Kronikë
-
Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë ka liruar 3 nga 4 autorët që vranë më 31 mars 2024 Aureljo Dervishin, 18 vjeç, në afërsi të rrethrrotullimit në Shkozë.
3 Prill 2025, 22:17 -
Librazhd/ Vidhet xhamia e Dragostunjës, autorët marrin rreth 5 mijë euro
3 Prill 2025, 22:01Një grabitje ka ndodhur në xhaminë e Dragostunjës në Librazhd. Autorët të cilët janë ende të paidentifikuar nga policia, dyshohet se kanë një shumë prej gati 5 mijë euro.
-
Durrës/ Aksident mes dy automjeteve, shoferi dhunohet në sy të familjes së tij nga grupi i të rinjve
3 Prill 2025, 21:44Një automjet tip “Volkswagen”, me të cilën po udhëtonte një familje, është përplasur me një automjet tip “Audi”. Drejtuësi i kësaj të fundit është konfliktuar fizikisht me kryefamiljarin në makinën “Volkswagen”, i cili ishte dhe drejtuesi i saj.
-
‘Po ndërton Parisin e vogël në Bukuresht!’ Beqiri zbulon dhe vilat e Berishës jashtë vendit: Meta po pastron 210 mln euro me 12 kulla në Rumani, kompleksi ‘Dielli’
3 Prill 2025, 19:18Avokati Idajet Beqiri denoncoi sot në 'Studio Live' të Report Tv një tjetër çështje që lidhet me pasuritë e ish-presidentit të arrestuar që prej 21 tetorit 2024, Ilir Meta, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë. Gjithashtu edhe vilat e Berishës anembanë Europës. Thotë se dosjet ia ka çuar SPAK: Edhe zonat ku ndodhen
-
-
Tiranë/ Ishte shpallur në kërkim pasi nuk deklaroi 3.7 mln € të ardhura, vetëdorëzohet në polici Oltion Buzi, administratori i 'Buzi Store'
3 Prill 2025, 18:52Ditën e sotme është vetdorëzuar në polici Oltion Buzi administratori i 'Buzi Store'. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar 3.7 mln € të ardhura në autoritetet tatimore.
-
-
Hakimi i prokurorëve/ Beqiri: Në SPAK e BKH ka individë që i çojnë informacione Berishës, kush ia tha atij denoncimin tim për Këlliçin? Petraj: Kreu i PD i lexonte në media
3 Prill 2025, 18:22Analiza e ngjarjes në 'Studio Live' të Report Tv/ Çfarë mendojnë dy avokatët Idajet Beqiri dhe Edmond Petraj për hakimin e e-maileve të prokurorëve, Dumanit dhe SPAK-ut. A është i lidhur kreu i PD-së me ngjarjen, pasi ishte i pari që lexoi publikisht informacione sekrete nga dosjet. mes të hakuarve edhe prokurorja që ka dosjen e tij
-
Raporti i SPAK/ Grupet kriminale shqiptare drejtojnë ose koordinojnë transportin e drogës nga Amerika Latine, si pastrohen paratë! Dy tipet e trafikut të emigrantëve
3 Prill 2025, 18:14Shqiptarët edhe në 2024-ën vijuan të jenë në majë të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine në Evropë, me porosi direkt nga Dubai. Fitimet kolosale hyjnë në disa forma në sistem, ndërsa investohen në pasuri të paluajtshme. Grupet kriminale trafikojnë edhe njerëz, shqiptarë në Amerikë, Kanada e Britani të Madhe dhe të huaj për në Evropë, me skema të qarta.
-
KPA rrëzon KPK-në, shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës Mirela Mishgjoni
3 Prill 2025, 17:19Gjyqtarja ishte në pamundësi të vërtetimit të ligjshmërisë së të ardhurave të bashkëshortit të subjektit nga shitja e aktivitetit në Itali, nga shitja e një fabrike vaji në Shqipëri në vitin 1997, si dhe ato të përfituara po prej bashkëshortit nga puna si shef kuzhine në Vlorë, pasi nuk ishin paguar detyrimet tatimore.
