Ekonomi
-
Euro e ka nisur javën me rënien më të madhe që prej korrikut të vitit të kaluar, dhe po këmbehet me 100.7 lekë, kurse dollari ka zbritur në 94 lekë. Kjo rënie e vazhdueshme sipas Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë ka si shkak kryesor fluksin e lartë të turistëve dhe investimet e huaja
15 Prill 2024, 15:20 -
Nga 1 maji rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe, ERE miraton fashat e reja
15 Prill 2024, 14:36Prej datës 1 maj çmimi i energjisë nuk do të jetë më 7.6 lekë për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri e që shërbejnë kafe. ERE miratoi këtë të hënë fashat e reja të energjisë ku vetëm furrat do e blejnë energjinë me 7.6 lekë kilovati, kurse pastiçeritë me 9.5 lekë dhe ato që funksionojnë si bar kafe me 12 lekë kilovat orë.
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill 2024, 14:08Ministria e Energjisë deklaroi sot se Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag. Ministria thotë se aktualisht po kërkohet një zgjidhje teknologjike për vënien në shfrytëzim të një pasurie nëntokësore tanimë të zbuluar.
-
Euro nuk ndal rënien, mësoni me sa u shitën dhe u blenë monedhat e huaja
15 Prill 2024, 12:50Monedha evropiane e nisi javën me një rënie të fortë kundrejt lekut. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këtë të hënë është këmbyer me 100.7 lekë.
-
Fatos Çoçoli: E vërteta e naftës së Shpiragut
14 Prill 2024, 21:33Janë 225 milionë fuçi nafte rezerva të verifikuara tashmë dhe një ditë do të shfrytëzohen për të mirë të qytetarëve tanë, në rradhë të parë pensionistëve! Fshirjet nga bilanci me dështimin zyrtar të një kompanie gjigande nafte në një vend të caktuar i ndan në mes një det i tërë.
-
Raporti i SPAK, krimi ‘sofistikon’ pastrimin e parave, jo vetëm në ndërtim e prona por edhe në bizhuteri e makina luksoze! Harta, qytetet më të prekura
14 Prill 2024, 16:26Rastet e pastrimit të parave janë rritur me 75% vitin e kaluar në raport me vitin 2022. SPAK thotë se pjesa më e madhe e parave kriminale është pastruar në sektorin e pasurive të paluajtshme, por në rritje janë edhe investimet e këtyre fondeve në bizhuteri, makina e ora luksoze. Tirana, Durrësi, Lezha e Vlora, janë vatra kryesore të pastrimit të parave.
-
Garancia sovrane/ Biznesi fason mund të marrë mbi 100 mln lekë kredi! Ja kriteret
12 Prill 2024, 19:20Bizneset fason që do të aplikojnë për të marrë kredinë sovrane pranë bankave nuk duhet të kenë detyrime të papaguara, nuk duhet të jenë kredimarrës me probleme dhe as të kenë pasur probleme me garancitë e mëparshme.
-
Këmbimi valutor/ Leku vijon të forcojë pozitat ndaj euros
12 Prill 2024, 19:13Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat me 0,33 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, zbriti me 0,34 lekë.
-
Me depozitë kursimi por pa para, rreth 900 mijë shqiptarë me llogari bankare bosh! Vetëm 4% me kursime mbi 2.5 mln lekë
12 Prill 2024, 16:49Në fund të vitit 2023, në sektorin bankar ishin aktive mbi 2.6 milionë llogari, por një e treta e tyre ishin bosh. Raporti i Agjencisë së Sigurimeve të Depozitave tregon se pjesa më e madhe e depozitave me vlerë mbi 698 miliardë lekë, disponohet nga 4% e qytetarëve që kanë një llogari kursimi.
-
-
Lançohet për konsultim Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030: Mbështetje për Startup-et, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit
12 Prill 2024, 15:50Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj lançoi për konsultim Strategjinë e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative për vitet 2024-2030. Ky dokument, i hartuar në bashkëpunim me Banken Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, përfaqëson vizionin për të rritur potencialin e sipërmarrjes dhe inovacionit.
