Ekonomi
-
Në 5 vitet e fundit në Shqipëri mbi 24 mijë të huaj morën leje qëndrimi për punë, kryesisht në industrinë ushqimore dhe fasoneri. Megjithatë, ekspertët thonë se as kjo nuk e plotëson nevojën për punonjës, ndaj kërkojnë reforma për të frenuar emigrimin. Sipas tyre Shqipëria nuk është ende në listën e vendeve me të ardhura të larta që të tërheqin të huajit e kualifikuar.
9 Maj 2024, 15:22 -
Rrugëtimi i “fryrjes” së çmimit! Tregtarët e marrin qershinë 200 lekë/kg, e shesin me 400
9 Maj 2024, 15:23Në Elbasan, një ndër zonat më të njohura për kultivimin e qershisë prodhimi është i pakët, pasi pemët frutore u dëmtuan nga shirat e pranverës. Përpos kësaj, fermerët ngrenë dhe shqetësimin e abuzimit me çmimet. Sipas tyre, tregtarët e blejnë qershinë me shumicë 200 lek për kilogram dhe e shesin ne treg me dyfishin e këtij çmimi.
-
Fasoneritë do kthehen në ‘shtëpi mode’: Përshtatemi me tregun, jo vetëm prodhim, por cikël të plotë nga modelimi deri te shitja
8 Maj 2024, 17:42Biznesi Fason nuk do të varet më vetëm nga kontratat e huaja, pasi planifikon të kalojë në një industri të plotë mode, duke e bërë vetë të gjithë procesin nga modeli e deri tek produkti final. Ky është objektivi i këtij sektori, por problem është fuqia punëtore e kualifikuar.
-
-
Micro Credit ju pezullua licenca, Sejko: S'kam dijeni për hetime nga SPAK! BSH s’heton mashtrimin financiar
8 Maj 2024, 16:39Guvernatori Gent Sejko sqaroi se Banka Qendrore nuk ka kompetencë hetimin e mashtrimit financiar, arsye kjo pse kompanisë “Microcredit nuk i është hequr licenca. Ai tha se vendimmarrja për pezullimin e aktivitetit është konform ligjit, ndërsa shtoi se nuk ka informacion se SPAK po e heton për shpërdorim detyre.
-
Bie inflacioni në 2.1%, niveli më i ulët nga 2021, por ushqimet vetëm shtrenjtohen
8 Maj 2024, 15:24Inflacioni në muajin prill ka rënë në 2.1% që është niveli më i ulët prej vitin 2021, por nuk ka të ndalur shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin e kaluar çmimet e ushqimeve kanë ndikuar me 0.52% në rritjen e inflacionit, ndërkohë që janë shtrenjtuar edhe qiratë.
-
Raporti i doganave: Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe 450 mijë paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan vjet
8 Maj 2024, 14:52Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023. Sipas një raporti të Doganës Shqiptare, publikuar sot janë dyfishuar edhe shumat financiare të sekuestruara, krahasuar me vitin paraardhës.
-
Shqipëria negociata me një shtet të huaj, do marrë 40 mijë punëtorë të kualifikuar! Në qershor pritet miratimi i marrëveshjes nga Rama
8 Maj 2024, 12:24Shteti shqiptar është në bisedime me një shtet të huaj, që sipas biznesit mund të jetë Filipine, për të marrë 30-40 mijë punonjës të kualifikuar, të cilët do të punësohen në sektorin e turizmit dhe të manifakturës. Burime nga Ministria e Ekonomisë konfirmojnë se marrëveshja do të nënshkruhet brenda muajit qershor.
-
Pr/ligji: 50 mln euro kredi për autobusë elektrikë në Tiranë! Të vjetrit në tre linja urbane do të zëvendësohen brenda 2029
7 Maj 2024, 18:15Autobusët e vjetër të Tiranës së Re, Unazës dhe Kombinat-Kinostudio do të zëvendësohet me elektrikë brenda vitit 2029. Ata do të kenë korsi të dedikuara, kapacitet më të madh si dhe do të rritet shpejtësia e lëvizjes së qytetarëve. Për çmimin e biletës do të vendoset pas zbatimit të projektit bazuar mbi kostot.
-
Minimuni jetik në Shqipëri 6 euro në ditë! Avokati i Popullit: Afro 1/3 e qytetarëve jetojnë në varfëri
7 Maj 2024, 18:01Të gjithë ata qytetar që shpenzojnë vetëm 6 euro në ditë për të përballuar kostot ditore, nuk konsiderohet i varfër. Ky është kufiri i varfërisë i përllogaritur nga INSTAT, dhe në këtë gjendje janë mbi 576 mijë qytetarë. Këto shifra thotë Avokati i Popullit tregojnë se një e treta e popullsisë është e varfër.
