Lajme nga emisionet
-
Kur kanë mbetur më pak se 5 ditë kohë për të dorëzuar deklaratën e të ardhurave, deri më tani vetëm 85 mijë qytetarë sipas Tatimeve kanë plotësuar DIVA-n, nga 140 mijë që e kanë detyrim. Tatimet u bëjnë thirrje qytetarëve të plotësojnë këtë detyrim ligjor pasi ligji parashikon gjoba pas datës 31 mars.
26 Mars 2025, 15:04 -
Të rinjtë dhunuan 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara në Lushnjë, sociologu për Report Tv: Një akt kriminal! Marrëdhëniet prind-fëmijë janë turbulluar
26 Mars 2025, 14:26Gëzim Tushi foli në Report Tv lidhur me ngjarjen para disa ditëve në Lushjnë ku dy të rinj dhunuan barbarisht një 43-vjeçar me aftësi të kufizuara në në të dëgjuar dhe në të folur. Sipas tij adoleshenca është hallka më e dobët e shoqërisë shqiptare
-
-
-
-
-
-
-
-
-
‘Repolitix’/ Konomi: Politika s’e respekton Kodin e Etikës! Bashës i janë shtuar klikimet! Muça: Rama po projekton opozitën! Dhuli: Klikimet nuk sjellin vota
25 Mars 2025, 21:29“Dissing”, foto, video, batuta, ironi dhe mesazhe me këngë kanë sjellë një imazh ndryshe të politikës, por që kapërcejnë edhe kufijtë e etikës, deri në sarkazma dhe bullizime. Këto ishin temat e trajtuara sot në Report Tv. Të ftuar ishin gazetarja Esiona Konomi, Flogert Muça, Skerdjan Dhuli dhe Ermal Peçi
-
Negociatat e amerikanëve në Riad me rusët e ukrainasit, Meçollari në Report Tv: S’ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa çlirimin e territoreve
25 Mars 2025, 19:51Presionin e Donald Trump ndaj Ukrainës, për të mbajtur zgjedhje presidenciale në kohë lufte, Meçollari e analizoi si të parealizueshme, por edhe një tentative të presidentit amerikan për t’i eliminuar politikisht Vladimir Putinit një qëndrestar në Ukrainë, siç është presidenti Volodymyr Zelensky.
-
Basha replikë Ramës nga Report Tv: Ku i ke shokët?! Ke frikë nga e vërteta, gati për debat live! Vota për Berishën, shkon për Metën dhe rrangallat e korrupsionit (VIDEO)
25 Mars 2025, 17:27Lulzim Basha i vijon replikat me kryeministrin Edi Rama përmes ekranit të Report Tv, ku i bën thirrje edhe për debat live. Basha e pyet sërish Ramën, se ku i ka shokët, ndërsa thotë se kryeministri ka frikë nga e vërteta. Në emisionin 'Repolitix', Basha flet për programin e Koalicionit Euroatlantik, ku thekson mbështetjen për SPAK, ndërsa nuk lë pa "shigjetuar" as Sali Berishën.
-
Fotoja me Veliajn që 'dogji' gjyqtarin, Beci: Absurde që komisioni i SPAK skualifikon kandidatët pasi vulos KLGJ dhe KLP, Kushtetuesja t'i japë zgjidhje
25 Mars 2025, 15:26Nisur nga skualifikimi nga gara për në GJKKO i gjyqtarit Gerd Hoxha, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë të enjten e 27 marsit ligjin për SPAK dhe GJKKO. Kushtetuesja pritet të analizojë një nen që ngre komisionin e posaçëm që bën një riverifikim figure e pastërtie të gjithë kandidatëve, edhe pse kanë kaluar vettingun. Një rreth vicioz e quan Beci këtë situatë që sipas tij duhet të marrë zgjidhje me patjetër nga Kushtetuesja.
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri - Itali, avokati Begaj: Përllogaritja në bazë të kontributeve në secilin shtet! Ka paqartësi për punëtorët sezonalë
25 Mars 2025, 14:04Avokati Erion Begaj, jurist i njohur që vepron në fushën e pensioneve dhe me banim në Itali për emisionin "Sot, live në Shqipëri" në Report Tv tregon se kush përfiton dhe çfarë nuk ka të qartë marrëveshja e firmosur mes dy shteteve.
-
Reshje shiu, por temperatura të larta, Anira Gjoni për Report Tv: Qarqet më të prekura janë Vlora dhe Gjirokastra
25 Mars 2025, 12:25Kjo javë e fundit e Marsit ka nisur me reshje shiu. Për Report Tv, Anira Gjoni, thotë se shiu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa temperaturat do të jenë të larta. Reshjet do të jenë të pranishme edhe gjatë muajit prill
-
-
-
-
Shqipëria në BE? Shehi: Rama po përdor mirazh të vjetër, premtim elektoral! Xhafaj: Vetëm PS e integron vendin! Kapri: 30 vite e njëjta histori Xhaferri: S'realizohet!
24 Mars 2025, 21:36Kjo tematikë u trajtua sot në “5 Pyetjet nga Babaramo”, ku të ftuar nga Report Tv ishin deputeti i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi, deputeti i PS, Etjen Xhafaj, Besart Xhaferri nga PD dhe Erald Kapri nga “Mundësia”