Kosova & Rajoni
-
Një avion i tretë me 131 afganë kanë mbërritur në Kosovë. Ata erdhën me avionin e forcave amerikane nga Gjermania. Tashmë Kosova ka strehuar 355 afganë për të qëndruar përkohësisht në bazën ushtarake amerikane “Bondsteel” që është nën komandën e KFOR-it.
31 Gusht 2021, 12:52 -
Kosovë, arrin grupi i dytë i afganëve
31 Gusht 2021, 11:24Mediat në Kosovë bëjnë të ditur së në Prishtinë ka arritur grupi i dytë i shtetasve afganë të cilët janë evakuuar nga Kabuli gjatë ditëve të kaluara. Siç bëhet e ditur edhe ky grup është i përbërë nga afganët që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan.
-
Arrijnë 149 afganët e parë në Shkup! Refugjatët strehohen në një hotel në periferi të Shkupit
31 Gusht 2021, 10:25Pas Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonia e Veriut bëhet I treti vend në rajon që mirëpret afganët e larguar nga vendi pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët.
-
Dallimi mes mushkërive të pacientëve me COVID të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar (VIDEO)
30 Gusht 2021, 21:20Me qëllim që të rrisin numrin e të vaksinuarve në Kosovë, ndërkohë që rastet e reja kanë njohur shifra rekord, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një spot ku evidentohet dallimi në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar.
-
Fluks në Morinë, radhë të gjata automjetesh në pritje për të hyrë në Kosovë
30 Gusht 2021, 20:55 -
COVID/ BE përditëson përditëson të dhënat, Shqipëria mes vendeve të sigurta për të udhëtuar! Në listën e 'zezë' Kosova, SHBA e Maqedonia e Veriut
30 Gusht 2021, 20:30BE ka rekomanduar në 30 gusht që shtetet anëtare të heqin kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, ndërsa Kosova është në listën e vendeve jo të sigurta për të udhëtuar. Po ashtu BE do të ndalojë udhëtimet jothelbësore me Amerikën Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi.
-
Kosova e 'mbërthyer' nga COVID, mjeku infeksionist: Vala më e ashpër që nga fillimi i pandemisë! Autoriteteve i ka dalë situata nga duart, masat kufizuese të vonuara
30 Gusht 2021, 15:45Varianti Delta dhe masat liruese të pakontrolluara që u morën nga qeveria më herët janë dy faktorët që, sipas mjekut infeksionist Ilir Tolaj, kanë ndikuar në përhapjen e shpejtë dhe të pakontrolluar të COVID-19 në Kosovë. Për Report Tv, mjeku u shpreh se autoriteteve në Kosovë situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe se masat kufizuese që hyjnë sot në fuqi, janë shumë të vonuara.
-
Kosovë/ 20 viktima në 24 orët e fundit! Mbushen kapacitet e spitaleve, nga nesër ambulancat në QKUK do shërbejnë vetëm për pacientë me COVID
30 Gusht 2021, 15:17Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë tejet e rënduar, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 viktima nga COVID-19. Ndërkohë që në vend janë raportuar edhe 932 raste të reja të infektuara. Në vend numri i rasteve aktive është 26.525.
-
-
Gabriel Escobar, diplomati amerikan prej dekadash i angazhuar në Serbi do ta zërë vendin e Mathew Palmer
30 Gusht 2021, 13:50Gabriel Escobar, diplomati amerikan i angazhuar në Serbi deri më tani, pritet që javën e ardhshme të marrë detyrën e Zëvendës ndihmës sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kjo pozitë më parë është mbajtur nga Matthew Palmer, i cili ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor.
-
Rritet rreziku nga varianti delta, qeveria greke: Vaksinimi për punonjësit e shëndetësisë me detyrim, kush nuk e bën pezullohet nga puna nga 1 shtatori
30 Gusht 2021, 13:25Teksa një valë tjetër e COVID-19 po kaplon sërish vendet, në Greqi ka përfunduar afati për vaksinimin e detyrueshme të punonjësve të shëndetësisë.
-
-
Hyjnë në fuqi masat kufizuese, në Kosovë vetëm me vaksinë dhe test COVID! Policia i kthen mbrapsht, qytetarët bllokojnë Morinën
30 Gusht 2021, 08:28Prej ditës së sotme në Kosovë futesh vetëm me vaksinë ose test COVID. Nisur nga kjo masë, këtë paradite dhjetëra qytetarë janë kthyer në Morinë sepse nuk ishin të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Në shenjë proteste, shqiptarët kanë bllokuar për disa minuta futjen e automjeteve me targa kosovare drejt territorit të Shqipërisë, por kjo situatë u normalizua pas ndëryhrjes së policisë së Kukësit.
-
Mbërrijnë 130 afganët e parë në Kosovë, u nisën nga baza e NATO-s në Gjermani
29 Gusht 2021, 20:31130 afganët e parë kanë mbërritur sot në Kosovës për t'u strehuara, ndërsa avioni është nisur nga baza e NATO-s në Gjermani. Kosova priten të strehojë rreth 2 mijë afganë, ndërsa qëndrim i tyre pritet të zgjasë për një vit.
-
-
Erdogan vizitë në Bosnje e Mal të Zi, ‘sulmon’ Francën dhe Holandën për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
29 Gusht 2021, 14:05Presidenti Turk Recep Tayyip Erdogan ishte të premten në Bosnje Hercegovinë, ku mori pjesë në Samitin e Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP). Në këtë samit morën pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shtete si Sllovenia e Bullgaria.
-
-
Kosovë/ Mbi 1100 pacientë me COVID-19 të shtruar në spitalet e Kosovës
29 Gusht 2021, 13:57 -
-
Numri i lartë i infektimeve me COVID-19, Kurti anulon vizitën në Austri, kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare
29 Gusht 2021, 13:23Kryeministri Albin Kurti ka thirrur në një mbledhje urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Kjo mbledhje vjen pas situatës së pandemisë në Kosovë, ku kohët e fundit numri i infektimeve me COVID-19, si edhe i viktimave është rritur ndjeshëm.