Ekonomi
-
Vendet në zhvillim, ku është klasifikuar edhe Shqipëria mund të rrisin të ardhurat buxhetore edhe me 9 % të PBB-së deri në vitin 2030, nëse zbatojnë disa reforma që kanë të bëjnë me uljen e korrupsionit, luftën ndaj informalitetit, zbatimin e reformave dhe forcimin e institucioneve thotë një studim i FMN “Vendet mund të shfrytëzojnë potencialin tatimor për të financuar objektivat e zhvillimit”.
21 Dhjetor 2023, 07:56 -
VKM/ Qeveria, shtesë fondi 1 miliard lekë për disa institucione të pavarura! 822 mln lekë për 'Drejtësinë'
20 Dhjetor 2023, 22:44Këshilli i Ministrave vendosi sot një shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2023 për disa institucione të pavarura, të krijuara me ligj.
-
Në nëntor çmimet u rritën më shumë se në BE, Eurostat: Shqipëria mes 12 shteteve me inflacionin më të lartë
20 Dhjetor 2023, 17:32Inflacioni në vend në muajin nëntor ka qenë 1.4% më i lartë se në vendet e Bashkimit Evropian, dhe ndikimi kryesor në rritjen e çmimeve është dhënë nga shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas EUROSTAT, inflacioni në nëntor ishte 4.5%, dhe Shqipëria klasifikohet me 12 shteteve me inflacionin më të lartë në BE.
-
BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 3.25%! Sejko: Sektori i turizmit ka udhëhequr rritjen ekonomike, inflacioni rrezik për stabilitetin e çmimeve
20 Dhjetor 2023, 16:34Banka e Shqipërisë e mbyll vitin 2023 me normën bazë të interesit 3.25% dhe me pritshmëri për ta ulur vitin tjetër. Në bilancin e fundvitit, Guvernatori Gent Sejko tha se ekonomia, rritja e punësimit dhe e pagave është udhëhequr kryesisht nga sektori i turizmit, por rrezik paraqet inflacioni i lartë.
-
Qeveria, 30 mln euro kredi emergjente për Albcontrol! Në vështirësi financiare prej ‘Bechettit’?
20 Dhjetor 2023, 15:21Një kredi prej 3 miliardë lekësh të reja, ose rreth 30 mln euros, është akorduar nga ana e qeverisë për shoqërinë shoqërisë publike të navigimit ajror, Albcontrol. Kredia është miratuar përmes Aktit të fundit Normativ që ndryshoi buxhetin e shtetit të këtij viti. Huadhënia mendohet se është dhënë pasi shoqëria është në vështirësi financiare pasi llogaritë e saj në Eurocontrol janë bllokuar prej çështjes ‘Becchetti’.
-
Nis ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, do kushtojë 70 mln euro! Ambasadori i BE: Prioriteti ynë, hap 350 vende të reja pune
20 Dhjetor 2023, 12:45Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lidhen me linjën e transmetimit 400 kilovolt, e cila ka nisur të ndërtohet dhe pritet të kushtojë 70 milionë euro. Përmes kësaj linje vendet do mund të shkëmbejnë energji elektrike midis tyre por edhe me fqinjët.
-
Si do të rishpërndahet buxheti, institucionet që u hiqen dhe ato që u shtohen fondet
20 Dhjetor 2023, 07:21Qeveria u ka hequr një pjesë të parave të dhëna më herët disa institucioneve në rishikimin e fundit të buxhetit. Për shkak të mosrealizimit të objektivave të caktuar, Ministrisë së Mbrojtjes i janë hequr 4.1 miliardë lekë, ndërsa asaj të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 1.2 miliardë.
-
Janar-nëntor, të ardhurat u rritën me mbi 63 miliardë lekë! Euro preku importin, 3.6 mld lekë më pak të ardhura doganore
19 Dhjetor 2023, 17:16Përmirësimi i aktivitetit të bizneseve dhe rritja e rrogave të administratës, ndikuan në shtimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në 11 muaj janë mbledhur mbi 586 miliardë lekë, ose 63 miliardë më shumë se vjet. Por në rënie janë të ardhurat doganore, kryesisht prej zhvlerësimit të euros dhe dollarit.
-
Ulet me 40% vlera e eksporteve të bimëve mjekësore! Hysenaj: 25% më pak eksporte prej rënies së euros! Shteti të rimbursojë 20% faturat e prodhimit të fermerëve
19 Dhjetor 2023, 16:19Zhvlerësimi i valutave vijon të dëmtojë eksportuesit vendas. Shoqata e bimëve Aromatike dhe Mjekësore, kërkon mbështetje nga buxheti i shtetit pasi vlera e shitjeve krahasuar me vjet ka rënë me 40%, e shkak kryesor është rënia e dollarit dhe euros
-
Rekord në Rinas, 7 milion pasagjerë në 2023! Rama: 35% më shumë se në vitin 2022! Një fakt sa njëmijë fjalë
19 Dhjetor 2023, 15:38Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar shifrën rekord prej 7 milionë pasagjerësh këtë të hënë të 18 dhjetorit.
-
BSH takim me mediat: Sfidë edhe për vitin 2024 është inflacioni por situata ekonomike është pozitive!
