Ekonomi
-
Projektet rrugore do të jetë në fokus edhe për vitin e ardhshëm, dhe do të marrë pjesën më të madhe të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës. Sipas dokumenteve zyrtare për vitin 2025, do të shpenzohen më shumë para për fuqizimin e ushtrisë, dhe për sistemin arsimor. Ndërsa bujqësia edhe pse në krizë, do të ketë rritje minimale të buxhetit.
20 Gusht 2024, 15:47 -
Bizneset shqiptare shitën 12% më pak se vjet! Energjia në vend numëro, fuqizohet importi!
20 Gusht 2024, 15:42Prej më shumë se një viti eksportet po bien me ritme të shpejta, ndikuar kryesisht nga ulja e sasisë së energjisë së shitur, e tekstileve dhe materialeve të ndërtimit. Shkak për këtë është bërë zhvlerësimi i euros dhe rënia e çmimeve. Ndërkohë importet sipas INSTAT janë rritur 3.4% krahasuar me vjet.
-
Rekord i ri historik në kurs, Dollari po këmbehet me 89 lekë! Euro në pikiatë, po blihet e shitet me 99 lekë
20 Gusht 2024, 14:36Monedhat e huaja janë të pafuqishme përballë Lekut, pasi këtë të martë kanë prekur vlerat më të ulëta historike. Banka e Shqipërisë thotë se Dollari po këmbehet me 89 lekë ndërkohë Euro me 99.6 lekë, duke u zhvlerësuar më shumë se vjet.
-
Ministria e Financave: Rriten me 30,3 miliardë lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje
19 Gusht 2024, 18:51Më shumë se 402 miliardë lekë janë mbledhur nga janari deri në korrik nga tatimet e taksat. Krahasuar me vjet të ardhurat janë rritur me 8.2%, ku kontributin më të madh e ka dhënë turizmi, konsumi dhe rritja e pagave të administratës
-
Bloomberg: Anijet me 800 ton mbetje të dyshuar toksike po kthehen në Shqipëri, dyshohet se vijnë nga një kompani pranë metalurgjikut në Elbasan! Hetohet si u transportuan pa autorizim
19 Gusht 2024, 17:38Zyrtarët shqiptarë po hetojnë se si 800 ton mbetje industriale të dyshuara të rrezikshme u transportuan nga porti i saj pa autorizim, me destinacion Azinë Juglindore, pasi ngarkesa e dyshuar do të kthehej mbrapsht.
-
Kursi i këmbimit/ Euro vijon rënien e lirë! Ja me sa u këmbye sot
19 Gusht 2024, 14:53Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 99.72 lekë, me një rënie prej 0.09 pikë në krahasim me fundjavën e shkuar.
-
Shifrat/ Në banka janë mbi 37 miliardë lekë kredi të këqija! Vlera u rrit me 2 miliardë në gjashtë muaj! Bizneset më problematikët
19 Gusht 2024, 13:57Bizneset janë më problematikë në shlyerjen e kredive, pasi ata kanë edhe vlerën më të madhe të kredive me probleme në sistemin bankar. Konkretisht nga 795 miliardë lekë kredi të dhënë për ekonominë deri në fund të muajit qershor 4.7% është me probleme.
-
Thatësira rrit faturën e importit të energjisë, vetëm për gushtin u blenë 177 mijë megavat me vlerë 22.7 mln euro! Gati prodhimi nga TEC-et lundruese mbaron testimi
18 Gusht 2024, 20:32Mungesa e reshjeve të shiut ka ulur prodhimin e energjisë, duke bërë që KESH të shtojë sasinë e energjisë së blerë. Vetëm për muajin gusht u importuan mbi 177 mijë megavat energji me vlerë 22.7 milionë €. Ndërkohë Report TV mëson se është mbyllur testimi i TEC-eve lundruese në Vlorë, e pritet të nisë prodhimi i energjisë.
-
Rriten kostot e rrugëve/ Zgjerimi i Tiranë-Durrës 298 mln euro, dyfishohet fatura për Ndroq-Plepa e Baypass-in e Elbasanit! ‘Ngec’ projekti i Skavicës
18 Gusht 2024, 19:20Zgjerimi i autostradës Tiranë Durrës do të kushtojë plot 298 milionë euro dhe fatura është rritur me më shumë se 93 milionë euro nga projekti fillestar. Dyfishohet edhe vlera e projektit për rrugët Tiranë-Ndroq-Plepa dhe për baypassin e Elbasanit. Të tjera projekte infrastrukturore publikohen në Fletoren Zyrtare.
