Lajme nga emisionet
-
Për juristin Kreshnik Spahiu, është e paprecedentë në çdo vend të botës demokratike që një kryebashkiak në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-President të qëndrojnë në qeli, teksa hetimi ndaj tyre vijon.
10 Shtator, 23:04 -
Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg/ Avokati Duraj: Janë evidentuar një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut! Prençi: Kryebashkiaku i Tiranës s’duhet të qëndrojë në qeli
10 Shtator, 22:49Për ish-drejtuesin e lartë të Policisë, Shemsi Prençi, kryebashkiaku Veliaj duhet të hetohej në një masë më të lehtë sigurie sesa ajo e arrestit me burg. Ndërkohë avokati Duraj tha se avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kanë evidentuar një sërë shkeljesh ndaj të drejtave të kryebashkiakut, të cilat do të shqyrtohen nga Strasburgu.
-
Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik
10 Shtator, 22:14Për juristin Kreshnik Spahiu, përplasja e ditëve të fundit mes Qeverisë dhe magjistratëve, ul reputacionin e institucioneve shqiptare. Ai propozoi që të dyja palët të bënin nga një hap pas dhe t'i jepnin fund sa më parë debatit për pagat.
-
Bllokimi i pagave të magjistratëve në SPAK/ Petraj: Jemi në një situatë të paprecedentë, drejtësia po bërtet për drejtësi! Beci: Konflikt i pastër kushtetues, buxheti s’është i Ekzekutivit
10 Shtator, 21:52Ish-prokurori Beci tha se magjistratët nuk janë nëpunës të thjeshtë civilë dhe sipas tij kërkesa e tyre për rritje pagash është e drejtë. Ndërsa për avokatin Petraj, rritja e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve, është e bazuar në piramidën shtetërore të pagave.
-
Vizita e Berishës në SHBA, Nallbani: Autogol! Vreto: E pazgjidhur çështja e ‘non gratës’, kryetari e partia të ndajnë mendjen (VIDEO)
10 Shtator, 19:24Lideri i PD ka fyer vazhdimisht SHBA-të dhe po bën thirrje kundër figurave politike amerikane dhe kjo do t’i kthehet në një lloj ‘bumerangu', thotë analisti Bujar Nallbani. Ish kreu i PD në Librazhd, Bujar Vreto, i komenton veprimet e Berishës gjatë kësaj vizite si “militantizëm.”
-
Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg, analisti Nallbani: Mbajtja e kryetarit në qeli, veprim i nxituar! Vreto: S’mund të lihet Tirana 2 vite pa kryetar (VIDEO)
10 Shtator, 18:57Bujar Nallbani shprehet se punët publike të kryeqytetit nuk presin, ndërsa burgosjen e Veliajt e sheh si një veprim të ndërmarrë për “inate personale.” Ndërsa sipas Bujar Vretos, mbajtja në qeli e kryebashkiakut duhet të ishte zgjidhur tashmë me një vendim gjykate e të mos pengohej drejtimi i qytetit.
-
Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO)
10 Shtator, 18:28Avokati Vishaj tha se në momentin që mbi Ballukun do të ngrihet një akuzë e re për ‘pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’, mazhoranca nuk do e pengojë dot heqjen e imunitetit të saj dhe ish-zv.kryeministrja do të përfundojë pas hekurave.
-
-
U përndoq nga protestuesit, Luarasi për Report Tv: Dorëzoj mandatin nëse kam bërë denoncim në Polici! Dhuna dhe intimidimi nuk janë zgjidhje, na kthejnë te vetëgjyqësia (VIDEO)
10 Shtator, 16:11Deputetja Iris Luarasi përgënjeshtroi lajmet në disa media dhe tha se ishte e gatshme të dorëzonte mandatin e ligjvënëses, nëse figuron se ka bërë denoncim në polici ndaj një protestueseje që e rrethoi brenda qendrës tregtare teksa po shkonte në Parlament. Por përndjekjen ndaj saj, ajo e krahasoi me metodat e dënimeve pa gjyq të kohës së komunizmit.