18 Dhjetor 2023, 13:30Ekonomia e vendit po performon në mënyrë pozitive thotë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një takim me gazetarë e përfaqësues të mediave, por thekson se sfidë vijon të jetë inflacioni i lartë.
-
Fiket drita e burimeve njerëzore edhe në sektorin call center, kompanitë drejt alternativës për punësimin e të rinjve nga Afrika dhe Filipinet
19 Dhjetor 2023, 09:05Sektori call center vijon të jetë në vështirësi të madhe për gjetjen e punonjësve, ndonëse së fundmi kompanitë italiane që ofrojnë shërbim ndaj palëve të treta kanë zgjeruar kontratat me operatorë ndërkombëtarë, duke përfshirë Apple, Booking apo DAZN (platformë ndërkombëtare për ndeshjet sportive).
-
Formulari i ri për tatimin e profesionisteve të lirë nuk është gati, deklarimi i të ardhurave do bëhet me formularët ekzistues
18 Dhjetor 2023, 18:32Deklarimi i të ardhurave dhe pagesa e tatimit mbi të ardhurat, i profesionistëve të lirë, nga 1 janari 2024 nuk do të bëhet me formularë të posaçëm por me ato që janë ekzistuese. Kjo për shkak se Ministra e Financave nuk ka gati formularin, ndërsa me akt normativ është shtyrë edhe afati se kur profesionistëve të lirë do t’u njihen edhe shpenzimet e nevojshme për aktivitetin e tyre.
-
Hyn në fuqi akti normativ/ 1.4 mld lekë për shpërblimin e shtresave në nevojë për fundvit! Jepen 2 mld lekë për 60 bashki për të larë borxhet
18 Dhjetor 2023, 16:591 miliardë e 430 milionë lekë do të shpërndahen si shpërblim për fundvit për 285 mijë qytetarë të shtresave në nevojë që do të marrin 5 mijë lekë.
-
Mbi 53 mijë fermerë përfituan naftë pa taksa gjatë këtij viti! Denaj: 65 mijë janë mbështetur nga skema kombëtare
18 Dhjetor 2023, 16:43Më shumë se 65 mijë fermerë kanë përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes këtë vit. 53 mijë kanë marrë naftën pa taksa, ndërkohë që vjet ishin vetëm 34 mijë përfitues. Ministria e Bujqësisë raporton se janë mbi në total për skemën e naftës këtë vit janë dhënë nga buxheti i shtetit 3.1 miliardë lekë.
-
Report Tv siguron draftin/ Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve! Prej 2024 aksion ndaj informalitetit në disa sektore, plan masash për uljen e pagesave 'cash'
17 Dhjetor 2023, 14:14Brenda 3 viteve të ardhshme do të ngrihet regjistri i milionerëve, ku do të jenë të listuara të gjitha pasuritë e tyre. Po ashtu do të hartohet një plan masash ndaj punës informale, nëndeklarimit të pagave apo mashtrimit tatimor. Të gjitha këto vendime janë të parashikuara në Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026
-
Zhvlerësimi i valutave, nuk solli rënie çmimesh! Eksperti: Produktet e importuara duhet të ishin më të lira! Nuk ulen prej oligopoleve dhe evazionit
17 Dhjetor 2023, 11:17Rënia e monedhave të huaja kundrejt lekut, duhet të ishte përkthyer në çmime më të ulëta nëpër tregjet të produkteve të importuara. Por kjo nuk ka ndodhur, dhe ekspertët vlerësojnë se tre janë shkaqet kryesore, oligopolet, informaliteti dhe spekulimet e tregtarëve të shumicës që po kontrollojnë çmimet
-
Nis konsultimi i programit të reformave ekonomike 2024-2026, Ministri Mete: Eksportuesve t’u rimbursohet me prioritet TVSH-ja
15 Dhjetor 2023, 18:30Ministri i Financave Ervin Mete u kërkon tatimeve të mbyllin brenda këtij viti të gjitha kërkesat e bizneseve për rimbursimin e TVSH-së dhe të trajtojnë me prioritet eksportuesit. Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ministri prezantoi edhe pikat kryesore të Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026.
-
Nga janari në nëntor zarzavatet u shtrenjtuan me 17.8%! Rrapaj: Për shkak se nuk mbështeten fermerët! Braçe: Çmimet i rrit abuzimi
15 Dhjetor 2023, 16:31Produktet e shportës, këtë vit po i kushtojnë më shumë qytetarëve. Çmimet po rriten për shkak të abuzimeve nga tregtarët dhe nga ana tjetër si pasojë se jo e gjithë kërkesa për mallra mbulohet nga prodhimi vendas. Në 11 muaj çmimet e zarzavateve u rritën me 17.8%, shifër rekord dhe më e lartë se 2022 në vitin krizës së madhe e inflacionit.
-
Guvernatori Sejko në takim me bankat: Inflacioni është i lartë, mund të rrisim përsëri normën bazë!
15 Dhjetor 2023, 16:07Një rritje tjetër e normës bazë të interesit mund të ndodhë për shkak të inflacionit të lartë. Ky paralajmërim është dhënë nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në takimin e fundvitit me shoqatën e Bankave.
