Kronikë
-
Edhe pse e kishte mbyllur çështjen pasi nuk gjeti vepër penale, Prokuroria e Posaçme do të jetë e detyruar të regjistrojë si procedim penal një padi të Fredi Belerit ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi. nëse nuk e ankimon në Apel. Për padinë e Belerit u dënua ish kryebashkiaku Goro, dhe lidhet me tjetërsimin e 10 mijë m2 tokë në Himarë, ku Gaçi do bënte investimin strategjik.
2 Prill 2025, 14:29 -
Momenti kur hajdutët thyejnë derën e biznesit dhe hyjnë brenda/ Zbardhen pamjet, në pranga 4 anëtarë të grupit kriminal në Fushë Krujë
2 Prill 2025, 13:42Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët dhe hetimeve të kryera pas denoncimeve për vjedhje të ndodhura në Fushë Krujë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Formacioni”
-
Pjerin Ndreu dhe kandidati për deputet i PS kallëzim në Polici: Një llogari false në ‘TikTok’ po na denigron
2 Prill 2025, 13:22Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kandidati për deputet i PS, Admir Kadeli kanë depozituar një kallëzuar në polici se një llogari false në rrjetin social “TikTok” u publikuan foto dhe video të montuara me mbishkrime fyese ndaj tyre.
-
Dosja 'Buka', GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për zv.kryeministrin në arrati Arben Ahmetajn! Ja kur do të mbahet seanca e radhës
2 Prill 2025, 13:05GJKKO ka zgjatur me tre muaj të tjerë hetimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen "Buka sha". Kërkesa për zgjatje të hetimit e bërë nga SPAK është dakordësuar edhe nga mbrojtja.
-
Tiranë/ Ktheu apartamentin në Call Center për të mashtruar të huaj, vendoset në pranga organizatori
2 Prill 2025, 12:27Në pranga është vendosur organizatori 37 vjeçari L.Xh i kësaj veprimtarie dhe 5 persona të tjerë të kapur në flagrancë janë duke hetuar në gjendje të lirë.
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën në Mallakastër, Prokuroria e Fierit kërkon ‘Arrest në burg’ për 60-vjeçarin
2 Prill 2025, 11:28Prokuroria e Fierit ka kërkuar sot caktimin e masës “Arrest në burg” për 60-vjeçarin i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur
-
Drejtoi një prej makinave në vrasjen e Fatbardh Licit/ Apeli i GJKKO lë në qeli ish të dashurën e Safet Bajrit
2 Prill 2025, 11:03Eria Ago ka mohuar akuzat dhe ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj. Nga ana tjetër Apeli i Gjykatës së Posaçme e ka rrëzuar kërkesën e saj, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
-
Policia e Shtetit bën bilancin për marsin/ 555 të arrestuar, 500 mijë euro të sekuestruara
2 Prill 2025, 11:01Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin mars. Blutë bëjnë me dije se janë finalizuar 20 operacione policore ndërkombëtare. Janë sekuestruar rreth 80 kg kanabis, qindra doza dhe 1890 fara të kësaj lënde, sasi dhe doza kokaine, si dhe doza heroine.
-
Vlorë/ Qytetarët gjejnë portofolin me para dhe karta, e dorëzojnë në polici
2 Prill 2025, 10:44Qyetarët kanë gjetur sot në qytetin e Vlorës një portofol portofol i zi me mbishkrimin “Karl Lagerfeld”. Përmes një njoftimi Policia bën thirrje se personit që i ka humbur të shkojë ta marrë në Komisariat.
-
Nuk ktheu në detyrë drejtorin e Ujësjellësit pas vendimit të Gjykatës, Bardh Spahia shkon për gjykim: Akuzë qesharake
2 Prill 2025, 09:48GJKKO vendosi në seancë paraprake dërgimin për gjykim të Bardh Spahisë. SPAK e akuzon për pengim të zbatimit të vendimit të gjykatës, pasi shkarkoi nga detyra ish-drejtorin e Ujësjellësit në Shkodër, edhe pse kishte një vendim të Gjykatës për kthimin në detyrë.
