Ekonomi
-
Fuqizimi i Arsimit Profesional do të shpëtojë sipërmarrjen nga kurthi i mungesës së punonjësve të kualifikuar. Në programin e reformave ekonomike qeveria parashikon të ndryshojë kurrikulat mësimore, të shtojë trajnimet dhe laboratorët inteligjentë, në mënyrë që të rinjtë të jenë të përgatitur për atë që kërkon tregu.
24 Janar 2025, 15:27 -
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar 2025, 10:15Qeveria ka gati një projektligj për të hapur ‘Bankën Shqiptare të Zhvillimit’, e cila do të ketë në fokus financimin e fushave kryesore të ekonomisë e veçanërisht bujqësinë. Kryeministri Edi Rama tha se ky hap po ndërmerret në bashkëpunim me Casa Depositi e Prestiti në Itali.
-
Klima rrezik për ekonominë, BSH marrëveshje me Bankën Europiane! Sejko: Të financohen më shumë projektet e gjelbra
23 Janar 2025, 17:35Ndryshimet klimatike janë kthyer në rrezik për ekonominë, ndërkohë bankat duhet të marrin masa për të fuqizuar sistemet e tyre ndaj dukurive natyrore. Për tu mbrojtur nga ‘Klima’ vendi do të ketë edhe ndihmën e Bankës Evropiane të Investimeve, ndërsa guvernatori Gent Sejko i bën apel bankave të financojnë më shumë projektet që lidhen me ekonominë e gjelbër.
-
Gruri e misri stok në Maliq, s’ka treg! Fermeri: Unë veç në TikTok e reklamoj dhe atë po na e mbyll Rama
23 Janar 2025, 13:48Në Maliq, fermerët vuajnë për të shitur prodhimet bujqësore. Drithërat kanë mbetur stok në magazina dhe sot shërbejnë si ushqim për brejtësit, sepse nuk po gjejnë rrugën e tregut. Fermerët thanë se prodhimi vendas nuk shitet për shkak të konkurencës së pandershme dhe importit me shumicë nga Ukraina e Serbia.
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar 2025, 20:04Pas debateve në Komisionin e Ekonomisë, ku u bë propozimi, ku hotelet apo resortet me katër dhe pesë yje do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat për një periudhë 10-vjeçare, vjen reagimi i “Djathtas 1912”, që i cilësoi “abuzime të mazhorancës që nuk kanë të ndalur”
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar 2025, 18:53Sot prodhojmë 70 herë më shumë energji diellore se 12 vite më parë. Janë 55 kontrata ose 1,3 Giga-vat prodhim panelesh diellore për pesë vitet e ardhshme. Si do investohen 1.4 miliardë eurot e marrëveshjes Shqipëri-Itali-EBA?
-
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol
22 Janar 2025, 15:30Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit për vitin 2024, që kishte si synim shpërblimet e fundvitit dhe caktimin e fondeve për bonusin e pranverës për pensionistët.
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi, 'GPS' lexuesve të matësve të energjisë për të mos abuzuar me kilovatët
22 Janar 2025, 13:49Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë për familjes që konsumojnë deri në 700 kilovat, e për të mos pasur abuzime me lexuesit e matësve, OSHS njoftoi se në pajisjen e punonjësve, është instaluar edhe një program që tregon vend-ndodhjen e faturuesve.
-
Resortet me 4-5 yje pa taksa deri në 2026! Komisioni i Ekonomisë pro zgjatjes së afatit! PD: Qokë oligarkëve! Klosi: Janë në treg 11 ‘brand name’
22 Janar 2025, 12:56Komisioni i Ekonomisë votoi pro zgjatjes së afatit për përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat për hotelet me 4-5 yje që kanë kontratë me Brand Name ndërkombëtar. Deputetët e opozitës e konsideruan nismën qokën e radhës oligarkëve, ndërsa socialistët e mbrojtën duke thënë se zhvillon turizmin e luksit, rrit standardet turistike dhe shton vende të reja pune.
