Kronikë
-
Në qarkun e Tiranës, zjarri në Malin e Dajtit vijon të jetë aktiv, në një sipërfaqe të mbuluar me pyll ahu dhe shkurre. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse, efektivë të Agjencisë për Zonat e Mbrojtura dhe 55 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me mjete, autoambulancë dhe një helikopter.
8 Shtator, 07:23 -
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçari vritet në derën e shtëpisë, plagoset i ati! Në pranga autori, shkoi për tu sqaruar pas sherrit në lokal (EMRAT+VIDEO)
8 Shtator, 06:5524-vjecari Ylberi Luli qe punonte udhërrefyes turistik, u vra sot në Shkodër, ndërsa i ati mbeti i plagosur. Autori i dyshuar, është vënë në pranga. Policia tha se sherri nisi fillimisht në lokal e më pas u zhvendos në banesën e viktimës.
-
-
Përfshihet nga zjarri një banesë në Levan të Fierit, flakët shkrumbojnë totalisht objektin (VIDEO)
7 Shtator, 19:58Pronari i banesës së djegur, Barjam Sulejmani, tha se banesa ishte e pabanuar dhe se në momentin e zjarrit nuk ndodhej aty. Sipas tij, zjarrfikësit dyshojnë se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
-
-
-
-
-
-
-
-
Përplasja për pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Vendimi ynë i qartë, të zbatohet! Morëm pagat e vjetra vetëm prej buxhetit
7 Shtator, 13:22Gjykata Kushtetuese ka reaguar për herë të parë pas ngërçit të krijuar për pagat e drejtësisë. Kushtetuesja thotë se Kuvendi duhet të zbatojë vendimin e saj për një formulë të re për llogaritjen e pagave.
-
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy të rinj në Elbasan! Sekuestrohen 2 makina (VIDEO)
7 Shtator, 13:12Dy të rinjtë janë të moshave 20 dhe 23 vjeç.
-
'Përgjaken' rrugët, 22 viktima e 207 të plagosur në gusht! Eksperti: Kodi s’po i frenon aksidentet! Gjoba nuk mjafton, s’ka vizion për sigurinë
7 Shtator, 13:07Dy persona humbën jetën në 2 aksidente rrugore sot në Shqipëri. Vetëm gjatë gushtit, janë shënuar 159 aksidente, me 22 viktima dhe 207 të plagosur. Ekspertët rrugorë e gjejnë problemin te autoshkollat që nxjerrin shoferët e rinj. Sipas tyre, ashpërsimi i Kodit jo vetëm që nuk i frenon aksidentet, por ushqen korrupsionin.
-
Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Ishull-Lezhë, vetëm dëme materiale
7 Shtator, 12:22Një sasi lënde plasëse shpërtheu rreth orës 03:50 në portën e jashtme të rrethimit të një banese në Ishull-Lezhë. Nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale.
-
Tiranë/ 13 467 gjoba në një javë, 32 të arrestuar! Shoferë të dehur e me celular në timon, dy tentuan të korruptonin policët (VIDEO)
7 Shtator, 12:16Policia Rrugore e Tiranës vendosi 13 467 gjoba në një javë për shkelje si parkimi i gabuar, përdorimi i celularit, mosvendosja e kaskës dhe rripit apo drejtimi nën efektin e alkoolit. 32 persona u arrestuan, ndërsa 75 mjete u bllokuan.
-
-
Zjarre në Pukë, Shkodër dhe Lezhë, digjen qindra ha pyje! Droni ‘kap’ 2 piromanë, ministri Lamallari: Ndëshkim për shkelësit (VIDEO)
7 Shtator, 10:38Situata nga zjarret në vend paraqitet kritike në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë dhe në kodrat e Bardhajve në Shkodër. Kritike situata është edhe në fshatin Rras të Lezhës, ku janë djegur varrezat. Ndërkohë që në të gjithë vendin numërohen të paktën 14 vatra aktive. Dy piromane u arrestuan.
-
Tjetër aksident, përplasen dy makina në Pogradec-Korçë, plagosen dy vajza (VIDEO)
7 Shtator, 10:15Të dy mjetet udhëtonin në sense të kundërta, ndërsa humbja e kontrollit ka bërë që njëri prej tyre të përplaset me mjetin që vinte përballë.
-
Fier/ Ndezi zjarr në grykëderdhjen e lumit Seman, pranga të riut! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar
7 Shtator, 10:11Një 60-vjeçar në Eskaj u vu në pranga pasi kishte ndezur zjarr qëllimisht në tokën që kishte marrë me qira. Për dy të moshuar të moshave 71 dhe 77 vjeç, policia ka nisur hetim në gjendje të lirë për zjarret e ndezura në tokat e tyre, përkatësisht në Varibop të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës.