Lajme nga emisionet
-
Në një intervistë për Report TV, Lapaj tha se kishin pritshmëri më të larta, ndërsa shtoi se për njohjen e zgjedhjeve do të flasë në fund të procesit. Se kush do ta marrë mandatin e vetëm që fituan, Lapaj tha se do të vendosë kryesia. Pyetjes nëse do të bashkëpunojë me Berishën, iu përgjigj se vija e kuqe është drejtësia. Një koment bëri edhe për konfliktin me Shehajn.
2 Qershor 2025, 15:07 -
Beogradi në valë protestash, analistja për Report Tv: Populli i pakënaqur nga qeverisja e Vuçiç! Tubimet do të shtrihen edhe në qytete të tjera
2 Qershor 2025, 14:47Në 30 qytete të Serbisë, studentë e qytetarë zhvilluan një ditë më parë protesta, duke kërkuar nga autoritetet shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ardita Behluili tha ‘Sot Live në Shqipëri’ se populli është i pakënaqur nga qeverisja e presidentit Aleksandër Vuçiç.
-
Mërtiri për Report Tv: Berisha bëri fushatë duke thënë 'kam mbështetje nga SHBA' 'kam LaCivitan', por rezultati ishte dramatik
2 Qershor 2025, 14:07Analisti Ergys Mërtiri vlerëson se Basha dhe Alibeaj janë jashtë gare për pushtet, ndërsa Berisha, përkundër pritshmërive, rezultoi larg rivalitetit me Ramën dhe ka kontribuar në demontimin e opozitës. Sipas tij, të gjithë këta faktorë tregojnë një krizë thelbësore të opozitës shqiptare pas zgjedhjeve të fundit.
-
‘Javë e artë, dashuri dhe para’, Ja ç'do ndodhë në këto shenja.../ Horoskopi 2-8 qershor nga Jorgo Pulla
2 Qershor 2025, 13:01Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë kujdes
-
Terapistet: “Në Shqipëri ka nisur të pranohet dhe aplikohet terapia në grup”
31 Maj 2025, 21:30 -
Doktor Faruk Dogan nga Spitali Amerikan 3: Metodat e trajtimit për tumoret e vezikës urinare! Shërbimet e gjinekologjisë estetike po kërkohen shumë
31 Maj 2025, 21:06Kohët e fundit po shkohet drejt ndërhyrjeve estetike dhe, sipas mjekëve, teknologjia ka avancuar shumë dhe pritshmëritë e njerëzve janë shtuar, gjë që ka bërë që shërbimet e doktor Farukut të kërkohen shumë në vendin tonë.
-
PD i doli kundër në KAS për rinumërimin, Kuçana për Report Tv: E shokuar! Vota ime i shkoi kandidatëve të tjerë brenda partisë! Betejën e çoj deri në fund (VIDEO)
30 Maj 2025, 19:38Kuçana thotë se ka pamjet filmike që vërtetojnë se vota e saj u tjetërsua dhe i shkoi kandidatëve të tjerë në listën e hapur të PD në qarkun e Durrëit. Nëse s’do ketë mbështetjen e PD për hapjen e kutive, thotë se do ta bëjë përmes partive të vogla.
-
Gjuzi për Report Tv: Berisha humbi se futi në lista 23 sorosianë dhe Këlliçin në Tiranë! Merkoçi: PD i mbushi listat me humbës, asnjë s'guxon t'i kërkojë dorëheqjen kryetarit
30 Maj 2025, 18:47“Studio Live” për zgjedhjet e 11 majit dhe situatën brenda kampit opozitar. I ftuar Kujtim Gjuzi, aleati i Sali Berishës dhe juristi Fatmir Merkoçi. Pse PD dhe ADSHM sipas tyre i humbën zgjedhjet dhe a duhet që Berisha të dorëhiqet duke zbatuar “Nenin Basha” që e vendosi vetë në Statut? Gjuzi: LaCivita mori këshilla, nuk dha! Berishës ia thashë në telefon kritikat
-
Xhina për Report Tv: Kandidatët nuk kanë të drejtë ligjore të ankimojnë pa miratimin e subjektit! Ankesat e PD-së për votën e diasporës pa asnjë provë!
30 Maj 2025, 18:18Elena Xhina, përfaqësuese e PS në KQZ, deklaroi në Report Tv se kandidatët nuk kanë të drejtë ligjore të ankimojnë pa miratimin e partisë dhe se KAS po vepron në përputhje me Kodin Zgjedhor. Ajo shtoi se të gjitha ankimet janë bërë nga PD, por nuk shoqërohen me prova të reja, sidomos sa i takon votës së diasporës.