-
Projektet/ ‘Rijetëzim për turizëm’, do bëhet Hotel vila 8100 m2 ku pushonte Enver Hoxha në Velipojë! Privatit dhe rezidencat qeveritare në Vlorë
21 Janar 2025, 17:46Vila qeveritare në Velipojë por rezidencat në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë pritet të jetë pjesë e një marrëveshjeje partneriteti me sektorin privat për t’i rikonceptuar në struktura elitare hotelierie. Tashmë procedurat konkurruese për të dyja projektet janë hapur dhe priten aplikimet dhe afati i fundit është 28 shkurti.
-
“Qytetarët po paguajnë më shumë sigurimin e makinave!” Braçe: AMF të vijë të japë sqarime në Kuvend!
21 Janar 2025, 15:32Komisioni i Ekonomisë dhe Financave thirri në seancë dëgjimore Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për të diskutuar për rritjen e çmimeve të sigurimit të detyrueshëm të makinave. Kërkesa u bë nga deputeti i PS-së Erion Braçe, dhe u mbështet nga anëtarët e komisionit.
-
-
Banka e Shqipërisë, skemë të re kredish për bizneset! ‘Të vegjlit’ e marrin me 3.5%! Deri në 250 mijë euro, vetëm për investime
20 Janar 2025, 16:48Fuqizimi i bizneseve të vogla e të mesme, rritja e punësimit dhe e prodhimit, janë synimet kryesore që Banka e Shqipërisë thotë se do të arrihen me skemën e re të kredive të buta për këto sipërmarrje. Në programin e miratuar thuhet se këto biznese do të marrin deri në 250 mijë euro kredi me interes jo më të lartë se 3.5%.
-
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
20 Janar 2025, 16:35Dobësimi i valutave i ka zhvlerësuar produktet ushqimore shqiptare në tregjet e huaja. Shifrat e INSTAT tregojnë se vjet bizneset kanë shitur sasi më të madhe produktesh ushqimore, por kanë fituar shumë më pak se në 2023-shin. Nga ana tjetër pozitat e importit janë fuqizuar edhe më shumë në tregun shqiptar.
-
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
18 Janar 2025, 17:09Bizneset e vogla dhe të mesme do të marri kredi me norma interesi të favorshme pranë bankave tregtare. Banka e Shqipërisë ka miratuar programin e ri që synon rritjen e financimit për këto kategori biznesi, ku synohet që kredia që ato do marrin për investim të jetë më e ulët sesa ka qenë gjatë viteve të kaluara.
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar 2025, 14:45Viti 2024 e thelloi edhe më shumë krizën e eksporteve. Shifrat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit të shkuar eksportuesit humbën 67 miliardë lekë, kryesisht nga zhvlerësimi i monedhës euro. E kundërta ka ndodhur me importet. dyfishimi i tyre gjatë vitit të kaluar bëri që prodhimi i huaj të dominojë tregun vendas.
-
-
Përmbytja nga HEC i Sasaj në Bunec kambanë alarmi/ Eksperti flet për Report Tv: S'ishte ngjarje e pa paralajmëruar, do të jenë 1 mijë HEC të vogla në Shqipëri! Ku po shkojmë?
18 Janar 2025, 14:27Eksperti i njohur i energjisë Asmer Duleviç në një lidhje drejtëpërdrejtë me skype për Report Tv tregon se aktualisht në vendin tonë që janë në operim dhe që prodhojnë energji elektrike 436 HEC-e ndërsa janë gati 600 të cilave u është dhënë leja dhe janë në proces ndërtimi.
-
Mbretëria e Bashkuar do të rrisë çmimin e lejeve të udhëtimit për vizitorët nga BE me 60%
18 Janar 2025, 10:17Çmimi i lejeve të udhëtimit, që u nevojiten qytetarëve të BE-së dhe SHBA-së për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, do të rritet nga 10 në 16 paund, tha qeveria britanike. Deklarata ka nxitur paralajmërime se kostoja do të dëmtojë turizmin.
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar 2025, 12:11Ligjvënësi socialist reagon për rritjen e çmimeve deri në 30% dhe shpjegon se ligji i hyrë në fuqi më 2021 nuk është zbatuar asnjë ditë, sepse ‘karteli në fushën e sigurimeve nuk lejoi zbatimin e tij’. Thekson se rregullorja favorizon kartelin e certifikuar që vendos çmimet dhe mbledh paratë