-
Ekskluzive/ S’ka më kredi për të gjithë! ‘Black list’ në banka e jo banka! BSH rregullore, 3 shtylla për mbrojtjen nga mikrokreditë
18 Gusht 2024, 11:05Banka e Shqipërisë do të kufizojë me rregullore numrin e kredive që mund t’i jepen një qytetari, si dhe do të ketë një listë të zezë me disa kategori që nuk do të mund të marrin kredi. Kjo rregullore nuk do të kufizojë vetëm kredidhënien në sektorin jo-bankar por edhe në atë bankar. Report TV mëson se aktualisht janë 70 mijë kontrata kredie të keqja që administrohen nga shoqëritë e mbledhjes.
-
Pagesa nga 50 në 2000 euro, pse të gjithë duan të bëhen influencues
18 Gusht 2024, 07:36Ndonëse ka ndryshime mes tyre, sot influencuesit e rrjeteve sociale janë shumë të ngjashëm me sipërmarrësit. Kanë një markë, ofrojnë një shërbim, qarkullojnë para. Fitimet në Shqipëri janë të ndjeshme, jeta që reklamohet është ajo e ëndrrave, ndaj të gjithë duan të jenë…influencues! Nga 50 euro deri në 2000 euro për një foto, po hasim ende një “treg” të paorganizuar dhe shpesh, informal
-
Tender për rrugën Korçë-Ersekë – ARRSH bën gati procedurën, 432.3 mln lekë për pjesën e dytë të lotit II
17 Gusht 2024, 09:42Tenderi fillestar për këtë segment u zhvillua në vitin 2022 dhe kishte një fond limit prej 2.16 mld lekë, ndërkohë që së bashku me pjesën e parë të lotit 2, kosto për aksin me gjatësi 4.15 km ishin rreth 19.5 mln euro.
-
Qiraja afatshkurtër shtrenjton koston e strehimit të shqiptarëve, ndërsa nga Airbnb u fitua 25 mln euro në 6 muaj
17 Gusht 2024, 08:41Fluksi i turistëve të huaj ka nxitur rritjen e numrit të strukturave për dhënie me qira ditore. Që pas pandemisë, qiratë për strehim janë shtrenjtuar mesatarisht deri në 20% në Tiranë.
-
Kredi e butë për administratën, mbyllen aplikimet
16 Gusht 2024, 14:57Mbyllet afati i aplikimeve për përfituesit e kredisë së butë. Në 30 ditë kanë aplikuar 1 752 punonjës të administratës publike për këtë kredi lehtësuese në blerjen e banesave.
-
Mbi 571 mijë pasagjerë në Rinas në 2 javët e para të gushtit
16 Gusht 2024, 14:51Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, rezulton se pjesë e trafikut ajror shqiptar kanë qenë 3,308 avionë, kundrejt 2,566 avionë që u regjistruan në 2 javët e para të gushtit të 2023.
-
Ministria e Mbrojtjes 3.8 milionë euro investime për Komandën Mbështetëse
16 Gusht 2024, 14:44Një procedurë prokurimi me objekt “Ndërtim objektesh, sheshe, park automjetesh dhe rrethim të jashtëm”, për nevoja të Komandës Mbështetëse” parashikon investime me një fond limit 3.8 milionë euro.
-
S’ka rritje të çmimit të biletës, transporti urban në Tiranë drejt subvencionit 12 lekë për biletë për shtimin e kostove
16 Gusht 2024, 13:50Operatorët e transportit urban kryeqytetas, për shkak të shtimit të kostove nga karburanti dhe pagat e punonjësve, kanë përsëritur vazhdimisht kërkesën për dyfishimin e çmimit të biletës nga 40 lekë në 80 lekë.
-
Rrugë e re Dhërmi-Sarandë, hapet gara për studim projektimin! 820 mijë euro fondi limit
16 Gusht 2024, 13:16Qeveria parashikon ndërtimin e aksit të ri rrugor Dhërmi-Palasë me gjatësi prej 4 km.
-
Raportime të pasakta, asnjë masë për parandalimin e pastrimit të parave, BSH pezullon licencat e 2 mikrokredive 'Rrushkull One' e 'Perlat'
16 Gusht 2024, 11:03Banka e Shqipërisë i ka pezulluar aktivitetin e dy shoqërive të mikrokredive "Perlat” dhe “Rrushkull One”, për shkak të shkeljeve të shumta që janë konstatuar në aktivitetin e tyre. Në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë thuhet se shoqëria e kursim-kreditit ‘Rrushkull One’, ka bërë raportime të pasakta për pasqyrat financiare, nuk ka raportuar në regjistrin e kredive, si dhe nuk ka marrë masa për të shmangur pastrimin e parave.
-
BSH: Kriza e inflacionit i përket së shkuarës! Bizneset pa punonjës edhe pse rritën pagat
15 Gusht 2024, 16:57Ekonomia e vendit po rritet me ritme pozitive ndërsa kriza e inflacionit cilësohet pjesë e së shkuarës nga Banka e Shqipërisë. Në raportin e fundit të këtij institucioni, ngrihet shqetësimi për mungesën e fuqisë punëtore edhe pse pagat po rriten shpejt.