-
Lapardhaja për Report Tv: Nëse Berisha nuk largohet, PD do humbasë si ‘kripa në det’! E mban peng partinë për halle personale!
30 Maj 2025, 13:46Namir Lapardhaja analizon në "Sot, Live në Shqipëri” situatën pasgjedhore të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj. Kujton se Berisha mori rezultat shumë më të dobët edhe se Basha, me humbje historike. Lapardhaja: Nëse Berisha largohet, PD do reformohet dhe do risë shanset për të ardhur në pushtet. Alibia për zgjedhjet? Që të mos dorëhiqet!
-
Zgjedhjet/ Kulluri: Sot Rama si Berisha i 28 majit ’96! Mentor Kikia: Opozita s’ishte e organizuar! Faik Basha: Me këtë opozitë PS do fitonte edhe më thellë
29 Maj 2025, 22:33Edvin Kulluri, nga Partia ‘Djathtas 1912’, këto zgjedhje nuk prodhuan asgjë. Ai ka bërë një krahasim me këto zgjedhje dhe atyre të 28 majit të vitit 1996. Analisti Mentor Kikia tha se PD humbi sepse nuk ishte e organizuar dhe nuk përzgjodhi njerëzit e duhur në lista.
-
'Ishin shokë fëmijërie’, gazetarja zbulon trekëndëshin Çopja-Alibej-Çela: U nis për ilaçet e mamasë në Itali
29 Maj 2025, 19:49Gazetarja Aida Topalli ka zbuluar se Suel Çela, vëllezërit Çopja dhe Erion Alibej kanë qenë shokë fëmijërie, por më pas rrugët e tyre janë përfshirë në ngjarje kriminale të rënda në Elbasan. Në dëshminë e tij në gjykatë, Alibej ka pohuar se ka udhëtuar drejt Italisë për të marrë ilaçe për nënën e tij të sëmurë dhe se nuk ka qenë i përfshirë në aktivitetet e paligjshme të babait apo vëllait.
-
SPAK mori të pandehur Ilir Metën, Beqiri për Report TV: Duhet të merrnin dhe Shkëlzen Berishën, për vjedhjen e 6.2 mln euro
29 Maj 2025, 19:04SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën për aferën CEZ-DIA, ndërsa avokati Idajet Beqiri kërkon që të përfshihet edhe Shkëlzen Berisha për përfitime të paligjshme rreth 6.2 milionë euro. Sipas Beqirit, Meta dhe bashkëpunëtorët e tij kanë organizuar një skemë kriminale që përfshin privatizim të dyshimtë dhe korrupsion me vlera të mëdha financiare. Në fund, Beqiri thekson se Meta dhe avokati i tij pranojnë implikimin në krim, por fajin e hedhin mbi të tjerët.
-
‘Muaji QERSHOR, ndryshime të papritura’, Jorgo Pulla paralajmëron muaj me fat, por dhe fortunë
29 Maj 2025, 15:28Horoskopi i muajit Qershor, ngjarjet me të rëndësishme astrologjike për 12 shenjat e zodiakut
-
Lugina e Vjosës si Rezervat Biosfere, Olsi Nika: Një certifikatë më shumë për Shqipërinë! Ka patur një debat nëse mund të bëhej Park Kombëtar
29 Maj 2025, 14:12UNESCO dha rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere. Përpjekjet për mbrojtjen e lumit të egër të Shqipërisë dhe Evropës finalizohen me këtë vendim që pritet të hyjë në fuqi në muajin shtator.
-
Një nga ne/ ‘Shita 3 mijë euro çantën e krokodilit', historia e Vilsonit, polici që u bë artizan
28 Maj 2025, 20:39Nga aksionet policore dhe ditët e mbushura me tension dhe adrenalinë, Vilson Skuka ka gjetur qetësinë në punimin e çantave dhe portofolave. Pamundësia kohore për t’i bërë të dyja e detyroi të merrte një vendim.
-
Krasniqi për Report Tv: Presidentja Osmani është nën kërcënime serioze, dyshimet bien mbi shërbimet inteligjente ruse dhe serbe
28 Maj 2025, 19:45Eksperti i sigurisë Kol Krasniqi deklaroi se presidentja Vjosa Osmani është përballur me kërcënime serioze, që dyshohet se vijnë nga shërbime inteligjente ruse dhe serbe. Ai shtoi se Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet, ndërsa sfidë mbetet identifikimi i autorëve që veprojnë nga jashtë vendit.
-
-
-