Ekonomi
-
Të ardhurat tatimore për muajin tetor 2026 arritën në 40.1 miliardë lekë neto, ose 4 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 11.2%.
3 Nëntor, 09:38 -
Dështojnë planet për hotelet në Palasë dhe Dhërmi, Korporata e Investimeve anulon tenderin për mungesë ofertash
3 Nëntor, 09:25Projekti “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë” është konceptuar si një marrëveshje zhvillimi me sipërmarrjen private, ku shteti vë në dispozicion prona në zona turistike, ndërsa investitori merr përsipër ndërtimin e objekteve publike dhe zhvillimin e strukturave hoteliere.
-
Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
3 Nëntor, 08:50Heqja e taksës së qarkullimit nga karburantet dhe zhvendosja e tyre te mjetet, pritet të ndryshojë taksat për një sërë kategorish, përfshirë automjeteve të përdorura dhe mjetet luksoze.
-
Pr.buxheti 2027/ Maratonë diskutimesh në 7 komisione, miratohet në parim te ‘Ligjet’! 10.7 mld euro për pensione, shëndetësi, arsim, infrastrukturë e mbrojtje
2 Nëntor, 16:46Projektbuxheti 2027, me një vlerë prej 10.7 miliardë eurosh, ka nisur të shqyrtohet në komisionet parlamentare, ku dy prej tyre e kanë miratuar në parim. Fondet më të mëdha parashikohen për mbrojtjen sociale, ndërsa rreth 2 miliardë euro do të shkojnë për investime publike. Ndryshime parashikohen edhe për pensionet dhe bonusin e bebeve.
-
Kontrolle strikte pas uljes së TVSH-së për 54 ushqime, Ibrahimaj: Ballafaqim çmimesh, Bordi i Transparencës për karburantet mund të jetë i përhershëm
2 Nëntor, 16:35Nga janari 2027, TVSH-ja për 54 produkte ushqimore do të ulet nga 20% në 6%, me synimin për të ulur çmimet për konsumatorët, ndërsa qeveria paralajmëron monitorim më të rreptë të tregut për të garantuar reflektimin e kësaj mase. Gjithashtu, po shqyrtohet krijimi i një mekanizmi të përhershëm transparence për çmimet e karburanteve.
-
-
-
Pr.buxheti 2027/ Banka e Shqipërisë tre sugjerime për qeverinë: Reformoni skemën e pensioneve, shpenzoni më mirë paratë, kujdes borxhin (VIDEO)
2 Nëntor, 11:25Banka e Shqipërisë e vlerëson pozitivisht projektbuxhetin për vitin 2027, teksa bën 3 rekomandime për qeverinë, nga rishikimi i skemës së pensioneve, kujdesi në shpenzime dhe në menaxhimin e borxhit. Gjatë vitit të ardhshëm, Banka qendrore pret që rritja ekonomike të jetë 3.5%.
-
-
Ministri Malaj prezanton buxhetin 2027 te ‘Ligjet’: Mbështetje mujore për fëmijët deri në 5-vjeç dhe dyfishim i bonusit të pensionistëve! Tre prioritetet kryesore
2 Nëntor, 11:02Ministri Malaj tha se tre prioritetet kryesore të buxhetit 2027 janë mirëqenia sociale dhe mbështetja për qytetarët, stabiliteti fiskal dhe financa publike të qëndrueshme, si dhe investimet, reformat dhe integrimi i vendit në BE.
-
-
Pr.buxheti 2027 shqyrtohet në komisione! Zv.ministri Mehmeti: 17.9 mld lekë për bujqësinë, 75.4 mld për infrastrukturën
2 Nëntor, 09:38Opozita mungoi në Komisionin e Burimeve Natyrore, ku zëvendësministri i Financave, Andi Mehmeti prezantoi fondet e parashikuara për bujqësinë, infrastrukturën dhe mbrojtjen, si dhe ndryshimet në skemën e bonusit të bebeve.
-
KLSH: 41% e investimeve në 2025 u kryen në dhjetor, pagesa 250 milionë euro për muajt e mëparshëm
2 Nëntor, 09:01Auditimi ka evidentuar se volumi i lartë i pagesave në fund të vitit nuk lidhet vetëm me aktivitetin e zhvilluar gjatë dhjetorit. Një pjesë e konsiderueshme e faturave të shlyera në këtë muaj ishin lëshuar më herët.
-
Pas faljes së borxheve tatimet me të 'rrepta' me bizneset! Nga 2027-ta mblidhen me forcë detyrimet që nuk shlyhen në kohë
1 Nëntor, 22:30Pjesë e paketës fiskale është edhe mbledhja me forcë e parapagimeve që duhet të bëjë biznesi, siç mund të jenë këstet e tatimit mbi fitimin. Kur detyrimet tatimore nuk paguhen në afat, Administrata Tatimore mund të kalojë te masa shtrënguese e mbledhjes me forcë si bllokimi i llogarive bankare, barra mbi pasurinë, sekuestroja etj.
-
Buxheti 2027/ 56 miliardë lekë për bashkitë, përfitojnë edhe ato që shkrihen! Ndryshime në shtatorin e ardhshëm, paratë ndahen sipas hartës territoriale
1 Nëntor, 18:47Bashkitë në 2027-ën pritet të shpenzojnë në total 114 miliardë lekë, prej të cilave 56 miliardë shpërndahen nga buxheti i shtetit. Fonde do të përfitojnë edhe 15 bashkitë që do të shkrihen pas reformës së re territoriale. Në shtator të vitit që vjen pritet të ndryshojnë edhe formula me të cilën i shpërndahen paratë bashkive.
-
Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027! Qeveria: Luftojmë evazionin
1 Nëntor, 12:30Kryeministri Edi Rama deklaroi javën e kaluar se bizneset e vogla po përdoren nga subjektet e mëdha për evazion fiskal. Nga kjo ulje e pragut preken 17 biznese që do të futen në skemën e TVSH-së, e cila do të jetë 21% nga viti 2027.
-
Detyrimet, 67% e bizneseve përfituan faljen 100% të kamatave nga aktmarrëveshjet me OSHEE
31 Tetor, 19:40Deri në tetor 2026, gjithsej 789 biznese kanë përfituar reduktim të kamatëvonesave, ndërsa në total janë nënshkruar 5,762 aktmarrëveshje me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU).
-
Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?
31 Tetor, 19:22Të mos lejojmë që “peshkaqenët” të na e hanë përfitimin! Mund të kursejmë 126 mijë lekë të vjetër në muaj. Që ulja e TVSH-së të mos mbërrijë në tryezën e familjeve tona si skeleti i një premtimi të madh.
-
Bordi i Transparencës ul naftën me 6 lekë, shkon 212 lekë për litër! S'ndryshon çmimi i benzinës
31 Tetor, 10:12Bordi i Transparencës uli me 6 lekë çmimin e naftës këtë të shtunë. Sipas vendimit të sotëm nafta do të shitet me një çmim maksimal prej 212 lekësh për litër, nga 218 lekë që ishte përcaktuar më parë.
-