Kronikë
-
“Koordinata” ka çuar në gjetjen e disa parcelave të mbjella dhe në asgjësimin e 5999 bimëve apo fidanëve të dyshuar kanabis sativa. Aksioni është kryer nga toka dhe ajri me dronë e patrulla këmbësore
19 Qershor 2025, 12:27 -
Afera Partizani/ Kërkon revokim të masës së sigurisë, GJKKO shtyn shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit
19 Qershor 2025, 12:12GJKKO ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së Malltezit për revokimin e masës së sigurisë. Seanca e radhës do të mbahet më 30 qershor, në orën 09:30, ditën kur do mbahet edhe seanca e parë në themel për dosjen Partizani.
-
Vlorë/ Zjarr në pyllin e Sodës në Zvërnec, tymi ‘pushton’ zonën! Dyshohet i qëllimshëm! Pushuesit largohen nga plazhi (VIDEO)
19 Qershor 2025, 12:14Një zjarr ka rënë sot në hyrje të fshatit Zvërnec, duke shkaktuar kështu djegien e shkurreve dhe pemëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun.
-
‘Plumbi i artë’/ SPAK mbyll hetimet për fraksionin me 11 të pandehur! Mes të akuzuarve Suel Çela, Martinaj, Çapja, Çela e Festim Qoli
19 Qershor 2025, 11:49Rrëfimet e Dumanit dhe Alibejt i japin fund fashikullit tjetër të dosjes voluminoze, zbardhen të paktën 4 vrasje dhe krime në mbi një dekadë. Nga ekzekutimi i nënë e bir, Elvis e Fatmira Deda, te eliminimi i Dorjan Shkozës, Anxhelo Avdisë e Emiljano Ramazanit. Të pandehur edhe: Kamber Mehja, Eljo Bitri, Dine Çami, Tom Qorri, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika. Dosja u veçua pasi janë të gjithë në kërkim. KLGJ caktoi gjyqtarin Kujtim Vranici të Gjykatës së Tiranës për seancën paraprake, pasi ishin konsumuar gjyqtarët e GJKKO-së
-
Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët! Hera e tretë brenda qershorit, tymi mbulon zonën
19 Qershor 2025, 11:33Fusha e mbetjeve në periferi të Vlorës u përfshi sërish nga flakët mesditën e sotme duke krijuar një re të dendur tymi, në kulmin e sezonit turistik. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për neutralizimin e flakëve.
-
Dosja ‘ARRSH’/ Dështon seanca e parë në GJKKO për ish-drejtorin Berberi dhe 21 të tjerët! Munguan avokatët, shtyhet për më 3 korrik
19 Qershor 2025, 11:18Mungesa e tre mbrojtësve ligjorë u bë shkak për shtyrjen e seancën në datë 3 korrik. Mes grupit të të pandehurve janë ish-drejtori i arrestuar i ARRSH, Evis Berberi dhe zyrtarë të tjerë të institucionit dhe sipërmarrjeve private. Hetimet për grupin e “ARRSH” u mbyllën pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, teksa çështja po shqyrtohet në GJKKO nga gjyqtari Bib Ndreca
-
Stani i drogës në Kashnjet, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon dosjen për gjykim, të pandehur vëllai i deputetit të PS dhe 2 të tjerë
19 Qershor 2025, 11:13Prokuroria e Lezhës merr të pandehur Armando Ndrecën, Armel Nikdukajn dhe Elvis Shpellzaj. Operacioni vitin e kaluar, u sekuestruan 2973 bimë narkotike, llamba dhe pajisje ventilimi
-
VIDEO/ ‘Droni’ kap kultivuesit në mes të parcelave me kanabis në Krujë, 3 në pranga (EMRAT)
19 Qershor 2025, 11:03Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të kanabisit. Nga pamjet e sigurura nga policia, shihet se si droni i ka kapur 'mat' tre autorët teksa lëviznin rreth parcelave që kishin kultivuar kanabisin.
-
Roven Zeka kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO cakton ekspert mjekësor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-shefit të qarkullimit
19 Qershor 2025, 10:50Gjykata e Posaçme ka caktuar ekspert mjekësor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-shefit të komisariatit rrugor të Tiranës Roven Zeka, mbi kërkesën e bërë nga ky i fundit për tu liruar nga qelia për shkak ka dëmtuar legenin pasi u rrëzua në paraburgim
-
Fier/ Dhunuan gardianin e burgut arrestohet njëri prej autorëve, 3 ende në kërkim! 32-vjeçari i dënuar për vrasje (EMRI)
19 Qershor 2025, 10:35Një 32 vjeçar i cili së bashku me tre persona të tjerë dhunuan gardianin e burgut në mars të këtij viti është arrestuar nga policia e Fierit.
