Lajme nga emisionet
-
10 Qershor 2025, 20:34
-
-
-
Erion Braçe në Report Tv: Rinumërimi i votave pa asnjë provë! A do ketë më fytyrë PD nëse konfirmohen të njëjtat mandate?
10 Qershor 2025, 19:55Deputeti i PS, Erion Braçe i ftuar në Report Tv ‘analizon’ rezultatin e 11 majit dhe fitoren e thellë të PS me 83 mandate. Për Braçen, procesi i rinumërimit po bëhet pa asnjë lloj prove.
-
Qori për Report Tv: Kush ka devijuar votën, të vihet para përgjegjësisë penale! Rezultati ynë pozitiv! Kulluri: Berisha punoi për fitoren e Ramës
10 Qershor 2025, 18:11Analiza e zgjedhjeve të 11 majit dhe situatës paszgjedhore në “Studio Live”. Çfarë mendojnë kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe një nga themeluesit e ‘Djathtas 1912’, Edvin Kulluri. Pse mendojnë se pati orientim vote brenda partive të mëdha dhe a duhet ndryshuar sistemi i votimit dhe numërimit. A ndikoi mosbashkimi i partive t ëreja dhe faktorit opozitar në fitoren e thellë të PS-së?
-
'Qershori një muaj i nxehtë', Anira Gjoni për Report Tv: Zjarret rrezikojnë 7 qarqe
10 Qershor 2025, 14:55Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Skype, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha se qershori do të jetë një muaj i thatë. E hëna shënoi 37 gradë, por në ditë në vijim temperaturat nuk do të kalojnë 34 gradë.
-
Trafiku i rënduar/ Likaj: Duhet një studim konkret mbi lëvizjen e mjeteve! Nazarko: Institucionet kryesore të ‘shpërndahen’ në qytete të tjera
10 Qershor 2025, 14:44Inxhinieri dhe eksperti rrugor diskutuan në Report TV shkaqet e trafikut të rënduar në kryeqytet si edhe zgjidhjet e mundshme. Nazarko e sheh problematikën kryesore te orientimi i popullsisë së vendit në kryeqytet, ndërsa Likaj thotë se duhet të bëhet një studim i mirëfilltë mbi lëvizjen e mjeteve.
-
Murtaja e bagëtive, Kullolli: 3 vatra të konfirmuara, janë asgjësuar 500 krerë! Postblloqe në rrugët kryesore për kufizimin e lëvizjes së bagëtive
10 Qershor 2025, 14:34Drejtori i Veterinarisë në Tiranë, Sulejman Kullolli përmes një lidhje të drejtëpërtdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, foli në lidhje me sëmundjen e murtajës të ruminanteve të vegjël në vendin tonë.
-
Ngërçi politik në Kosovë, gazetari Hoti për Report TV: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mund të ketë pasoja në dialogun me Serbinë dhe BE
10 Qershor 2025, 12:30Hoti thotë se ngërçi politik në Kosovë ka mbetur në ‘duart’ e Gjykatës Kushtetuese. Ai paralajmëron se një situatë e tillë mund të ketë pasoja në dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet me BE-në.
-
-
-
Shqipëri-Serbi/ Shyti në Report Tv: S'më pëlqeu ndeshja, mund të fitonim! Mulaj: Në penallti, Manajn e 'mbërtheu' pesha e historisë! Munishi: Formacioni duhej më i mirë
9 Qershor 2025, 21:55Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare” në Tiranë u zhvillua në 90 minuta dramatike, me shumë emocione, një përballje sportive ku konotacioni politik ishte prezent me një hije të rëndë. '5 pyetjet' nga Ilir Babaramo analizuan dimensionin sportiv, organizativ dhe historik të asaj ndeshje.
