Kronikë
-
Kontrollet janë bërë në Shkodër, Vorë, Laknas, Kamëz, Fushë Krujë, lagjet Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në lagje të tjera të kryeqytetit. Zbardhet dhe lista e emrave të 17 prej të arrestuarve. Prokuroria e Tiranës ka dyshime që kemi të bëjmë me pastrim parash.
18 Nëntor 2024, 10:00 -
Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në lëkurë gjedhësh, GJKKO lë në burg 10 anëtarët e grupit! Kolumbiani e 2 venezuelianët: Erdhëm për të mbjellë flokët
18 Nëntor 2024, 08:58GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 10 të arrestuarit në kuadër të shkatërrimit të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine e cila pasi përpunohej në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës hidhej në tregun europian. Tre shtetasit e huaj kanë mohuar të kenë lidhje me trafikun e kokainës.
-
Lezhë/ Shisnin kanabis nëpër qytet, 2 të arrestuar dhe 2 nën hetim! Sekuestrohen 340 doza gati për shitje
18 Nëntor 2024, 09:00Qindra doza kanabis gati për shitje u sekuestruan gjatë një operacioni të koduar Start-Smart”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.
-
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Vdes 20-vjeçari, nesër festonte datëlindjen
18 Nëntor 2024, 08:41Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth. Sipas policisë, 20-vjeçari Sabri Kreka, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Priste të festonte ditëlindjen, shkak dyshohet shpejtësia e madhe
-
Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje (VIDEO)
17 Nëntor 2024, 22:21Vetëm dy ditë më parë, Operacionalja mori pjesë në operacionin e madh antidrogë në disa qytete, bashkë me SPAK dhe partnerë ndërkombëtarë, që goditi një rrjet të organizuar të trafikut të kokainës nga Amerika Latine
-
Emërimet e reja/ Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda prezantojnë drejtorin e ri të Policisë së Beratit! Detyrat që iu lanë Luigj Vathit
17 Nëntor 2024, 20:39Katër drejtorë të rinj të Policisë në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat morën sot detyrën. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, i prezantuan në takime me struktura policore, autoritete vendore, drejtues të prokurorive dhe agjencive ligjzbatuese. Në Berat Luigj Vathi zëvendësoi Kastriot Skënderajn, ministri Hoxha kërkon luftë ndaj krimit ekonomik, informalitetit dhe siguri për turizmin
-
Grupi i kokainës/ Ferdinand Dervishi në Report TV: Brazili furnizuesi më i madh i Europës, shqiptarët s’duan të jenë më çirakë të të tjerëve, por të rrisin fitimet e tyre
17 Nëntor 2024, 19:12Operacioni me 10 të arrestuar dhe 48 tonë lëkurë gjedhi të regjura në kokainë! I ftuar në studion e Report TV, nga moderatori Arlind Isa, pasditen e sotme, ka qenë gazetari Ferdinand Dervishi. Jep detaje nga hetimet, aktiviteti i narkotrafikut të karteleve, rrugët që ndiqen dhe përfshirjen e organizatave shqipfolëse në biznesin ilegal fitimprurës
-
-
Konispol/ I humbur prej mbrëmjes së djeshme, bariu gjen 33-vjeçarin të aksidentuar për vdekje në mjetin e tij! Viktima baba i një fëmije dhe djalë i vetëm, ja shkaku i dyshuar (EMRI)
17 Nëntor 2024, 16:29Viktima është identifikuar si Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit në rrethana ende që po hetohen nga policia vendore, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal në aksin Vrinë-Butrint. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, pasi Karoshi nuk iu përgjigjej telefonatave të familjarëve
-
‘Urban Operation 24’, Toga e Këmbësorisë mbyll me sukses stërvitjen në Bullgari, Vengu: Dëshmi e investimit në ushtri, angazhim për paqe dhe stabilitet bashkë me NATO-n (VIDEO)
17 Nëntor 2024, 16:04Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të ushtrisë shqiptare, të Kontigjentit të IV "FLF BGR", në Bullgari, përmbylli me sukses stërvitjen në zonat urbane “Urban Operations 24”. Ministri Vengu shton se ky sukses është “një dëshmi e investimeve të vazhdueshme në kapacitete ushtarake”, që synojnë “misione sa më të suksesshme, jo vetëm brenda, por edhe përtej kufijve tanë”
-
-
Fier/ Ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 10 muaj burg për vjedhje, policia arreston 31-vjeçarin
17 Nëntor 2024, 14:19Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 31 vjeçar, të shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas policisë, 31 vjeçari me inicialet A. A., banues në Patos, është dënuar nga Gjykata e Fierit me 10 muaj burg për veprën penale "Vjedhje".
-
-
Kryepolicët e qarqeve/ Prezantohet drejtuesi i ri i policisë Vlorë Elidon Çela! Të pranishëm ministri Hoxha dhe drejtori Proda
17 Nëntor 2024, 13:17Elidon Çela do të prezantohet në Vlorë si drejtuesi i ri i Policisë në këtë qark. Çela do të marrë vendin e Ermal Muçajt, me këtë të fundit që nuk arriti të marrë pikët e nevojshme, duke u klasifikuar i 24- ti në garë.
-
-
FOTO/ Pjesë e grupit të trafikut të drogës, i riu shkoi në Amerikën Latine si ‘turist’, por u bë trafikant! Jeta e luksit në rrjete sociale! Ja një prej 'kokave'
17 Nëntor 2024, 12:48Aldi Zonja është një prej anëtarëve të grupit të trafikut të drogës që u arrestua pas operacionit të SPAK dy ditë më parë. 37-vjeçari, siç mësoi edhe Report Tv, kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike, por gjatë periudhës së pandemisë mbeti i bllokuar atje.
-
Report Tv sjell pamjet, kjo është vila në rezidencën ‘Kodra e Diellit 2’ që shërbente si bazë për grupin e trafikut të kokainës (VIDEO)
17 Nëntor 2024, 12:15Report Tv ka siguruar pamjet e vilës në rezidencën e VIP-ave në Kodrën e Diellit 2 që shërbente si bazë për grupin e trafikut të kokainës që u godit nga SPAK.
-
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin e PS, Alqi Bllako: Akuzohet për korrupsion në dy raste! Përfitoi 119,755 Euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit
17 Nëntor 2024, 11:17Ish-deputeti socialist njëherësh ish-sekretari i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako do të përballet me seanca gjyqësore edhe për inceneratorin e Tiranës. Ai akuzohet nga SPAK se ka përfituar nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri pagesa të parregullta në këmbim të mbështetjes së idesë së pakërkuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës
-
Dibër/ Parandalohet ngjarja kriminale, arrestohet 20-vjeçari me kallashnikov dhe municione luftarake në makinë
17 Nëntor 2024, 11:15Policia e Dibrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, duke vënë në pranga një 20-vjeçar, i identifikuar si Luiz Dikollari. Ai qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar, i armatosur me armë zjarri me kallashnikov, i pajisur me doreza dhe një bidon 20 litra me benzinë.