-
FMN për tatimin mbi të ardhurat: Hap vendimtar në drejtimin e duhur, vendos drejtësi në sistem!
7 Maj 2024, 08:06Teksa në vend ka një debat të gjerë lidhur me fillimin e zbatimit të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat që futi fillimisht në skemë profesionistët e lirë dhe në 2029 do të zbatohet për të gjithë bizneset e vogla, shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anke Weber, për “Monitor” flet për arsyet e ndryshimit të tij dhe jep këshillat e saj për mënyrën e zbatimit.
-
Taksimi i profesionistëve të lirë/ Muço në '5 Pyetjet': Qeveria i merr 2600 euro secilit! Gjokutaj: I gjeti të papërgatitur
6 Maj 2024, 22:48Rritja e taksave për profesionistët e lirë ka krijuar shumë konfuzion tek kjo shtresë. Në ‘5 Pyetjet’ me Babaramon, ekspertët dhanë sqarime në lidhje me këtë vendim të qeverisë që ka hyrë në fuqi në 1 janar të këtij viti. Ekonomisti Eduart Gjokutaj u shpreh se ky taksim i gjeti të papërgatitur njerëzit.
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj 2024, 16:15Çmimi i naftës dhe i benzinës ka njohur një rënie të lehtë këtë fillim jave. Në disa pika nafta po tregtohet me 184 lekë litri, nga 188-189 lekë litri që është tregtuar prej muajsh. Por ka edhe karburante që nuk e kanë lëvizur çmimin e fiksuar që në vitin e kaluar në vlerën 189 lekë litri.
-
Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive
6 Maj 2024, 14:51Brenda këtij viti formula e shpërndarjes së buxhetit për pushtetin vendor do të ndryshojë, pasi do të përshtatet me rezultatet e censit të popullsisë të zhvilluar vjet. Ministria e Financave po ashtu parashikon që në fund të vitit të nis puna për metodologjinë e re për shpërndarjen e fondeve në bazë edhe të performancës së bashkive. Aktualisht transferta për bashkitë bazohet tek numri i popullsisë, dendësia e numri i nxënësve.
-
Fatos Çoçoli: 6 vjet financa të shëndetshme?
6 Maj 2024, 10:40Vendi siguron një sistem financiar që nxit transparencën, llogaridhënien dhe disiplinën fiskale në harxhimin e lekëve të taksapaguesve.
-
Zhvlerësohen valutat, Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol
6 Maj 2024, 10:28Çmimi i karburantit në vend duhet të ulet, thotë Konfindustria, për shkak se monedhat e huaja janë zhvlerësuar. Në një reagim zyrtar, Konfindustria thotë se edhe pse leku është forcuar në nivele historike, përsëri çmimi i karburantit nuk ka pësuar ulje.
-
3-mujori, importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie
6 Maj 2024, 07:39Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme të larta në 3-mujorin e parë të vitit, përveç kafesë, duke ndjekur trendin rritës të importeve si për shumicën e artikujve të tjerë të konsumit.
-
Raporti/ 1 në 6 punëtorë e ka pagën të nëndeklaruar! Inspektorati i Punës: Vjet çdo subjekt i kontrolluar kishte 5 punonjës informal
5 Maj 2024, 19:29Me mijëra punonjës në vend, nuk e marrin pagën të plotë në bankë. Bizneset një pjesë të rrogës vijojnë t’ua japin punëtorëve në dorë dhe i deklarojnë vetëm me pagë 40 mijë lekë. Nga kontrollet e bëra vjet nga Inspektorati i Punës, rezulton se 1 në 6 punëtor e kishte pagën të nëndeklaruar, fenomen ky që po rritet vit pas viti.
-
Si përfitojnë kompanitë me dy bilance? Ekspertët e ekonomisë japin alarmin: Pensionet të ulta sepse vidhet nga informaliteti
3 Maj 2024, 22:31Informaliteti ka qenë një problem i përhershëm i ekonomisë shqiptare, i pranishëm në shumë sektorë dhe veçanërisht tek pagat, ku shumë biznese i kanë punonjësit në të zezë ose me paga të nën deklaruara.
-
‘40% e kostove’, qeveria plotëson kërkesën e prodhuesve, do të heqë për 3 vite akcizën e gazit të lëngshëm! Ishte në fuqi prej vitit 2022
3 Maj 2024, 19:28Qeveria do të heqë për tre vite akcizën prej 6 lekë litri për gazin e lëngshëm për industrinë prodhuese. Në një takim me këto biznese përfaqësues të kabinetit të qeverisë pranuan se taksa do të hiqet, ndërkohë bizneset thanë se ajo ju ka rritur kostot.
