Kosova & Rajoni
-
Në një tjetër episod të “diplomacisë së vaksinave”, Rusia e Putinit gjen përkrahje evropiane te Serbia e Vuçiqit. Vaksina Enteromix thuhet se kombinon materialin gjenetik të pacientit me indin tumoral (por komuniteti shkencor mbetet i kujdesshëm): “Së shpejti do të hapen klinikat për testimet”.
21 Tetor 2025, 16:28 -
Albin Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
21 Tetor 2025, 15:28Kurti u nominua më 11 tetor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të tentuar ta formojë Qeverinë e re dhe, sipas ligjeve të Kosovës, ai ka 15 ditë afat për ta bërë këtë, që nënkupton se atij i ka mbetur kohë vetëm deri më 26 tetor.
-
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Ish-ambasadori Arben Çejku: Roli i shqiptarëve në rënie! Xhezairi: Duhet pritur rezultati i balotazhit! Metaj: Mickoski është më i fuqishëm tani
20 Tetor 2025, 23:06Ish-ambasadori Arben Çejku tha se roli i shqiptarëve në Maqedoni tregon se ka një rënie. Ndërsa më tej Çejku tha se humbja e komunës së Kërçovës nuk mund të krahasohet me fitoren në Çashkë.
-
Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese
20 Tetor 2025, 21:33Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.
-
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Memishi nga koalicioni shqiptar VLEN për Report Tv: Fitorja në Tearcë pritej, qytetarët votuan ndryshimin
20 Tetor 2025, 19:44Kandidati fitues për kryetar për komunën e Tearcës nga koalicioni VLEN, Daut Memishi tha se në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan për ndryshimin.
-
Osmani: Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, e kritikon Listën Serbe për pengesa
20 Tetor 2025, 14:51Presidentja Vjosa Osmani thotë se është në interes të Kosovës ta ketë sa më parë një qeveri të re dhe me mandat të plotë kushtetues. Osmani: Vonesa që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat, jo vetëm të Kosovës si shtet, por të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët
-
-
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fitore bindëse e VMRO-DPMNE dhe aleates shqiptare në pushtet VLEN! Tjetër goditje për LSDM-në, bie dhe koalicioni i udhëhequr nga BDI e Ali Ahmetit
20 Tetor 2025, 07:02VMRO – DPMNE fiton në 34 komuna, në 19 të tjera që kryeson nuk siguroi 50% të votave. E dyta renditet VLEN e shqiptarëve merr 5 komuna, në 4 shkon në balotazh. Koalicioni AKI i drejtuar nga partia e Ali Ahmetit fitoi 5 komuna. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor.
-
-
-
-
-
-
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrja në votim mbi 31% deri në orën 15:00
19 Tetor 2025, 17:22 -
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, gazetari Artan Nuhiu: Rezultati në Çair dhe Tetovë mund të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare
19 Tetor 2025, 16:05Gazetari Artan Nuhiu nga Shkupi, në një prononcim për Report Tv, ka zbuluar zhvillimet e fundit në lidhje me zgjedhjet lokale që po mbahen në 81 komuna në Maqedoninë e Veriut.
-
Policia iu gjeti kanabis dhe armë në fermën e tyre, arrestohen tre shqiptarët në Greqi
19 Tetor 2025, 14:24Një 62-vjeçar shqiptar së bashku me dy djemtë e tij, janë arrestuar nga policia në Selanik të Greqisë, pasi janë kapur duke poseduar kanabis dhe armë në një fermë në komunën e Thermiut.
-
-
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, analisti Neziri për Report Tv: Gara më e fortë në Tetovë! Shqiptarët të përçarë në disa komuna (VIDEO)
19 Tetor 2025, 12:28Analisti Xhelal Neziri tha se Tetova është gara më e fortë në këto zgjedhje, pasi sipas tij garojnë dy figura të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut.
-
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Grenell sulmon sërish Gjykatën Speciale të Hagës: Është tërësisht e korruptuar, t’i ndërpritet financimi
19 Tetor 2025, 09:21Dy ditë më parë, pas protestës së madhe në sheshin “Skënderbej” në Tiranë që mblodhi mijëra shqiptarë, Grenell theksoi se Haga ka dalë jashtë kontrollit dhe se Smith e kishte shkaktuar këtë reagim qytetar.