Kronikë
-
Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Portin e Durrësit.
10 Prill, 11:47 -
Gjirokastër/ Ra nga tarraca e hotelit, ndërron jetë bashkëpronari 60-vjeçar
10 Prill, 11:4660-vjeçari Krenar Stroka, gjendej në tarracën e hotelit “Olimpik” kur ra nga një lartësi rreth 15 metra. Ai u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.
-
Gjykata e Lartë nisi rishikimin e praktikës së arrestit/ Beqaj: Asnjë vendim nuk lidhet me rastin tim, do vazhdoj të qëndroj në burg si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi
10 Prill, 11:23Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar pas mbledhjes së Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të thirrur nga kryetari Sokol Sadushi
-
Dëmtuan Urën e Milotit me qëllim vjedhjen e elementëve metalikë, fillon riparimi i dëmeve! S’ka pengesë për qarkullimin
10 Prill, 11:22Sipas verifikimeve të kryera nga autoritetet përgjegjëse, dëmtimi dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm, me synim vjedhjen e elementëve metalikë. Rasti është referuar pranë organeve kompetente për hetime të mëtejshme.
-
Vodhi paratë duke kërcënuar farmacisten me thikë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (EMRI+VIDEO)
10 Prill, 11:06Pamjet tregojnë Bledjan Shkëmbin, me maskë të zezë në kokë teksa merr paratë në dyqanin në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe më pas largohet. Kamera të ndryshme sigurie kanë filmuar itinerarin e tij, kohë gjatë së cilës shfaqet pa maskë.
-
Organizonte baste sportive në lokalin e tij, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
10 Prill, 10:50Një 21-vjeçar, klient i lokalit në rrugën “Kastriotët”, është vënë nën hetim pasi iu gjet një mjet prerës. Celularët e dy të rinjve janë sekuestruar, si dhe arma e ftohtë.
-
Jurgis Çyrbja kërkon rrëzimin e vendimit të GJKKO për dekonspirim operacioni policor e korrupsion në zgjedhje, Apeli ‘flet’ më 24 prill
10 Prill, 10:39Ish deputeti socialist Jurgis Çyrbja përmes avokatëve mbrojtës, ka pretenduar se vendimi i shkallës së parë është i paarsyetuar, nuk provohet vepra penale e nxjerrjes së sekretit shtetëror si dhe nuk qëndron akuza e korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje.
-
Iu mohua leximi i akteve hetimore, Veliaj në Kushtetuese: Zhbëni kalimin e dosjes në gjyq! Ligji i bën gjyqtarët e GJKKO ‘vartës’ të SPAK
10 Prill, 10:39Erion Veliaj i kërkon Kushtetueses shpalljen antikushtetues të nenit 14 të ligjit për SPAK e GJKKO, pasi sipas tij e bën gjyqtarin të varur. Veliaj dhe avokati i tij thonë kjo çështje është një sfidë për rivendosjen e rendit kushtetues dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si funksionon drejtësia në këtë vend.
-
Apeli i GJKKO e ktheu në burg për 10 ditë, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako rekurs në Gjykatën e Lartë
10 Prill, 09:23Përveç Vangjush Dakos, rekurs kanë bërë edhe Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku të gjetur fajtorë për shpërdorim detyre rreth tenderave në bashki. Relator i çështjes do të jetë gjyqtari i lartë Genti Shala.
-
Po transportonte veshje të kontrabanduara me vlerë rreth 45 mijë euro, në pranga 26-vjeçari
10 Prill, 09:03Në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues.
-
Iu gjetën pistoletë e kokainë në hotelin ku qëndronte, pranga 42-vjeçarit në Kurbin
10 Prill, 08:28Policia ka sekuestruar armën, fishekët, lëndën narkotike dhe 2 celularë.
-
E rëndë në Sarandë, i riu vdes teksa punonte në të zezë në Orange Club! Ra në kontakt me rrymën elektrike, pranga administratorit (EMRAT)
10 Prill, 07:35I riu Igli Gjoca dyshohet se po punonte për rregullimin e skenës kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Administratori i arrestuar, Ermal Fataj akuzohet për punësim të paligjshëm dhe shkelje të rregullave në punë.
-
Spahiu: Në Shqipëri arrestohen hajdutët e xhepave, jo xhepistët e taksave të shtetit! Berisha i pandehur, s’mund të sulmojë Gjykatën e Lartë
9 Prill, 23:17Spahiu tha se në Shqipëri në qelitë e paraburgimit janë kryesisht të varfërit dhe ata që ai i cilësoi si 'hajdutë të xhepave'. Ndërsa ata që ai i cilësoi si ‘hajdutë të xhepave të shtetit’, sipas Spahiut qëndrojnë të lirë.
-
Alarmi me paraburgimet/ Shella: Klasifikohemi si vend i botës së tretë, shtet mesjetar dhe gogol! Karanxha: Qelitë janë mbushur me fukarenj! Petraj: Sistemi është masakruar
9 Prill, 22:57Për avokati Leonard Karaj, vendimi i Gjykatës së Lartë për të riparë praktikën e paraburgimeve, ishte një ‘qokë’ politikë në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe disa vartësve të tij. Ndërsa për ish-prokurorin Karanxha, avokatin Petraj dhe Gert Shellën, numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri është jashtë çdo standardi të BE-së.
-
Rrëzohet burgu përjetë, Apeli zbut dënimin për vrasësin e Policit në Fier! E dënon me 35 vite burg
9 Prill, 22:17Konflikti mes viktimës dhe Azgan Mërnicës, nisi për shkak se ky i fundit teksa i jepte makinës, u fut në kthesë me shpejtësi të lartë, pa e kontrolluar rrugën. Polici i ka tërhequr vëmendjen për këtë veprim, ndërsa Mërnica ka zbritur nga makina dhe ka sulmuar me armë zjarri.
-
VIDEO/ Momenti kur pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë
9 Prill, 22:14Report Tv ka siguruar videon e momentit kur pitbulli sulmoi dhe kafshoi në kokë një 4-vjeçare ditën e djeshme në Lungomaren e Vlorës.
-
Dëmtohet Ura e Milotit, ARRSH: Tentativë e qëllimshme grabitjeje, pas riparimit rikthehet qarkullimi normal
9 Prill, 18:49Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se fugat metalike të urës janë dëmtuar qëllimisht, ndërsa inxhinierët janë dërguar menjëherë në terren për verifikim.
-
Ekskluzive/ Çerek shekulli arrati! Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vranë për të marrë hakun e babait të tij
9 Prill, 17:12Interpol Tirana arriti të zbulojë përmes sistemit të krahasimit të fotove, se dy shqiptarë të cilët jetonin me identitet të rremë prej më shumë se dy dekadash në Itali, janë dy vëllezër në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për vrasje në Lushnje. Artur dhe Arben Mëhilli vranë në vitin 1999 një të ri, për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tyre, Sokol Mëhilli, i cili është babai i gazetarit që u bë i njohur nga Big Brother, Stenaldos.
-
Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit, Lamallari takim me studentë e Akademisë së Sigurisë: Po hyni në një sistem që po ndryshon
9 Prill, 16:36Përveç indeksimit të pagave, Lamallari nënvizoi se është bërë realitet edhe trajtimi i ushqimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, një detyrim ligjor i mbetur i pazbatuar për shumë vite, i cili tashmë garanton një mbështetje konkrete për çdo efektiv.
-
Funksiononte si depo uji, IKMT vijon aksionin në Vlorë për prishjen e ndërtesave pa leje
9 Prill, 16:01Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar edhe këtë të enjte aksionin për prishjen e ndërtesave pa leje në Vlorë