Malësia e Madhe është zona më e njohur në Shqipëri për kultivimin dhe eksportimin e bimëve aromatiko-mjekësore. Rreth 3500 familje jetojnë me kultivimin e këtyre bimëve, me një sipërfaqe prej 5000 hektarësh.
Sa më shumë njihesh me fermerët e zonës aq më shumë dalin në pah problemet si çmimi nën kosto, mungesa e krahut të punës dhe teknologjia e vjetruar. Tokat ende punohen me parmendë.
Agim Rama, kultivues i bimëve aromatike me eksperiencë mbi 40-vjeçare tregon për Report TV se gjatë dy viteve të fundit janë shfaqur probleme të theksuara për shkak të mungesës së tregut për shitje.
“Çmimi është nën kosto sot! Nëse ne e shesim sherbelën me 70 lek për kg, kemi shpenzuar 80 lek për ta kultivuar. Po kështu dhe në rastin e levandos”, tha ai.
Shqetësimeve të tregut nuk i shmanget tarifa e re doganore 10 për qind e vendosur nga SHBA, e cila pritet të ketë ndikim negativ tek fermerët e Malësisë së Madhe.
“10 për qind do na hiqet ne (kultivuesve) sepse grumbulluesit nuk do të preken. Do ulet çmimi akoma më shumë për ne”, tha ai.
Agim Rama thotë se Qeveria duhet të marrë modelin europian të grumbullimit të bimëve medicinale si dhe ka ardhur koha për zhvillimin e industrisë farmaceutike.
“Sot 80 për qind të produkteve, sidomos sherebela shitet në SHBA. Ne duhet të mbjellim sipas kontratave që mos mbetet produkti stok. Pse duhet të kultivohen 3500 hektarë vetëm me sherebelë kur shitet nën kosto?! E dyta është se duhet të zhvillohet industria e përpunimit. Pse të mos prodhohen në Shqipëri medikamentet apo produktet e kozmetikes që kanë lëndë të parë bimët medicibale?!”, shton Agim Rama.
Fermerët kanë sytë nga shteti në orientimin dhe përcaktimin e saktë të zinxhirit të funksionimit të këtij tregu në vendosjen e akcizës për mallrat e importit, në mënyrë që prodhimi vendas të mos mbetet stok.
“Sot kemi 6 mijë ton stok në magazina dhe presim vjeljet e qershorit e korrikut”, tha kultivuesi nga Malësia e Madhe për Report TV.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
25.2%
-
Do ndahet nga PD
29.2%
-
Do shuhet
45.6%
Vota total: 489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Malësi e Madhe/ Rrufeja shkakton zjarr në një banesë dykatëshe, shtëpia shkrumbohet tërësisht nga flakët
18 Nëntor, 09:47
-
Ekonomia e Japonisë tkurret për herë të parë në gjashtë tremujorë, shkak tarifat e larta doganore të SHBA-së
17 Nëntor, 08:54
-
Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore
15 Nëntor, 14:24
-
SHBA-ja ul tarifat doganore për Zvicrën nga 39% në 15%! Kompanitë planifikojnë investime prej 200 miliardë dollarësh në Amerikë deri në 2028
14 Nëntor, 21:03
-
Tensionet tregtare SHBA-Kinë, Pekini pezullon tarifat doganore portuale ndaj anijeve amerikane
10 Nëntor, 12:29
-
Malësi e Madhe/ Zbulohen dy ‘shtëpi’ bari në Bajzë, sekuestrohen 287 bimë dhe fidanë narkotikë! Në pranga 22-vjeçari, në kërkim i ati! Nis hetimi edhe për nënën (VIDEO)
6 Nëntor, 11:49
-
Gjykata Supreme mund të rrëzojë tarifat doganore të Trump: Rreziku prej 50 mld dollarësh për buxhetin e SHBA dhe 'lojërat e fatit' në Wall Street
5 Nëntor, 14:59
-
Pas ‘armëpushimit’ me SHBA, Kina pezullon tarifën doganore shtesë ndaj mallrave amerikane! Vendimi hyn në fuqi më 10 nëntor
5 Nëntor, 09:42
-
VIDEO/ Të mbushura me 1100 rrënjë kanabisi, zbulohen 3 ambiente ku kultivohej drogë në Malësi të Madhe! 2 kushërinjtë në pranga, 1 në kërkim
2 Nëntor, 13:51
-
Trump dhe Xi rreth dy orë takim, shefi i Shtëpisë së Bardhë: Kemi një marrëveshje, nënshkrimi afër! Në Prill shkoj në Kinë! Ul edhe tarifat doganore me 10%
30 Tetor, 07:08
-
Nga mikroçipat te siguria e të dhënave: Çfarë përfshin marrëveshja paraprake Kinë-SHBA për TikTokun, sojën e metalet e rralla? Fjala e fundit te udhëheqësit
27 Tetor, 08:16
-
I butë për çështje që s'kanë rëndësi, i ashpër për ato me peshë: Si arriti Xi Jinping ta 'vinte në qoshe' Trumpin
27 Tetor, 07:49
Fiks eri
Përgjigju10% është, mos bëni sikur është 100%. Nuk prishet tregëtia për kaq pak, boll me drama. Importuesit amerikanë nuk kanë ku ta gjejnë më lirë, do detyrohen përsëri tek ju do përplasen.
PërgjigjuPo mo Eri po! Shko e provoje te te bjere bretku me pune e me kosto me bimet mjekesore, e do è shohesh se si te peshon nje gjethe sherebele te te ike kot, e le pastaj te flasesh per 10% Po hajde flit te flasim se dicka mbetet....