Lajme nga emisionet
-
Situata politike, zgjedhjet e 11 Majit, koalicionet, beteja e SPAK me krimin dhe sulmet ndaj tij, ishin disa nga temat e trajtuara në "Studio Live” në Report Tv ditën e sotme, ku i ftuar për një analizë-intervistë ishte kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, deputeti Agron Duka
20 Shkurt 2025, 18:46 -
'Jemi vendi me përqindjen më të lartë të të paraburgosurve në Evropë', avokati Redi Ramaj: Duhet të ndryshojë mentaliteti i prokurorëve! Ligji është i qartë
20 Shkurt 2025, 14:33Avokati Redi Ramaj foli në Report Tv lidhur me numrin e lartë të masave të paraburgimit që kërkohen nga prokuroritë në vend dhe që firmosen nga gjykatat. Ramaj tha për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, se vendi ynë ka përqindjen më të lartë të të paraburgosurve në Europë.
-
Interesi i lartë nga diaspora e Italisë për 11 majin, flet nga Parma avokati Erion Begaj: Sallat plot kur vjen PD apo PS! Emigrantët kanë të njëjtën adrenalinë politike si në Tiranë
20 Shkurt 2025, 13:55Avokati Erion Begaj foli nga Parma e Italisë ku jeton për Report Tv. lidhur me ecurinë e regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit. Interesi i shqiptarëve në Itali është mjaft i lartë për të qenë zgjedhës në 11 maj dhe Begaj thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo ka të bëjë edhe me marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
-
'Nëse ka prokuror në SPAK pa integritet, duhen ndërruar', Martin Leka: Le të bëhen bashkë Berisha dhe Rama të ndryshojnë ligje dhe emra
20 Shkurt 2025, 13:43Analisti Martin Leka ishte sot në Report Tv ku foli mbi angazhimin e institucioneve si SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore, tashmë që për pak fillon fushata elektorale për 11 majin.
-
Bisedimet SHBA-Rusi, gazetari shqiptar në Moskë: Lavrov e bëri të qartë, 'nuk tërhiqemi nga territoret'! Takimi Trump-Putin së shpejti, BE dhe Zelensky do përfshihen në tryezë
20 Shkurt 2025, 12:24Gazetari shqiptar në Rusi, Misha Pumo foli në Report Tv lidhur me bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së në Riad të Arabisë Saudite për paqen në Ukrainë.
-
Meçe: Berisha kontrollon SPAK, prokurori i Veliajt politik! Elezi: Këta janë zhytur, s’ka Trump që i nxjerr nga bataku! Varaku: Kushdo që fiton, do e zhbëjë
19 Shkurt 2025, 22:54Debat për deklaratat e Jorida Tabakut dhe fatmir Xhafajt. A do e shkrijnë PS dhe PD Prokurorinë e Posaçme pas 11 Majit? Çfarë mendojnë të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv? Opinionet e Ibsen Elezit, Arben Meçes, Redi Varakut dhe Skerdilajd Dhulit mbi tematikën e nxehtë të aktualitetit
-
-
‘Repolitix’/ Meçe: Primaret e PD në dorën e kasapit Flamur Noka! Elezi: Berisha nuk largohet vetë, duhet mundur, listat mbahen sekrete! Dhuli: PD i ndërron gjithmonë deputetët
19 Shkurt 2025, 21:48Çfarë po ndodh me Primaret në Partinë Demokratike? Kjo ishte një nga temat kryesore të trajtuara mbrëmjen e sotme në “Repolitix” të moderatorit Denis Minga, në Report Tv. Te ftuar ish-deputeti demokrat Arben Meçaj, ish-kryetari i PD Kukës, Ibsen Elezi, juristi Skerdi Dhuli dhe analist Redi Varaku
-
'Të del shpirti, po s’ke treg', Laureta Lemezhi rrëfen jetën me sakrifica në Blinisht: Pas punëve të fshatit, bëj sapunë
19 Shkurt 2025, 20:44Lufton çdo ditë për të mbajtur në këmbë biznesin e saj të vogël të sapunerisë, një ëndërr e bërë realitet për Laureta Lemezhin rreth 14 vite më parë.
