Ekonomi
-
Importi i mbetjeve jo të rrezikshme pritet të jetë i lejuar edhe në Shqipëri. Qeveria ka gati draftin e ri për menaxhimin e mbetjeve, ku pjesë e diskutimeve është edhe lejimi i importit të mbetjeve që do të përdoren për lëndë djegëse në industrinë e çimentos, për industrinë prodhuese dhe ricikluese.
16 Maj 2024, 15:47 -
Investigimi i Report Tv për nëndeklarimin e pagave/ Gonxhja e pranon: Kemi shume probleme, rrezikohen pensionet
16 Maj 2024, 13:53Diskutimet në kuvend, duhet të ishin për njohjen e pensioneve me Italinë, por në fakt, u përqendruan tek defektet e skemës aktuale. Opozita thotë se duhet ndryshim rrënjësor pasi pensionet janë qesharake.
-
Shofer 'problematik,' sigurim më të lartë për makinën, tarifat e reja në korrik! AMF: Brenda vitit drafti për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet
15 Maj 2024, 20:25Brenda verës së këtij viti drejtuesit e mjeteve do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinave, pasi tarifa do të varet nga historiku i aksidenteve, mosha e tyre apo lloji i mjetit. Po ashtu brenda këtij viti do të publikohet edhe projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti.
-
Tjetër rivlerësim i pronave, eksperti për Report Tv: Vendim pozitiv, por s'rregullon informalitetin në treg! Të ulet tatimi 15% për shitjen
15 Maj 2024, 16:58Fushatat e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, nuk mund ta zgjidhin informalitetin që ekziston në tregun e pronave. Kreu i shoqatës së Pasurive të Paluajtshme Reinaldo Pipiria thotë se problemi qëndron tek tatimi 15% që paguhet për çdo shitje të pronave. Sipas tij kjo barrë e lartë duhet të ulet, dhe të mos vijohet me fushata rivlerësimi.
-
37% e dëmeve në aksidente në 2023 u zgjidhën me marrëveshje
15 Maj 2024, 15:09Gjatë vitit 2023, 37.6% të rasteve për dëmet e trajtuara janë zgjidhur me marrëveshje mes drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, në rastet e dëmeve me vlerë deri në 30,000 lekë, duke sjellë njëkohësisht edhe reduktim të dokumenteve për praktikat e dëmeve
-
Fondi privat pensioni…për çfarë na vlen? Albsig Invest ofron fondet e pensionit privat me kthimin më të lartë në treg
14 Maj 2024, 18:23Përmes një interviste me Z. Elton Korbin, Drejtor i Përgjithshëm pranë Albsig Invest, do të zbulojmë avantazhet e çmuara të një fondi pensioni privat. Së bashku, do të hedhim dritë mbi domethënien e fondeve private të pensionit dhe çfarë ndikimi afatgjatë ka ky fond në aspektin e sigurisë financiare dhe planifikimit të pensionit në Shqipëri.
-
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, ndryshimet ligjore kalojnë në komision! Privati do paguajë për shembjen! Debate te ‘Ekonomia’
14 Maj 2024, 17:05Pronat shtetërore, subjekt privatizimi, do të të shkëmbehen me ato private nëse do të kërkohen nga biznesi. Miratimi i ndryshimeve ligjore pritet të enjten në Kuvend, ndërsa kaluan këtë të enjte në komisionin e ekonomisë. Opozita akuzoi për klientelizëm, ndërsa socialistët argumentuan se thjesht plotësuan një vakum ligjor.
-
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë! Fokusi te bujqësia
14 Maj 2024, 16:34Qeveria po diskuton me Bankën e Shqipërisë një plan me 4 pika për të rritur kreditimin e ekonomisë dhe kryesisht të sektorëve që e kanë të vështirë aksesin në Financë. Aktualisht portofoli i kredisë së dhënë nga bankat për bizneset e qytetarët arrin në 763 miliardë lekë.
-
Shoqatat e biznesit do të 'shkrihen' në një Dhomë Kombëtare Ekonomie, viti i parë me tarifë zero
14 Maj 2024, 16:27Bizneset kundërshtojnë p/ligjin e qeverisë i cili parashikon të shkrijë dhomat e tregtisë dhe shoqatat në një Dhomë Kombëtare Ekonomike. Sipas draftit, regjistrimi është me detyrim dhe me një tarifë vjetore, e cila vetëm në vitin e parë tranzitor nuk do të aplikohet.
