Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025

Sigurimi i detyrueshëm i automjeteve këtë vit po kushton më shumë se vjet, menjëherë pasi ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bazë të disa faktorëve risku. Eksperti i fushës së sigurimeve Artur Ribaj shpjegon se çfarë po ndodh me qytetarët.

 “Janë shtuar faktorët e riskut në përllogaritjen në çmimit të sigurimit të detyrueshëm të makinave. Për makinat elektrike, për makinat deri në 1300 kubik të ketë ulje të çmimit të sigurimit krahasuar me vitin 2024, ndërkohë që për makinat e tjera reflektohet në elementë rritës”, shprehet eksperti Artur Ribaj.

Në rregullore janë identifikuar 7 faktorë risku që shtrenjtojnë siguracionin si fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit, vjetërsia e makinës dhe historiku me aksidentet.

“Është reflektuar ndikimi i të gjithë faktorëve të riskut me përjashtim të historikut të dëmeve që do të jepte një efekt pozitiv por edhe negativ, sepse do të ketë efekt më negativ në rastet kur do të zbatohet”, thotë Ribaj.

Të gjitha aksidentet apo dëmet e shkaktuara përpara vitit 2025, zerohen duke bërë që drejtuesit e rregullt mos të përfitojnë bonus (ulje sigurimi) dhe problematikët të mos ndëshkohen me malus (shtrenjtim sigurimi).

“Dëmet e shkaktuar në 2025-ën do të llogariten në 2026-ën ndërsa ato të 2024-ës dhe më parë nuk po reflektohen në kontratën e sigurimit”, pohon Ribaj.

Por aplikimi i pjesshëm i kësaj rregulloreje ka shkaktuar pakënaqësi, pasi drejtuesit ‘shembullor’ kanë pritur që nga ky vit të paguan më pak sigurim.

“Nëse shkakton një deri në dy dëme kontrata e sigurimit do të rritet me të paktën 50%, krahu ndëshkues është shumë i fortë, dhe nëse do të merreshin në konsideratë dëmet e shkaktuara vitin e shkuar për dikë që ka bërë 2 dëme atëherë kontrata e sigurimit këtë vit do ta penalizonte duke e rritur me deri në 50% të çmimit të kontratës”, thotë eksperti.

Për këtë aplikim të pjesshëm deputeti socialist Erion Braçe tha se do të kërkojë në Kuvendin pezullimin e zbatimit, pasi sipas tij penalizohen drejtuesit e mjeteve dhe favorizohen kompanitë e sigurimit.

Përmes këtij sistemi bonus-malus ku primi vendoset në bazë risku synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik

Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik