze, duke bërë që Finlanda të vendosë kufizime të përkohshme për fluturimet dhe lundrimin në zonë. Autoritetet finlandeze dyshojnë se pas sulmit qëndron Ukraina.
-
Perandoria e kokainës në Britani/ Bandat shqiptare rekrutojnë shpërndarës në TikTok, shesin telefona me mijëra klientë për 300 mijë paund! Rasti i Franc Çopjas në investigim
21 Nëntor, 17:47Gazetarët e infiltruar arritën të depërtonin në grupet kriminale shqiptare, duke zbuluar mënyrën se si rekrutohen shpërndarësit, si organizohet transportimi i njerëzve dhe si tregtohen telefona celularë që përmbajnë të dhënat e mijëra klientëve.