Ekonomi
-
Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur përsëri ndërmarrjen Star Parking Albania, kompania që menaxhon 100% të parkingut në Aeroportin e Rinasit. Gjoba prej 7.5 mln lekësh të vjetra, është e dyta pas asaj prej 16 milionësh në nëntor. Kompania e oligarkut të miellit, Fuad Haxhiymeri, ka abuzuar me nuk ka zbatuar detyrimet, ka rritur çmimet, të cilat shpesh i ka pasur të ndryshme për klientë të ndryshëm.
12 Qershor 2024, 19:08 -
Paga mesatare bruto 73 mijë lekë, thellohet diferenca mes rrogave në shtet dhe atyre në privat! Në sektorin jo publik 68 mijë lekë, shkak nëndeklarimi
12 Qershor 2024, 15:40Të punësuarit në shtet vijojnë të paguhen më shumë se ata në privat. Sipas INSTAT, rrogat mesatare në sektorin publik janë afro 85 mijë lekë, ndërsa në privat 68 mijë lekë. Ndikim negativ në nivelin e ulët të pagave në privat po jep edhe informaliteti, pasi bizneset nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve.
-
BB: Ekonomia shqiptare trend në rritje
12 Qershor 2024, 14:08Banka Botëtore vlerëson pozitivisht trendin në rritje të ekonomisë shqiptare, teksa shpreh angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në disa drejtime kryesore ekonomiko-sociale
-
Nuk ka më shtyrje të koncesionit, shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve do e bëjë shteti
11 Qershor 2024, 18:43Nuk do të ketë më shtyrje për koncesionin e markimit dhe monitorimit të karburanteve.
-
Në 3 muaj emigrantët sollën në Shqipëri 242 mln €! Qytetarët: Ata na mbajnë gjallë, ku i dilet ndryshe
11 Qershor 2024, 15:50Rritja e numrit të emigrantëve, po shton edhe volumin e remitancave në vend. Vetëm në tre muajit e parë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë sjellë 242 milionë euro për të afërmit e tyre, ose 13% më shumë se vjet.
-
Rrushi ‘Viktoria’ i Lushnjës shkon për eksport! Fermerët të kënaqur me prodhimin në sera: Shitet me 250 lek për kg! Problem vetëm vaditja
11 Qershor 2024, 15:18Në Lushnje po prodhohet masivisht rrushi në sera që shkon për eksport. Fermerët thanë se kjo teknologji u sjell fitime, pasi prodhimi del herët në treg dhe shitet me çmim të lartë. Por ata ndeshen dhe në vështirësi, siç është mungesa e vaditjes.
-
Tendencat e pagesave: Pagesat digjitale u rritën me 30%, rritje të ndjeshme në transaksionet numerike
11 Qershor 2024, 15:06E ardhmja e transaksioneve monetare, rritja e pagesave përmes metodave të konfirmimit, mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe zbatimi i inteligjencës artificiale në flukset financiare digjitale ishin vetëm disa nga temat e diskutuara në Visa SEE, Forumi i Biznesit 2024
-
Mbështetje për turizmin malor, Vathi: Shteti të garantojë infrastrukturën! Çmimet në jug do të ulen kur të ndërtohet aeroporti i Vlorës
11 Qershor 2024, 14:13Pas hovit që mori turizmi detar qeveria synon turizmin malor. Një program që synon mbështetjen e rrjetit të bujtinave nëpër male po punohet dhe së shpejti do të marrë dhe formë të konkretizuar për tu bërë publik
-
S’ka fonde për të gjithë fermerët! Raporti i Ministrisë: Më buxhetin që kemi mbulojmë vetëm 35% të kërkesave për naftë pa taksa
11 Qershor 2024, 13:22Fondet e caktuara për Skemën Kombëtare të Bujqësisë nuk janë të mjaftueshme për të financuar të gjithë fermerët që kanë aplikuar për mbështetje. Ministria e Bujqësisë thotë se me fondet që kanë në dispozicion mbulojnë vetëm 35% të aplikimeve për naftë pa taksa, dhe 60% të aplikimeve të blegtorëve e bletarëve.
-
Shifrat/ Në janar-mars investimet e huaja arritën në 354 mln euro, ‘triumfojnë’ pasuritë e paluajtshme, ekspertët: Tregu i pronave ‘i lirë’ për të huajit
11 Qershor 2024, 12:57Afro 354 milionë euro është vlera e investimeve të huaja, gjatë tremujorit të parë të këtij viti e përqendruar kryesisht në pasuri të paluajtshme. Tregu i Real-Estat po tërheq çdo vit e më shumë të huajt, kryesisht për ambiente biznesi. Ndërkohë në këtë periudhë ka humbur pikë energjia që ka përfituar vetëm 5% të totalit të investimeve të huaja.