-
Ballukut iu sekuestrua një tjetër vilë dhe iu shtua akuza/ Avokati Hoxha: Janë kushtet për masë të re, SPAK mund të kërkojë ‘arrest shtëpie’ (VIDEO)
10 Shtator, 13:59Për Belinda Balluku telashet nuk kanë të sosur. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, avokati Arbër Hoxha tha se ekziston mundësia që Prokuroria e Posaçme mund të kërkojë pranë Kuvendit e një masë të re sigurimi.
-
Ngërçi institucional në Kosovë, analistja: Vetëvendosja do ta çojë vendin në zgjedhje të tjera
10 Shtator, 13:26Analistja Afërdita Maliqi në një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se LVV është partia e parë që nuk respekton Kushtetuesen.
-
-
Sekuestrimi i vilës së Ballukut në Palasë/ Ish-prokurori: Pozita e ish-zv.kryeministres është rënduar, ja 2 akuzat më të forta! Xhemalaj: Të burgoset dhe t’i konfiskohen paratë
9 Shtator, 22:06Juristja Alesia Balliu i kërkoi SPAK dhe institucioneve të tjera të drejtësisë që të përshpejtojë hetimet për dosjen 'Balluku', por edhe për dosjet e tjera të politikanëve të dyshuar si të korruptuar. Ndërsa avokati Beqiri i cilësoi aventurizma thirrjet për arrestimin e Ballukut, teksa shtoi se Balluku nuk ka asnjë lidhje me tenderat.
-
43 mijë vende pune bosh në 6 muaj, eksperti në Report TV: Politikat në arsim duhen ndryshuar, të rinjtë të orientohen drejt zanatit (VIDEO)
9 Shtator, 19:15Me 43 mijë vende pune të paplotësuara në vetëm gjashtë muaj, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa thotë se tregu shqiptar i punës po përballet me pasojat e politikave të ndjekura ndër vite në arsim.
-
Tirana pa kryetar në zyrë prej arrestit të Veliajt, Valteri: Zgjidhja, zbatimi i vendimit të Kushtetueses! Shkarkimi i Ristanit, vendimi i duhur (VIDEO)
9 Shtator, 19:14Sipas Kushtetueses, masa e arrestit në burg për kryetarin e zgjedhur me votë të Tiranës, është jo proporcionale dhe respektimi i këtij vendimi, 'do ta çlironte' Tiranën, argumenton Halit Valteri.
-
-
‘Faji im që të jap muhabet’/ Debat në ‘Studio Live’, Mehmeti: Mbroni pafytyrësisht skandalet! Valteri: Reciton fjalime, i del krah komunistit të fundit, Berishës (VIDEO)
9 Shtator, 18:39Pasi këshilltari i PS në bashkinë e Tiranës, Halit Valteri, foli rreth protestave kundër qeverisë dhe fitores së qeverisë Rama për sa kohë përballë kanë “marioneta” dhe jo opozitë, Senada Mehmeti tha se dalin dhe mbrojnë skandalet publike.
-
Shpërthimi me 3 të plagosur te 'Eida' në Tiranë, eksperti Mehmeti: Pikat e karburanteve duhet të ndërtohen larg qendrave të banuara, shkollave e kopshteve!
9 Shtator, 18:29Teksa e cilësoi Shqipërinë një ‘Republikë anti-ligj’, Mehmeti tha se ata që paguhen për kontrollin e karburanteve, duhet të bëjnë detyrën dhe jo të bëhen palë me ata që tregtojnë karburante jashtë standardit.
-
-
Universitetet/ Pas raundit të parë sot faza e çregjistrimit, Xhelaj: Zgjat 24 orë! 16 mijë të regjistruar deri më tani
9 Shtator, 14:49Dje ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve në universitetet shqiptare. Arjan Xhelaj tha njohja e maturantëve me këtë proces ka bërë që numri i çregjistrimeve ndër vite të jetë shumë i ulët.