-
Nesër seanca për aferën 'Partizani'/ Pas 5 muajsh zvarritje, më në fund pritet të vendoset nëse Berisha dhe Malltezi do kalojnë për gjykim
3 Prill 2025, 16:52Nesër mbahet seanca paraprake për aferën Partizani. Gjyqtarja Davidhi më në fund do të vendosë nëse kalon ose jo për gjykim dosja me të pandehur ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerë. Seancat paraprake janë shtyrë për 5 muaj, ndërsa vendimi për kalim në gjyq themeli do të ishte përballja e vërtetë e Berishës e Malltezit me drejtësinë.
-
-
Lezhë/ Merret peng shefi i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit pas një sherri në lokal, 3 autorët e lënë në rrugë pasi policia iu vu nga pas! U arrestua për gjobvënie në 2017 (EMRI)
3 Prill 2025, 15:44Një pengmarrje ka ndodhur pas një sherri në Lezhë. 35- vjeçari Dod Gjoka, punonjësi i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit në Mirditë është marr peng pranë një lokali në aksin Lezhë-Laç nga 3 persona dhe më pas është lënë i lirë. Policia po punon për kapjen e autorëve.
-
Humbi kontrollin e Benzit dhe u përplas me dy makina të tjera, plagoset pasagjerja
3 Prill 2025, 14:18Një aksident është regjistruar sot në rrugën e vjetër nacionale Lushnje-Berat, në Karbunarë. Një makinë tip Benz ka përplasur dy makina që ishin të parkuara anës kësaj rruge.
-
Sulm haker e-maileve të prokurorëve, SPAK: Rrodhën informacione, por jo dosje hetimore! U tentua edhe adresa e Dumanit! 2 ish-zyrtarë në pranga (VIDEO)
3 Prill 2025, 13:12Një sulm në emailet e prokurorëve Dibra, Millonai dhe Kaçkini ngriti në këmbë SPAK më 12 mars. SPAK ka dhënë detaje vetëm 3 javë, pasi informacioni doli në media, teksa thotë se masat ishin të menjëhershme dhe nuk u cenua asnjë dosje hetimore apo sistemi i brendshëm i IT. Në pranga, Arnold Rrokaj ish-punonjës i IMT dhe Zambak Gjonaj, ish-zyrtar i burgut Vlorë.
-
Dosja e Sterilizimit/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e ish-ministrit Ilir Beqaj
3 Prill 2025, 13:12Seanca e cila do të mbahej sot në Gjykatën e Posaçme për dosjen e Sterilizimit është shtyrë. Përmes një shkrese Beqaj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore, por edhe se kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.
-
Ishte dënuar nga gjykata e Tiranës me masën ‘Arrest me burg’/ Kapet 34-vjeçari i shpallur në kërkim
3 Prill 2025, 13:01Janë vendosur në pranga tre persona të shpallur në kërkim, një prej tyre 34-vjeçari G.G I akuzuar për “Prodhim dhe shtitje të narkotikëve”. Gjykata e Tiranës i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “Arrest në burg”.
-
Tiranë/ 12-vjeçari qëllon në ajër me pistoletë manovër, vihet nën hetim babai
3 Prill 2025, 12:33Policia e Tiranës ka vënë nën hetim një 53-vjeçar pasi djali i tij u filmua me një pistoletë manovër.
-
Hodhi nga makina çantën ku mbante armën dhe tentoi të ikte me vrap nga policia arrestohet 19-vjeçari në Vlorë! Në pranga edhe një tjetër
3 Prill 2025, 12:13Një 19-vjeçar i cili lëvizte me armë zjarri pistoletë me silenciator në makinë është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës.
-
Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, ‘truri’ financiar i organizatës kriminale të Suel Çelës
3 Prill 2025, 11:57Ai u ndalua në shtetin fqinj nëntorin e kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK Nëntorin e kaluar, ku u godit organizata kriminale e Suel Çelës.