-
Ngjela për Report Tv: Rinumërimi do e rrëzojë Saliun, humbja është shumë e thellë! Rezultati nuk ka për të ndryshuar
9 Qershor 2025, 18:54Dy anëtarë të KAS-it, përfaqësues të PD-së, kanë vendosur për rinumërimin e kutive në Tiranë dhe Fier, në përpjekje për të evidentuar pretendimet për manipulim, ndonëse rezultati nuk pritet të ndryshojë për shkak të humbjes së thellë të demokratëve. Avokati Spartak Ngjela tha se ky veprim nuk do të ketë ndikim zgjedhor, por mund të ekspozojë Sali Berishën si të pabesueshëm, duke e vendosur në një pozitë politike të vështirë.
-
Balliu për Report Tv: Gati të kandidoj për PD, Berisha të dorëhiqet, të respektojë statutin! Parti e humbësve serialë! Meçe: Sa të jetë Saliu, Parlamenti në krizë
9 Qershor 2025, 18:09Analiza politike në ‘Studio Live’ për situatën paszgjedhore dhe brenda Partisë Demokratike. Flasin kandidatja e Primareve në Elbasan, Alesia Balliu dhe analisti Arben Meçe. Balliu: Bashkë me Berishën të largohen edhe pleqtë e tjerë dështakë! Meçe: Berisha kërkon të bllokojë zgjedhjet me rinumërimin, PPE-të s’kanë të drejtë të dërgojnë mision faktmbledhës. Saliu bëri deputet ish-prokurorin e Durrësit të lidhur me bandën më të rrezikshme kriminale
-
Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja
9 Qershor 2025, 16:03Këmbët që ndizen e djegin: Çfarë po na tregon trupi?
-
Trafiku ‘dhimbje koke’, Qibini: ARRSH të ndërhynte me kohë! Terminali i Kthesës së Kamzës të zhvendoset në Kombinat, unazë për Elbasanin
9 Qershor 2025, 14:37Eksperti Qibini, shpjegon për Report Tv se cilat janë shkaqet e trafikut. Thotë se rruga e Ndroqit duhet të kishte nisur më parë dhe Elbasani ka nevojë për unazë të madhe: Të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në orarin e pikut, patrulla të shtuara. Të ndryshojë dhe koha e semaforëve, patrullime Polici Rrugore-Bashkiake
-
Vendimi i KAS për Tiranën dhe Fierin, Rada për Report TV: Rinumërimi mund t’i nxjerrë demokratët si hajdutë të votës së tyre
9 Qershor 2025, 14:09Sipas gazetarit Ardit Rada, rinumërimi i kutive të votimit në qarkun Tiranë dhe Fier mund të kthehet në një boomerang për PD dhe ta nxjerrë atë si hajdute të votave brenda partisë. Ai flet edhe zgjidhjen që sipas tij do ta ngrinte opozitën nga gjendja në të cilën ndodhet aktualisht.
-
Astrologu Jorgo Pulla: Ja si paraqitet java për 12 shenjat e zodiakut, cilat shenja janë më të favorizuara
9 Qershor 2025, 13:11Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë kujdes
-
Veri-Jug në Libonik, njihuni me artizanin dhe bletërritësin Dashmir Kosturi dhe me bujkun shumëzanatësh Besim Petriti
8 Qershor 2025, 15:49Ju ftojmë të shkojmë në Libonik miq, një fshat me mbi 450 shtëpi në periferi të Maliqit. Njihuni me artizanin dhe bletërritësin Dashmir Kosturi dhe me bujkun shumëzanatësh Besim Petriti.
-
Ish-futbollisti Kombëtares Abazi për Report Tv : Shqipëria të qëndrojë larg euforisë, kjo Kombëtare është më e mirë se ajo që mundi Serbinë në 2014
7 Qershor 2025, 14:22Eduard Abazi ish-futbollisti i Kombëtares, u bëri thirrje lojtarëve të Kombëtares që të ruajnë qetësinë dhe të mos ndikohet nga emocionet apo aspektet politike në ndeshjen ndaj Serbisë. Sipas tij, kjo skuadër është më e mirë se ajo që eliminoi Serbinë në 2014 dhe ka potencial për t’u kualifikuar në Botërorin 2026.