Kronikë
-
26 Prill, 12:30
-
258 doza kokaine dhe 15 heroine, policia godet dy raste përdorimi dhe shpërndarjeje droge (EMRAT+VIDEO)
26 Prill, 12:22Gjatë kontrollit të Redon Nelës dhe Bekim Rrustemajt, policia nuk gjeti sende të kundraligjshme, por tek ambienti ku qëndronin gjetën 258 doza kokaine dhe 8 doza hashash. Brenda një banese policia gjeti 9 persona të cilët po konsumonin lëndë narkotike heroinë.
-
Momente paniku në Zvërnec, autobusi me nxënës del nga rruga, s'ka të lënduar! Zyrtari i Zjarrfikëses: Ndërhyrja në kohë shmangu një fatkeqësi të mundshme (VIDEO)
26 Prill, 11:49Një autobus me nxënës ka dalë nga rruga në Zvërnec të Vlorës, duke krijuar panik te të miturit që ndodheshin brenda tij. Zyrtari i Zjarrfikëses, Luan Kapaj, tha se ndërhyrja në kohë bëri të mundur që të mos kishte asnjë fëmijë të lënduar.
-
Me pistoletë në çantë, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë (EMRI+VIDEO)
26 Prill, 11:31Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij, Florjan Rrokajt iu gjetën pistoleta dhe fishekët, të cilat iu sekuestruan.
-
Operacion kundër lojërave të paligjshme të fatit në Kavajë, sekuestrohen 16 makineta! Shpallen në kërkim 2 persona (EMRAT+VIDEO)
26 Prill, 10:52Dy persona janë shpallur në kërkim dhe 16 makineta janë sekuestruar në kuadër të një operacioni kundër lojërave të paligjshme të fatit në Kavajë.
-
Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital me shenja dhune! Mister rrethanat, policia heton në 2 pista
26 Prill, 10:10Dyshimet janë që 60-vjeçari të jetë dhunuar me sende të forta në bypass-in e Lungomares, në brendësi të pallateve. Një burim nga spitali i Vlorës i tha Report Tv se 60-vjeçari ka në kokë plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, dhe dyshohet edhe se mund të ketë qëlluar veten.
-
-
-
Përfshihet në flakë automjeti i gazetarit në Bulqizë, mister rrethanat! Sami Curri: Totalisht e qëllimshme, duan të më frikësojnë (VIDEO)
26 Prill, 07:14Sami Curri punon si gazetar prej 10 vitesh dhe puna e tij përqendrohet te ngjarjet rreth prokurimeve publike, monitorimit të punës së pushtetit vendor dhe drejtësisë në qarkun Dibër. Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e një zjarrvënieje të qëllimshme, siç vetë gazetari dyshon.
-
Aksident në rrugën Librazhd-Elbasan, humb jetën 45-vjeçari! Motomjeti del nga rruga, shpëton mrekullisht bashkëshortja
26 Prill, 07:0845-vjeçari ka humbur jetën në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është dëmtuar lehtë.
-
E rëndë në Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident! Punonin në kampin e Gjadrit, mjeti përfundoi në kanal teksa ktheheshin në shtëpi (EMRAT+VIDEO)
25 Prill, 23:28Mjeku i njohur lezhian Anton Keçi dhe e bija, gjithashtu një studente e Mjekësisë, humbën jeten në një aksident tragjik që u konstatua disa orë pasi kishte ndodhur në afërsi të fshatit Gocaj të Lezhës. Shkak për ngjarjen e rëndë duket se është bërë humbja e kontrollit nga 20- vjeçarja Bora Keçi, çfar solli dhe përmbysjen e mjetit në kanalin anësor të rrugës.
-
Vlorë/ 55-vjeçari dhunohet me shkopinj e me sende të forta në Lungomare, policia nis hetimet
25 Prill, 22:03Një person është goditur me shkopinj e sende të forta në zonën e Lungomares mbrëmjen e sotme.
-
Forcimi i Bashkëpunimit për Zhvillim Shqipëri-Gjermani, nënshkruhet Protokoll i Ri në Tiranë! 29 milionë euro financim
25 Prill, 17:28Dita e parë e negociatave u përqendrua në një dialog të gjerë politik dhe sektorial, duke adresuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, qeverisjen e mirë dhe avancimin e reformave kyçe.
-
I dënuar me 2 vite burg për vjedhje, policia e Elbasanit kap 45-vjeçarin e shpallur në kërkim (VIDEO)
25 Prill, 15:26Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 18.03.2026, e ka dënuar 45-vjeçarin me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 4 muaj burgim.
-
Aksidentet me vdekje në Thumanë e Tiranë, në pranga 2 shoferë
25 Prill, 13:35Drejtuesit e automjeteve që shkaktuan 2 aksidente me vdekje të premten në Fushë-Krujë dhe në Tiranë u arrestuan nga policia.
-
Banorët e Rrjollit në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt: I bëjmë thirrje shqiptarëve të na bashkohen, nuk ikim nga toka jonë
25 Prill, 13:09Në protestë nuk ka munguar prania e forcave të policisë, ndërsa banorët kanë vijuar me akuzat se policia po mbron zaptuesit e tokave të tyre. Banorët i bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’u bashkohen.
-
Vlorë/ Ktheu banesën në bazë droge, pranga 53-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut, nën hetim 2 bashkëpunëtorët
25 Prill, 12:25Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së drogës, duke arrestuar një 53-vjeçar dhe duke vënë nën hetim dy bashkëpunëtorët e tij.
-
Plagosi 35-vjeçarin me armë zjarri në Kurbin, në kërkim autori dhe një tjetër! Nën hetim mjeku roje i spitalit, nuk njoftoi policinë
25 Prill, 12:01Policia ka zbardhur plagosjen më armë zjarri të 35-vjeçarit Akil Tahiri në Kurbin. Policia shpall në kërkim autorin, dhe një tjetër person për moskallëzim krimi.
-
Vrasja në Memaliaj/ Gjykata i Gjirokastrës lë në ‘arrest shtëpie’ 3 të arrestuarit! Prokuroria: Autorët dërguan në spital vëllain e plagosur dhe u arratisën
25 Prill, 11:56Sipas prokurorisë, sherri ka nisur mes dy personave që nuk ishin pjesë e asnjë grupi rival. Më pas kanë ndërhyrë personat e arrestuar. Viktima, Endri Goxhaj, në këtë moment ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të Dali Nelës, duke shkrehur katër plumba.
-
Ktheu lokalin në kazino, në pranga 33-vjeçari në Tiranë! Arrestohet dhe punonjësi
25 Prill, 11:48Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celularë, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.