Kronikë
-
Vendimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit erdhi disa ditë pas Komisioni Europian në një përgjigje ekskluzive për Report Tv, i kërkoi Kuvendit të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, qoftë ky arrest me burg, në shtëpi apo edhe kontroll banese.
22 Shkurt, 19:16 -
-
Në gjykim si anëtar i organizatës, gazetari Artan Hoxha kishte vetë Sky Ecc (chati i kriminelëve)! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto
22 Shkurt, 15:16Vetëm 10 ditë pas arrestimit të gazetarit Elio Laze, një tjetër gazetar, edhe ky analist i “Syri Tv”, bëhet gati të përballet me drejtësinë në gjyq. Artan Hoxha është dërguar për gjykim si anëtar i një organizate kriminale, niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Nga dosja e SPAK, gazetari Artan Hoxha rezulton të kishte vetë një llogari në SKY ECC, dhe bisedat i zhvillonte vetë direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare Suel Çela, i njohur ndryshe si Marius Lulaj. “Suel Çela kujdesej për Artan Hoxhën si për anëtarët e tjerë të organizatës kriminale”, thuhet në dosje.
-
-
Buçpapaj dyshohet se e qëlloi me thikë sepse i bllokoi rrugën, dalin pamjet e vrasjes së Egli Pashollarit në Tiranë (VIDEO)
22 Shkurt, 14:59Kanë dalë pamjet nga momenti i vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari në Tiranë, ngjarje e ndodhur të premten (20 shkurt).
-
Elbasan/ Shtylla e tensionit rrezikonte të binte, nisin punimet për demontimin e saj! Disa fshatra do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike (VIDEO)
22 Shkurt, 14:40Disa fshatra të Elbasanit do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike, teksa po punohet për çmontimin e një shtylle të tensionit të lartë, që rrezikonte të binte nga rrëshqitja e dherave.
-
Shfrytëzonin një të huaj për prostitucion në Tiranë, arrestohen dy persona
22 Shkurt, 13:10Të arrestuarit gjatë operacionit të koduar “Network 3”. janë R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.
-
Nga Vlora e Mallakastra në protestën kundër resortit të Ulajt në Rrjoll, banorët: Po na grabit tokat, s’na e ka bërë as serbi, as turku (VIDEO)
22 Shkurt, 13:09Banorëve të Rrjollit, që po protestojnë prej ditësh për të kundërshtuar ndërtimin e resortit të Bashkim Ulajt në tokat e tyre, u janë bashkuar edhe qytetarë nga Vlora e Mallakastra.
-
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër (EMRI+VIDEO)
22 Shkurt, 12:25Policia e Shkodrës ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali.
-
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Arrestohet Prek Molla pas përplasjeve me policinë dhe punonjësit e kompanisë së ndërtimit! Në kërkim 5 të tjerë
22 Shkurt, 11:36Policia njofton se ka arrestuar Prek Mollën, banor i fshati Baks-Rrjoll në Velipojë, pasi së bashku me 5 të tjerë kanë goditur një punonjës të firmës “Gener 2”, e cila po kryen punimet për ndërtimin e resortit të botuesit dhe biznesmenit Bashkim Ulaj, si dhe kanë kërcënuar një punonjëse policie.
-
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut (VIDEO)
22 Shkurt, 11:37Prokuroria ka nisur hetimet ndaj deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, pasi gjatë protestës së 20 shkurtit të organizuar nga PD, ata dhunuan një agjent policie dhe një qytetar, të cilin e ngatërruan me polic civil.
-
Me pistoletë dhe pushkë sportive në makinë, arrestohet 41-vjeçari në Fier! Në pranga edhe një i ri për ‘moskallëzim krimi’
22 Shkurt, 11:19Policia sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, një armë zjarri sportive tip pushkë ajrore, 2 celularë dhe automjetin me të cilin po udhëtonin 2 të arrestuarit.
-
'Paralizohet' juglindja, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për shembjen e aksit Librazhd-Pogradec! ARRSH: Mund të hapet sot! Ura e degraduar, duhet shembur (VIDEO)
22 Shkurt, 11:06Për shkak të dëmtimeve në rrugën Librazhd-Pogradec, ARRSH bllokoi tërësisht qarkullimin. Prej më shumë se 24 orësh, lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rruge që kalohet me vështirësi për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe që shton distancën me një orë.
-
Dyshime për falsifikim dhe tregtim pa autorizimet përkatëse, Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike në Tiranë
22 Shkurt, 11:043130 pajisje elektronike janë bllokuar në Tiranë nga Antikontrabanda në bashkëpunim me 2 drejtori të tjera, pas dyshimeve për falsifikim dhe tregtim pa autorizimet përkatëse.
-
Tentativa vrasjesh, trafik droge dhe korrupsion, SPAK mbyll hetimet për organizatën kriminale të Suel Çelës, dërgon për gjykim 21 persona! (EMRAT+AKUZAT)
22 Shkurt, 10:09SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin e Suel Çelës. Të pandehur janë 21 persona, mes të cilëve ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ish-shefi i krimeve, Dedan Gjoni, si dhe gazetari Artan Hoxha.
-
Dyshohet se ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti në Tiranë
22 Shkurt, 09:44Policia ka sekuestruar rreth 40 mijë euro në valuta të ndryshme në subjektin në fjalë dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2 milionë euro.
-
Furnizoi ‘Benzin’ me naftë dhe u largua pa paguar duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë (VIDEO)
22 Shkurt, 09:2328-vjeçari i arrestuar kishte qenë më parë i dënuar në Itali për grabitje dhe i është ndaluar hyrja në këtë shtet për 10 vite.
-
Motomjeti përplaset me makinën në aksin Lushnjë–Berat, dërgohet në spital motoristi
22 Shkurt, 09:08Aksi i vjetër rrugor Lushnjë–Berat është pothuajse i frekuentuar vetëm nga mjetet e banorëve të disa fshatrave dhe nuk ka trafik të rënduar, pasi shumica e lëvizjeve kryhen nga aksi i ri, që nuk kalon brenda fshatrave.
-
Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë, arrestohet autori! Dëshmia: Parkoi makinën para shtëpisë time, nuk pranoi ta lëvizte (VIDEO)
22 Shkurt, 08:45Ngjarja e rënë ndodhi më 21 shkurt në lagjen Nr.3 të Kavajës. Autori ka dalë nga shtëpia e tij dhe i ka kërkuar 48-vjeçarit Isufi që të largonte makinën. Ky i fundit ka refuzuar dhe ka nisur debati, gjatë të cilit Land (Puja) Deraj ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në zemër Skerdilajd Isufin.