Lajme nga emisionet
-
Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, thotë Enkelejd Alibeaj ndërsa komenton në Report Tv arrestimin e Ilir Metës. Për Partinë Demokratike thotë se i është nënshtruar Edi Ramës dhe këtë sipas tij e tregoi pakti për amnistinë dhe reforma zgjedhore.
1 Nëntor 2024, 17:58 -
PD çon Ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’ në Kushtetuese, Zhupa për Report TV: Kthehen në beton, s’është politikë! S’mund të shndërrohen në vilat e oligarkëve
1 Nëntor 2024, 14:42Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, shpjegon pas dorëzimit të padisë në Kushtetuese arsyet dhe shkeljet për gazetarin Nertil Agalliu, në “Sot, Live në Shqipëri”. Deputetja thotë se ka antikushtetueshmëri dhe ky ligj “i heq mbrojtjen zonave të mbrojtura”: Lagunat, liqenet dhe pasuritë publike do kthehen në resorte dhe vila
-
A do të bëhej avokat i Ilir Metës? Adriatik Lapaj: S'marr përsipër të përfaqësoj asnjë politikan të akuzuar për korrupsion (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 15:01Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin Frontline’ në Report Tv u pyet nëse do I bënte avokatinë Ilir Metës nëse nuk do të ishte I angazhuar politikisht.
-
-
-
Progres Raporti i BE-së, Lapaj: Ne e dimë realitetin, mungon gara! Çipa: SPAK përmbysi tabutë e tranzicionit! Krashi: Zhvillimi më pozitiv këto 34 vite
31 Tetor 2024, 22:35Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato dorëzoi sot progres raportin për Shqipërinë, e cila u diskutua në ‘Frontline’ me Agim Neshon, Lavdrim Krashi, Adriatik Lapaj dhe Aleksandër Çipa.
-
-
-
Spahiu: E turpshme që progres raporti i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj
31 Tetor 2024, 21:49Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në 'Frontline' Report Tv, progres raportin e paraqitur nga ambasadori i BE-së Silvio Gonzato sot në parlament.
-
'Flamur Noka në hetim pasuror', avokati Edmond Petraj zbulon: Brenda nëntorit mund të kemi ndonjë arrestim surprizë
31 Tetor 2024, 19:17Avokati Edmond Petraj zbuloi në Report TV se SPAK po heton pasurinë e Flamur Nokës dhe disa eksponentëve të opozitës. Petraj shton se brenda nëntorit mund të ketë një arrestim surprizë të rangut të lartë.
-
'Meta është në relaks total', Edmond Petraj në 'Studio Live': E ka kaluar atë momentin kur ulërinte! Për 1 vit mbyllen hetimet, rrezikon deri në 10-15 vite burg
31 Tetor 2024, 19:11Avokati Edmond Petraj zbulon në ‘Studio Live’ se Ilir Meta tashmë ndodhet në relaks total në burgun 313 pas arrestimit të tij 10 ditë më parë. Petraj thotë për Arbër Hitajn se situata me të ka nisur të normalizohet pas irritimit në momentin kur u arrestua dhe doli në gjykatë.
-
Atentati në Shkodër/ Avokati Edmond Petraj: E dhimbshme skena me të pafajshmit! U krye nga vrasës me pagesë por diku u gabua
31 Tetor 2024, 18:57Avokati Edmond Petraj ishte sot në ‘Studio Live’ ku komentoi atentatin e bujshëm në Shkodër pasditen e djeshme me 3 të vrarë, mes tyre Arlind Bushati, Hamza Lici dhe një kalimtare e pafajshme. Petrja beson se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë.
-
-
Ishte në SPAK për 21 janarin, Xhemal Qefalia tregon në 'Studio Live' çfarë u tha hetuesve: Jam i bindur që ndëshkimi për përgjegjësit e 4 të vrarëve do të vijë
31 Tetor 2024, 18:17Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia tregoi në Studio Live arysen për të cilën u ftua sot në SPAK. Ai dha sqarime si dëshmitar për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues nga protesta e opozitës së asaj kohe, Partisë Socialiste.
-
Qefalia: Puna e SPAK vullnet i mazhorancës! Komisioni Xhafa do bëhet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve! Ergys Mërtiri: Negociatat u hapën jo për meritën tonë
31 Tetor 2024, 18:06Ergys Mërtiri dhe Xhemal Qefalia komentuan në Studio Live ecurinë e Shqipërisë në BE, mes aludimeve për marrëveshje për komisionin Xhafa, teksa sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Gonzato i dorëzoi presidentit dhe parlamentit progres raportin 2024.
-
-
Atentati në Shkodër/ Gazetari Dema: Policia e këshilloi Arlind Bushatin të kishte kujdes! Një patrullë policie ishte 24 orë në vendin ku tentuan ta vrisnin 3 javë më parë
31 Tetor 2024, 16:01Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin “Përballje” në Report Tv zbulon detaje të reja nga ngjarja e ndodhur më 11 tetor në pedonale në afërsi të biznesit të tij, ku dy persona të maskuar me motor i drejtuan armën.
-
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!
31 Tetor 2024, 15:02Gazetari Ferdinad Dervishi i ftuar në Report Tv ka komentuar atentatin e djeshëm që tronditi Shkodrën, me 3 viktima dhe 1 të plagosur. Ende nuk dihet se cili ishte objektivi, Hamza Lici apo Arlind Bushati dhe mister mbetet se kush e porositi vrasjen.
-
Sondazhi i Report Tv për Tiranën/ Flogert Muça: Shqiptarët për fat të keq janë besnikë ndaj PD dhe PS! Vokshi: Rezultati mund të ishte barazim, por opozita është e ndarë
30 Tetor 2024, 22:35Gjetjet e sondazhit të Report Tv dhe Eduard Zaloshnjas për qarkun e Tiranës, u diskutuan mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’ me Flogert Muçën, Indrit Vokshin, Eduard Zaloshnjan dhe Rezart Kthupin.