-
Reformë e inspektoriateve, s'do varen nga ministritë krijohet kryeinspektori i Përgjithshëm i Shtetit! Rama: S'do kontrollohen bizneset korrekte! Jo gjobë herën e parë
14 Maj 2024, 16:04Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim në ‘Shtëpinë e Biznesit’ me përfaqësues të biznesit për të folur rreth reformës së re për inspektimet e bizneseve. Rama foli dhe për një ristrukturim të inspektoriateve, shkëputjen nga ministritë dhe krijimin e kryeinspektorit të përgjithshëm të shtetit.
-
Rikthehet rivlerësimi i pronave të paluajtshme, propozimi i PS: Pronat të afrohen me vlerën e tregut, tatim 3% deri në qershor 2025
14 Maj 2024, 15:23Mazhoranca po bëhet gati për një tjetër rivlerësim të pronave në vend. Në Kuvend është depozituar nisma ligjore e deputetes së PS-së Blerina Gjylameti për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Subjekt i këtij ligji është edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme: të individëve, të cilët janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë
-
Hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare, 10 Lekë, emetim i vitit 2023
14 Maj 2024, 07:55Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 28 maj 2024 do të hidhen në qarkullim, monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 10 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023.
-
Konkurrenca e kompanive ajrore ul çmimet, Shqipëria me biletat më të lira në botë
13 Maj 2024, 20:42Në aeroportin e Rinasit ka pasur kaq shumë pasagjerë javët e fundit, saqë po punohet për zgjerimin e strukturave. Por gjithë ky fluks nuk është rastësi.
-
Anketa/ Ankohen bizneset gjermane në Shqipëri: S’ka punonjës të kualifikuar, rritja e pagave sfidë për sipërmarrjet
13 Maj 2024, 17:19Mungesa e punonjësve, rritja e pagave, zhvlerësimi i valutave dhe pasiguria ligjore janë problemet kryesore që po dëmtojnë bizneset gjermane. Në një anketë të zhvilluar nga Shoqata Gjermane e industrisë thuhet se 50% e probleme të bizneseve lidhen me tregun e punës.
-
Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?
12 Maj 2024, 18:45E ardhmja është Diasporë e integruar në Atdhe, përmes votimit dhe investimeve të saj këtu!
-
Garanci sovrane fasonerisë! Transformim drejt industrisë së modës...por jo të gjithë do 'mbijetojnë'
11 Maj 2024, 12:57Vetëm 70% e bizneseve të fasonerisë do të aplikojnë për të marrë kredinë sovrane, me normë interesi të ulët dhe të garantuar nga shteti. Përfaqësues të këtij sektori thonë se për shkak të krizave, manifaktura po shkon drejt transformimit për tu kthyer në industri mode, por këtij hapi jo të gjitha ndërmarrjet do i përgjigjen dhe një pjesë prej tyre do të mbyllen.
-
Emetohet bono e parë korporative për Kredo Finance me ndihmën e ABI Bank
11 Maj 2024, 09:06Tregu i obligacioneve (ose bonove) korporative pritet të kthehet në një mundësi zgjerimi për kompanitë shqiptare dhe mundësi të shkëlqyer investimi për depozituesit e bankave.
-
Bizneset e qytetarët po i paguajnë në kohë kreditë, edhe pse interesat janë rritur! Banka e Shqipërisë liston arsyet që sollën rënie të kredisë së keqe
10 Maj 2024, 13:56Kreditë me probleme në fund të muajit mars, zbritën në 4.6% që është niveli më i ulët që prej vitit 2008. Sipas Bankës së Shqipërisë, ndikim pozitiv dha zhvlerësimi i valutave, fshirja e kredive të humbura si dhe shlyerja e disa huave me probleme.
-
Brenda qershorit, rishikohet buxheti 2024! Rritje buxheti për Bujqësinë, përfshihet edhe një skemë garancie sovrane
10 Maj 2024, 10:58Një garanci sovrane pritet të miratohet për bujqësinë brenda muajit qershor, kohë kur dhe do të rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit. Lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, e cila në një takim me fermerët e bimëve aromatike, ka deklaruar edhe interesin e Arabisë Saudite për produktet shqiptare.
-
Shqipëria do marrë 40 mijë punëtorë të huaj! Sektori fason: U sigurojmë akomodim, por të jenë të kualifikuar! Xhemollari: Janë ‘skllevërit modernë
9 Maj 2024, 17:00Teksa ekonomia në vend është duke vuajtur për punëtor të kualifikuar në sektorin e fasonerisë, turizmit, si edhe në disa sektorë të tjerë, mësohet se qeveria duket se ka nisur negociatat me një shtet tjetër për të marr 40 mijë punëtor të huaj. Diskutimet për këtë temë vijuan edhe në emisionin e sotëm ‘Përballje’ në Report Tv.
