Ekonomi
-
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për naftën dhe benzinën në vend. Nafta do të shitet 6 lekë më lirë, ndërsa benzina 3 lekë më lirë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 5 nëntor, në orën 13:45.
5 Nëntor, 11:54 -
Konfindustria kritika paketës fiskale: Ulja e taksave pa plan se si do të ndikojë te çmimet, duhet Ent Kombëtar për kontrollin e përhershëm të çmimit të karburantit
5 Nëntor, 10:52Ulja e taksave për karburantet dhe ushqimet rrezikon të përfundojë në fitim shtesë për tregtarët, pa u reflektuar në çmimet për konsumatorët. Ky është shqetësimi kryesor që Konfindustria i ka përcjellë Kuvendit dhe komisioneve parlamentare për paketën fiskale 2027, duke kërkuar mekanizma konkretë kontrolli.
-
Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh
5 Nëntor, 07:28Çmimet e energjisë në bursën vendase u rritën ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, duke arritur mesatarisht në 142 euro/MWh, nga 88,6 euro/MWh në tremujorin e mëparshëm.
-
82 mijë automjete shtohen në rrugët e vendit në 10 muaj, regjistrimet e makinave elektrike rriten me 54% në tetor! Koreja e Jugut dhe Kina, tregjet kryesore të shqiptarëve
4 Nëntor, 21:51Në tetor u shënua niveli më i lartë i mjeteve që hynë në qarkullim në vend që nga prilli, duke kaluar sërish nivelin e mbi një mijë, teksa u shënuan 1098 regjistrimeve për herë të parë. Gjermania dhe Italia, dy shtetet e dikurshme dominuese, kanë kaluar në vend të tretë dhe të katërt.
-
Bordi i transparencës rrit çmimin e naftës me 4 lekë, do të shitet me 216 lekë për litër! Benzina do të shitet për 172 lekë litri
4 Nëntor, 12:36Bordi i Transparencës ka vendosur sot, më 4 nëntor, rritjen e çmimit të naftës dhe uljen e çmimit të benzinës. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 14:00
-
Shtyhet përsëri hapja e 'basteve online', Malaj: Po rishikojmë përsëri ligjin për më shumë kontroll (VIDEO)
4 Nëntor, 11:47Qeveria do të rishikojë sërish ligjin për lojërat e fatit. Teksa pritej që këtë vit të hapej gara për të dhënë licenca për “bastet sportive online”, Ministria e Financave thotë se ligji do të ndryshohet për të rritur më shumë kontrollin e këtij tregu. Bastet u mbyllën në vitin 2019 ligjërisht, por ky aktivitet vijon të ekzistojë në paligjshmëri.
-
-
-
Malaj: Kontrolle strikte që ulja e TVSH-së të reflektohet në çmime! Tatimi 15% mbi dividendin do të aplikohet në 2028-ën! Taksë shtesë për apartamentet bosh
4 Nëntor, 10:59Paketa fiskale për vitin 2027 i lë më shumë para në xhep qytetarëve shqiptarë, tha Ministri i Financave në Komisionin e Ekonomisë. Petrit Malaj, paralajmëroi forcim kontrollesh për mbikëqyrjen e tregjeve ushqimore dhe hidrokarbureve, me qëllim për të garantuar ulje të çmimeve. Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim të 5 ligjet e paketës fiskale, të cilat opozita i votoi kundër.
-
75.4 miliardë lekë për Infrastrukturën dhe Energjinë në 2027, Karakaçi: Financim i plotë për projektet prioritare në infrastrukturë dhe energji (VIDEO)
3 Nëntor, 18:04Pas prezantimit, përmes një postimi në Facebook, Karakaçi theksoi se buxheti garanton financimin e plotë të projekteve prioritare në infrastrukturë dhe energji.
