Ekonomi
-
Krahasimi tregon se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina aplikojnë një normë standarde tatimfitimi prej 10%, ndërsa Mali i Zi e nis tatimin nga 9%, duke e rritur në mënyrë progresive deri në 15%. Serbia aplikon një normë prej 15%, të njëjtë me Shqipërinë, pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen në 17%.
29 Tetor, 10:08 -
-
-
-
-
-
Pr.buxheti i vitit 2027 dërgohet në Kuvend, do të jetë 976 mld lekë! Të ardhura 907 mld lekë
29 Tetor, 08:37Pr.buxheti i vitit 2027 dërgohet në Kuvend, do të jetë 976 mld lekë, të ardhura 907 mld lekë
-
Pr/buxheti 2027 mbi 10 mld €! Shëndetësia ‘pjesën e luanit’, rritje pagash për policinë e 12 mln € bursa për studentët! Mbi 2.2 mld € investimet publike (VIDEO)
29 Tetor, 07:14Ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi në konferencën e kryetarëve Projektbuxhetin për vitin 2027, i cili do të jetë në vlerën e 976 miliardë lekëve, ose rreth 10.7 miliardë euro. Ndërsa të ardhurat do të arrijnë në afro 910 miliardë lekë. Malaj e konsideroi buxhetin tërësisht social, me fokus tek shtresat në nevojë, pensionistët dhe studentët.
-
TVSH-ja për hotelet nga 6 në 10%, Shoqata e Turizmit kundër rritjes: Goditje për sektorin, rrezikojmë të humbasim tregun rajonal!
28 Tetor, 15:38Rritja e propozuar e TVSH-së për akomodimin nga 6% në 10% ka sjellë kundërshtimin e Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA), e cila paralajmëron se masa do të godasë konkurrueshmërinë e sektorit dhe do të rrezikojë pozicionin e Shqipërisë në tregun rajonal.
-
Projekt-buxheti 2027/ Shëndetësia mban ‘fronin’, e ndjekur nga Mbrojtja! Afro 280 mld për mbrojtjen sociale, 2-fishim bonusi dhe indeksim në prill për pensionistët
28 Tetor, 11:07Indeksimi i pensioneve do të bëhet në muajin prill 2027 me një vlerë 1.35 miliardë lekë. Nga janari do të dyfishohet vlera e bonusit mujor të pensionistëve, me kosto prej 20 miliardë leke, si dhe 13 miliardë lekë do të kalojë në fondin special në Bankën e Shqipërisë.
-
Monitor: Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon
28 Tetor, 07:18Kontabilistë, auditues dhe përfaqësues të Dhomave të Tregëtisë kundërshtuan ashpër ndryshimet për rritjen e tatimit mbi të ardhurat të korporatave dhe dividentin. Ata paralajmëruan se këto ndryshime do të sjellin eksod të bizneseve shqiptare në rajon. Për anëtarët e Këshillit Tatimor ulja e TVSh për shportën ushqimore nuk prite të sjellë ulje të çmimeve.
-
Reduktimi i TVSH në 6% për ushqimet, Sejdarasi: Nuk shkon e gjitha te konsumatori! Muço: Dhjetori do ta tregojë! Ekspertët: E nevojshme, do të ulë koston e jetesës
27 Tetor, 21:51Reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20 në 6% për produktet e shportës, do të ketë një ndikim të lehtë në xhepat e qytetarëve, shprehen të ftuarit. Eksperti Violdi Danaj mendon se efekti do të jetë i menjëhershëm. Ergis Sefa nga Altax shton se kjo lëvizje do të rishpërndajë të ardhurat.
-
-
Projektligji/ Kush bën pagesa në cash mbi tavanet e përcaktuara do të përballet me gjobë sa 10% e faturës
27 Tetor, 18:36Praktikisht nëse një biznes bën një pagesë në cash me vlerë 200 mijë lekë, ndërkohë që limiti është 100 mijë lekë do të paguaj gjobë 20,000 lekë
-
Lushnje, vaj i ullirit del në treg me 500 lek/litri! Çfarë e shkaktoi rënien drastike të çmimit, ankohen fermerët: S’mbulojmë as koston
27 Tetor, 16:27Në Lushnje ka nisur prodhimi i vajit të ullirit i cili ka dalë në treg me 500 lek për litër, çmim ky më i ulët se vitin e kaluar. Sakaq fermret po përballen me disa vështirësi, ku më kryesori është mungesa e krahut të punës.
-
Paketa fiskale 2027/ Bizneset kundër rritjes së taksave: Rëndohen sipërmarrjet, rrezikohen vendet e punës dhe rriten çmimet! Kërkojnë konsultim me qeverinë
27 Tetor, 15:51Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ProEksport Albania dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshtojnë ndryshimet e propozuara në paketën fiskale 2027, duke kërkuar që qeveria të mos i miratojë pa u konsultuar me biznesin.
-
-
Çfarë parashikon paketa fiskale për bizneset që po kundërshtohet nga shoqatat? Nga ulja e pragut të TVSH-së për sipërmarrjet e vogla, te rritja e tatimit mbi fitimin në 17% dhe dividendi
27 Tetor, 14:56Paketa e re fiskale, prek edhe aspekte të tjera të sipërmarrjes. Qeveria ul pragun e regjistrimit në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë xhiro vjetore, duke përfshirë në skemë 17 mijë biznese të vogla që do të paguajnë këtë taksë.
-
-
Drafti në Kuvend/ Guvernatori nuk arrestohet për vepra që lidhen me detyrën, lejen e jep Kuvendi! Zv. Guvernatorja Zaçaj: Mbrohet institucioni! Gjiknuri: E tepërt
27 Tetor, 14:23Projektligji për Bankën e Shqipërisë ka hapur një debat të fortë për imunitetin e Guvernatorit. Neni 72 parashikon kufizime për arrestimin dhe masat shtrënguese duke ia lënë Kuvendit vlerësimin e lidhjes mes veprës penale dhe funksionit. Damian Gjiknuri e cilëson këtë garanci të tepruar, ndërsa ngrihen pikëpyetje për ndikimin në hetimet penale.