-
Kush e rrëzoi euron?! Ndonëse ra në nivele rekord, në Shqipëri ka hyrë më pak valutë zyrtarisht
11 Qershor 2024, 09:04Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në raportet e këmbimit me lekun arriti në 103.8 lekë, niveli më i ulët historik
-
RTSH pëson rënie në të ardhurat nga reklama me 67%
10 Qershor 2024, 20:02Raporti vjetor i Radiotelevizionit Publik Shqiptar i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë së fundmi, tregon se të ardhurat nga shitja e reklamave ranë me 67% vitin e kaluar, gjë që shtyu qeverinë të japë më shumë para nga taksat. Administrata ndërkohë mburret me rritjen e ndjekësve në Instagram dhe TikTok.
-
Credins bank, kryefjala e verës 2024!
10 Qershor 2024, 11:38Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë stina më e bukur për të gjithë shqiptarët, të cilët do të kenë mundësi të përjetojnë emocione pafund. Strategjia e marketingut dhe e komunikimit do të ketë në fokus shpërbilmin e klientëve besnik si dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët e rinj, të cilat janë pjesë shumë e rëndësishme e politikave kryesore të bankës
-
Ndalon rënia! Inflacioni rritet për herë të parë këtë vit, shtrenjtohen ushqimet, qiratë dhe energjia elektrike
10 Qershor 2024, 14:57Për herë të parë në këtë vit inflacioni ka ndaluar rënien dhe është rritur përsëri. Sipas të dhënave të INSTAT inflacioni në muajin maj u rrit krahasuar me prillin, si rezultat i shtrenjtimit të ushqimeve, qirave dhe energjisë elektrike.
-
Euro ‘prek fundin’, bie në nivelin më të ulët historik! Zyrat e këmbimit ua blejnë qytetarëve me 99 lekë
10 Qershor 2024, 14:08Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku forcoi pozitat në raport me euron ndërsa humbi terren ndaj dollarit amerikan, krahasuar me fundjavën
-
Shqipëria vijon të ketë turistë ‘të lirë’! Të ardhurat në janar-mars nga turizmi arritën 788 mln euro, por një i huaj shpenzoi më pak se vjet
10 Qershor 2024, 12:01Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se çdo turist i ardhur në vend ka shpenzuar 513 euro për qëndrimin këtu. Vihet re një ulje e shpenzimeve në raport me vitin e kaluar, pasi rezulton që vjet një i huaj në tremujorin e parë të vitit ka shpenzuar në Shqipëri mesatarisht 582 euro.
-
Qytetarët e bizneset nuk po i paguajnë në kohë këstet e kredive, shkak rritja e interesave! Huatë me probleme u rritën në prill
10 Qershor 2024, 11:23Normat e larta të interesit kanë vënë në vështirësi qytetarët dhe bizneset për pagesat e kredive. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë në prill kreditë me probleme u rritën me 2.1 miliardë lekë dhe arritën në vlerën 37.6 miliardë lekë, duke shënuar rritje në krahasim me muajin paraardhës.
-
Rishikohet buxheti dhe miratohen rrogat e reja të administratës këtë muaj! Gati drafti me fashat e reja të tatimit për pagat e të rinjve
9 Qershor 2024, 17:20Këtë muaj qeveria do të rishikojë buxhetin e shtetit duke rritur pritshmëritë për të ardhurat, si dhe do të përfshijë një garanci sovrane për bujqësinë, si dhe një paketë ndihme për shtresat në nevojë. Po ashtu Ministria e Financave po bën gati projektligjin me fashat e reja të tatimit mbi pagat si dhe paketën e mbështetjes për të rinjtë e punësuar deri në 29 vjeç.
-
Skandali me mikrokreditë/ Çoçoli në 'Studio Live': Ja si u vodhën qytetarët nga përmbaruesit! Kompanitë vepronin pa vendim gjykate
7 Qershor 2024, 21:42Fatos Çoçoli dhe Brunilda Isaj dhanë më shumë sqarime në 'Studio Live' lidhur me skandalin e mikrokredive.
-
Zona TEDA, drejtori në bashkinë e Tiranës: Pritet të vijë industria automotive, do akomodohen 40 kompani e 5000 punonjës
7 Qershor 2024, 19:58Zona e lirë ekonomike TEDA pritet të hapet së shpejti në Kashar. Në Studio Live drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, Genci Kojdheli dha më shumë detaje për këtë qendër të re që do sjelli mjaft kompani të huaja që operojnë në teknologjitë e fundit dhe nxisin punët e së ardhmes në vendin tonë.