-
Kurti injoron prokurorinë speciale si Berisha/ Sheholli: Shembullin e tij mund ta ndjekin dhe serbët në Kosovë! Bilalli: Donte të ulte kostot elektorale, por tani duhet të dëshmojë
19 Shkurt 2025, 20:09Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi këtë të mërkurë në Gjykatë kërkesën që kryeministri Albin Kurti, të paraqitet për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
-
Arrestimi i Veliajt/ Deputeti Krashi: S’ka akuzë të qartë, duhej të ishte duke ushtruar detyrën! Sulmet ndaj SPAK? Hoxha: PS e PD janë bashkë
19 Shkurt 2025, 19:54Deputeti socialist, Lavdrim Krashi komenton në Report Tv arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
-
Topalli: Misteri i Ervis Martinajt s’do zgjidhet ndonjëherë, Bajri-Prendi sherr për drogën e humbur, interes për ‘Matrix’! Petraj: Skaner grupeve kriminale
19 Shkurt 2025, 19:47Operacionet në Shkodër dhe ngjarja e fundit, u analizuan në “Studio Live” ditën e sotme. Gazetarja Aida Topalli dha detaje në "Report Tv” për operacionin e fundit të RENEA-s ndaj fiseve Bajri dhe Prendi në Shkodër, hetimet për aplikacionin 'Matrix', dosjen e Ervis Martinajt dhe të tjera. Avokati Edmond Petraj kërkon skaner për grupet kriminale
-
-
Petraj në Report Tv: Veliaj të bëjë kallëzim ndaj Dados, nuk duhej arrestuar në zyrë, masa e tepruar! Prokurori u favorizua nga ligji! Topalli: Politika s’ndikon te Drejtësia
19 Shkurt 2025, 19:14Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, procedurat e ndjekura nga SPAK, masa shtrënguese e GJKKO-së dhe a qëndrojnë akuzat e ngritura nga SPAK, ishin disa nga temat e analizës dhe debatit në “Studio Live” ditën e sotme. Të ftuar të moderatorit Arbër Hitaj, në Report Tv, ishin avokati Edmond Petraj dhe gazetarja Aida Topalli
-
Dhimbja e kokës, çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi juaj? / Si të largoni dhimbjet e kokës me metoda natyrale nga Altin Joka
19 Shkurt 2025, 15:55Trajtimet natyrale për dhimbjen e kokës dhe llojet e dhimbjes që tregojnë një problem të brendshëm
-
'Europa po tkurret ekonomikisht', Arben Malaj: SHBA ka sfidë gjeopolitike me Kinën! Trump po zbeh partneritetin e Amerikës me BE-në
19 Shkurt 2025, 14:27Ish-ministri i Financave dhe eksperti i ekonomisë, Arben Malaj foli sot në Report Tv lidhur me luftën tregtare mes BE-së dhe SHBA-së, edhe pas deklarateve të Mario Draghi, ish presidentit të Bankës Qendrore Europiane.
-
Informaliteti i pagave, ekspertja e Ekonomisë: Nuk luftohet pa hequr korrupsion, BSH të vendos kushte për përdorimin e parasë kesh
19 Shkurt 2025, 14:02Fondi Europian i Trajnimeve (ETF) ka përllogaritur në të dhënat e fundit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri në 2023 që kanë pasur paga e ulëta. Lidhur me këtë ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj tha se pa luftuar korrupsionin në vend lufta ndaj informaliteti do jetë pa sukses.
-
Mentor Kikia: Retorika e Berishës për shkrirjen e SPAK, nonsens elektoral që i jep avantazh Ramës
19 Shkurt 2025, 14:02Kikia vlerësoi për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo retorikë është vijim i qëndrimeve të mëparshme të Berishës dhe Ilir Metës ndaj SPAK, por tashmë është bërë më agresive.
-
Takimi në Riad për paqen në Ukrainë, Agim Nesho: SHBA dhe Trump duan të ndajnë Rusinë nga Kina! Europa dhe Zelensky do jenë pjesë e bisedimeve me Putin
19 Shkurt 2025, 12:28Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho foli sot në Report Tv lidhur me bisedimet SHBA-Rusi në Riad të Arabisë Saudite për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Nesho thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se Europa dhe Ukraina nuk do lihen jashtë këtyre bisedimeve.
-
Prokuroria kërkon urdhër gjyqësor për paraqitjen e Kurtit, analistja nga Kosova: Deri tani ka bërë shaka, nëse nuk shkon merret forcërisht! Imazh i keq kur nuk respektohet drejtësia
19 Shkurt 2025, 12:00Analistja nga Kosova, Afërdita Maliqi foli sot në Report Tv, lidhur me kërkesën e prokurorisë ndaj Gjykatës Themelore në Prishtinë që ta urdhërojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të paraqitet në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit. Komenton dhe zgjedhjet në Kosovë, të cilat panë si forcë të parë Vetëvendosjen.