-
Buxheti i infrastrukturës dhe Energjisë 75.4 mld lekë! Ministri sqaron ku shkojnë paratë: Fokus tek rrugët, porti tregtar në Porto-Romano e aeroporti i Gjirokastrës (VIDEO)
3 Nëntor, 16:45Afro 75.45 miliardë lekë është buxheti i parashikuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministri Enea Karakaçi prezantoi në Komisionin e Burimeve Natyrore projektet që do të financohen gjatë vitit të ardhshëm, dhe se si do të ndahen paratë sipas programeve.
-
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, guvernatori Sejko: Ekonomia vijon rritjen pozitive solide, papunësia zbriti në 8.3%! Rritje me 6.8% e pagave gjatë 3 muajve (VIDEO)
3 Nëntor, 16:31Guvernatori Sejko tha se kërkesat për punë dhe vështirësitë e bizneseve për sigurimin e fuqisë punëtore, kanë vijuar të ushtrojnë presion mbi pagat, duke çuar sipas tij në rritjen e tyre me 6.8% në terma realë.
-
Modernizimi i bujqësisë, Salla: Mbi 3 miliardë lekë çdo vit për ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet
3 Nëntor, 15:16Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, bëri të ditur se për periudhën 2025-2027 investimet në ujitje, kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet arrijnë në 10 miliardë lekë.
-
Në 2027-ën, buxhet edhe për 15 bashkitë që shkrihen, Malaj: Fondet e mbetura u kalojnë bashkive të reja në shtator, ndryshon edhe formula e financimit (VIDEO)
3 Nëntor, 13:39Shpenzimet për pushtetin vendor në vitin 2027 janë planifikuar në vlerën e 114 miliardë lekëve, nga të cilat 56 miliardë shpërndahen nga buxheti i shtetit.
-
PD kundër pr.buxhetit 2027: S’ka zgjidhje për arsimin, shëndetësinë e pensionet! Shqyrtohen 5 ligjet e paketës fiskale: Nga janari shtrenjtohet duhani, ulen çmimet e ushqimeve
3 Nëntor, 13:29Teksa komisionet parlamentare janë përfshirë në maratonën e shqyrtimit të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027, opozita ka deklaruar votën kundër, me argumentin se nuk i përgjigjen nevojave të ekonomisë dhe se janë të pakonsultuara. Këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë u prezantuan ndryshimet që pësojnë taksat në 5 ligje të ndryshme.
-
-
Ndryshojnë rregullat për pagesat bankare nga 1 janari, qytetarët do të kenë 13 muaj kohë për të kundërshtuar transaksionet e gabuara
3 Nëntor, 13:06Afati për të kundërshtuar pagesat e paautorizuara ose të kryera gabim zgjatet nga 6 në 13 muaj. Ligji i ri parashikon gjithashtu më shumë transparencë për tarifat bankare dhe masa për sigurinë e pagesave elektronike.
-
Ç’fitojmë me uljen 16 përqind të karburantit nga 1 janari 2027?
3 Nëntor, 12:57Ulja e çmimit të naftës me 15–16% krijon mundësi reale për uljen e kostove të prodhimit dhe të shpërndarjes. Por ulja e kostos së naftës nuk përkthehet automatikisht në një ulje të barabartë të çmimit të mallrave.
-
Buxheti 2027 për arsimin 67,95 mld lekë / Kumbaro: Mbështetje deri në 25 mijë lekë në muaj për studentët nga familjet në nevojë! Programi ‘pas shkolle’ deri në orën 17:00
3 Nëntor, 12:26Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon 67,95 miliardë lekë për Ministrinë e Arsimit, me rritje 4,8%. Ministrja Mirela Kumbaro prezantoi mbështetjen për mbi 11 500 studentë, fondet për përmirësimin e konvikteve dhe zgjerimin e programit “Pas shkolle” deri në orën 17:00.
-
Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët, Malaj: 24 miliardë lekë shtesë! Pensionet indeksohen në prill
3 Nëntor, 11:46Bonusi mujor për pensionistët do të dyfishohet nga 1 janari 2027, ndërsa pensionet do të indeksohen në prill, tre muaj më herët se zakonisht. Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar rreth 24 miliardë lekë shtesë për këto dy masa