-
Shkelje me tenderin 22 mln euro për Lotin 1 të 'Unazës së Re' në Tiranë, SPAK çon në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH! Favorizuan 'Salillarin', dëmtuan shtetin
19 Qershor 2025, 09:59SPAK ka arritur në përfundimin se 6 zyrtarë të ARRSH kanë shkelur barazinë në tenderin me fond limit 22 mln euro të Lotit 1 në segmentin e Unazës së Re nga Pallati me Shigjeta në vendin e quajtur Shqiponja në vitin 2019. SPAK i ka dërguar për gjykim, ndërsa thotë se zyrtarët favorizuan 'Salillarin', pasi kishin skualifikuar oferta më të ulëta.
-
Kishte kultivuar 150 fidanë kanabis, arrestohet një person në Librazhd
19 Qershor 2025, 09:56Një person në Librazhd ka rënë në prangat e policisë pasi kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë kanabis sativa.
-
I përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, kapet malazezi në Spanjë! Në operacion kontribuoi edhe Fast Albania
19 Qershor 2025, 08:41Arrestimi i tij u bë i mundur në kuadër të një operacioni të koordinuar mes FAST Albania dhe autoriteteve spanjolle e malazeze.
-
Gjyqi për shpifje mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit! Më 3 korrik paraqiten konkluzionet përfundimtare
19 Qershor 2025, 08:37Përfundon seanca për shqyrtimit gjyqësor të padisë për shpifje mes Albana Vokshit e Vilma Nushit. GJKKO u vendos në lëvizje pas padisë për shpifje të biznesmenes Vilma Nushi, ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi, lidhur me deklaratat që kjo e fundit ka bërë në komisionin hetimor paralamentar në adresë të saj.
-
Emigrantët në Shqipëri/ Raporti: Kthime në Greqi, pa urdhër largimi! Duhen qendra pritjeje vetëm për fëmijët
18 Qershor 2025, 17:44Respektimi i të drejtave të emigrantëve në Shqipëri është në qendër dhe të një raporti të publikuar pak ditë më parë nga Forumi Konsultativ i Frontex-it, agjencisë europiane për mbikëqyrjen e kufijve. Raporti ngre disa shqetësime që nga trajtimi i fëmijëve, te mangësitë e stafeve apo dhe kthimeve të emigrantëve në kundërshtim me rregullat.
-
Vrasja e ish-policit Malko, debate në gjyqin ndaj Leonard Dukës në GJKKO! Pranohet për dëshmi babai i tij, avokatja kërkon të pyetet edhe Ervis Martinaj
18 Qershor 2025, 17:12Debate në procesin e sotëm ndaj të akuzuarit si kreu i organizatës së cilësuar si “Klani Duka”. GJKKO nisi seancën teksa dëgjoi palët, ku nuk munguan pretendimet dhe tensionet mes avokates së të pandehurit dhe prokurorit të SPAK. Avokates i rrëzohen disa nga kërkesat e pretenduara, pranohet pyetja e babait të Leonard Dukës. Prokurori Dibra: Nuk dihet ende fati i Martinajt, dhe as vendndodhja!
-
Plagosi turistin gjerman në Gjipe, Gjykata lë në detyrim paraqitje drejtuesin e gomones
18 Qershor 2025, 17:03Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman në Gjipe. Turisti gjerman u godit nga helika e një gomoneje që drejtohej nga 27- vjeçari Velaj.
-
Durrës/ Zaptuan plazhin publik, sekuestrohen 182 çadra dhe shezlongë
18 Qershor 2025, 14:53Vijojnë operacionet e policisë për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Durrësit. Dy persona do të hetohen në gjendje të lirë për vendosjen e çadrave në mënyrë të jashtëligjshme.
-
Himarë/ Po shisnin 6 tonë benzinë për mjetet lundruese pa kasë fiskale, nën akuzë administratori dhe menaxheri i distributorit
18 Qershor 2025, 14:51Gjatë kontrollit, u konstatua se përfaqësuesit e këtij subjekti po ju shisnin pronarëve apo përdoruesve të mjeteve lundruese që ndodheshin në këtë port, rreth 6000 litra benzinë, me autobot, pa pajisje fiskale automatike, në kundërshtim me ligjin për fiskalizimin
-
Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO pas kthimit nga SHBA: 6 kongresmenë letër gjykatës, pranoni dëshminë e personaliteteve të huaja
18 Qershor 2025, 14:36Mbahet seanca e radhës për dosjen e masakrës së Gërdecit me 26 të vrarë, ku i pandehur është Fatmir Mediu. Procesi ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i Mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës. Mediu kërkon të pranohen dëshmitë nga SHBA. Prokurori Braho i tërheq vëmendjen: Po del nga objekti i gjykimit! Seanca e radhës më 24 qershor.