-
Paketë e re fiskale, ulje tatimi për pagat e të rinjtë deri në 29 vjeç dhe për prindërit me fëmijë nën 18-vjeç! Mete: Mësuesit, me rritjen më të madhe të pagave
12 Prill 2024, 14:43Përveç rritjes së pagave për mësuesit dhe bluzat e bardha, së shpejti do të prezantohet një paketë me lehtësi fiskale për të rinjtë dhe për familjet që kanë fëmijë të mitur. Ministri i Financave Ervin Mete, njoftoi se barra tatimore për pagat e të rinjtve deri në 29 vjeç, si dhe do të reduktohen tatimet për kujdestarët e fëmijëve nën 18-vjeç.
-
BB: Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.3% këtë vit! Biznesi të heqë dorë nga modelet “demode`”
11 Prill 2024, 16:57Për të garantuar rritje ekonomike edhe në vitet e ardhshme, Shqipëria duhet të shkëputet nga varësia ndaj ndërtimit dhe turizmit. Banka Botërore vlerëson se ekonomia e vendit duhet të orientohet tek fushat më inovative, ndërsa sugjeron që rritja e pagave të bëhet në bazë të performancës në punë.
-
Paradoksi: Rrogat rriten, pensionet ulen! Mosdeklarimi real dëmton edhe pensionistët e rinj, marrin 15 mijë lekë në muaj
11 Prill 2024, 16:39Rreth 294 mijë qytetar nuk marrin pension të plotë, kjo për shkak të kontributeve të ulta, dhe mos plotësimit të viteve të siguruara. Por edhe pensionet e reja që po lidhen po dalin më të ulta nga sa pritej, për shkak të fenomenit negativ të mos deklarimit të pagave reale të punonjësve, duke sjellë vlerë të ulët sigurimesh të paguara nga qytetarët.
-
Euro në ‘pikiatë’, sot u këmbye me 101.6 lekë, 11 lekë më pak se vjet
11 Prill 2024, 15:22Monedha e huaj, Euro thelloi rënien këtë të enjte, pasi sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, u këmbye me 101.6 lekë.
-
DRAFTI/ Kush u shet cigare të miturve burg deri 8 vite! Dënohen me 16 vite nëse shitja e paligjshme sjell vdekje
10 Prill 2024, 20:50Gjoba deri në 500 mijë lekë dhe deri 8 vite burg parashikohen për të gjithë ata që u shesin duhan, cigare elektronike ose puro personave nën 18 vjeç. Projektligjet e deputetëve Braçe e Gjonaj, synojnë të ashpërsojnë ndëshkimet për shkelësit e ligjit.
-
Teknologji e re për prodhimin e naftës, ambasadorja kineze, Pang Chunxue: Kompania 'Bankers' impakt pozitiv në ekonominë shqiptare
10 Prill 2024, 14:32Ambasadorja kineze në vendin tonë vizitoi kompaninë e naftës, “Bankers Petrolium Albania” dhe vlerësoi kontributin e rëndësishëm që jep kjo kompani në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Znj. Pang Chunxue u njoh dhe me aplikimin e teknologjisë së re për prodhimin e naftës me anë të injektimit të avullit.
-
Protesta e blegtorëve, kreu i Agrobiznesit për Report Tv: Janë rritur kostot, qeveria të marrë masa
10 Prill 2024, 14:28Me dhjetëra blegtorë protestuan në autostradën Lushnje- Fier, ku në shenjë demonstrative derdhën edhe një tanker me qumësht të freskët në rrugë.
-
Fatos Çoçoli: Beteja e ujit
10 Prill 2024, 12:07Që nga qershori 2022, reforma në ujësjellës-kanalizime ka ecur më shumë se sa në 33 vitet e fundit të marra së bashku. Shumica e 15 shoqërive rajonale kanë likuiduar faturën korente të energjisë elektrike dhe disa detyrime të vjetra.
-
1 mld euro për bizneset/ Shqipëria pjesë e programit për tregun e përbashkët me BE-në, Tabaku: Duhet asistencë për aplikimet! Yzeiraj: Po punojmë
9 Prill 2024, 20:31Shqipëria do të bëhet pjesë e programit të tregut të përbashkët të Bashkimit Europian për periudhën 2021-2027, prej së cilës do të përfitojë 1 mld euro si formë mbështetëse ndaj bizneseve të vogla e të mesme. Projektligji u miratua në komisionin e Ekonomisë dhe pritet t’i përcillet seancës plenare, ndërsa zv/ministri i Ekonomisë sqaroi se bizneseve do t’u ofrohet asistencë teknike dhe këshillim për të kryer aplikimet.