-
Sot 34 vite nga masakra e 2 prillit! Beci: Respekt përjetë dëshmorëve! Basha: Liri e fituar me sakrifica
2 Prill 2025, 09:36Si sot 34 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendin. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.
-
Behgjet Pacolli denoncon skemën e mashtrimit: Persona të caktuar në Shqipëri po kërkojnë para në emrin tim! Kërkojnë shuma deri në 95 mijë euro
2 Prill 2025, 09:23Biznesmeni nga Kosova ka bërë një apel ndaj qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimit, pasi disa persona të caktuar po përdorin të dhënat e tij për të kërkuara para në emër të tij. Pre e mashtrimit kanë rënë disa persona.
-
Tiranë/ Shpërthim me tritol jashtë portës së një banese! Pronari kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA! Në 2009 i vranë vëllanë (VIDEO)
2 Prill 2025, 08:43Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e Tonin Qafës në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar dera e oborrit të banesës, xhamat e banesës si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë
-
Makina doli nga rruga në Milot-Morinë, ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri (VIDEO)
2 Prill 2025, 07:57Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në aksin rrugor Milot-Morinë. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet.
-
Mat/ Aksident në aksin Burrel-Komsi, 41- vjeçari humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, ndërron jetë në spital
1 Prill 2025, 22:50Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Burrel-Komsi, ku një 41- vjeçar duke drejtuar motomjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.
-
Fillimisht u tha se i dorëzuan, por kamerat e sigurisë ‘kapin mat‘ çiftin irlandez, dyshohet se vodhën 41 mijë euro në Durrës
1 Prill 2025, 18:49Është lënë në burg irlandezi Kevin Stack, ndërsa bashkëshortja e tij po qëndron në paraburgim derisa të paguajë një garanci prej 5000 eurosh brenda 5 ditëve. Çifti dyshohet se vodhi 41 mijë euro në Durrës. Ata i dorëzuan më pas në policinë e Shkodrës, por nga kamerat e sigurisë blutë e Durrësit dyshuan se kemi të bëjmë më vjedhje dhe vendosën çiftin irlandez në pranga.
-
Kuçovë/ U rrëzua nga shtylla elektrike teksa po punonte, elektriçisti dërgohet në spital
1 Prill 2025, 16:17Një 58- vjeçar ka rënë nga shtylla elektrike teksa ishte duke punuar në nënstacionin elektrik në Kuçovë. Sipas policisë, elektriçisti Viktor Koraqe, është dërguar në spital për të marr mjekim, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, shtyhet seanca në GJKKO për Dritan Rexhepin dhe të pandehurit e tjerë! Shkak, mungesa e avokatit të njërit prej tyre
1 Prill 2025, 14:15Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Funiqit, Henrik Ligori. Seanca e radhës do mbahet në 16 prill, ora 14:00.
-
Akuzohet për mbi 277 mln lekë dëm financiar, GJKKO shtyn vendimin për kalimin ose jo për gjykim të kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi
1 Prill 2025, 13:48Mbrojtja e tij i ka konsideruar hetimet e paplota, kur kërkoi nga togat e zeza kthimin për hetime shtesë pasi në bazë të materialeve që ka nisur në gjykatë, nuk provon vepër penale. Vendimi pritet të merret seancën e ardhshme.
-
Krimet Zgjedhore/ Diplomatët takim me Dumanin, Çelën dhe Celibashin! Ambasada e Britanisë: Mbështesim angazhimin për zgjedhje transparente
1 Prill 2025, 13:49Altin Dumani, Ilirjan Celibashi dhe Olsian Çela u takuan sot me ambasadorët e selive diploamtike në vendin tonë. Ambasada Britanike në Tiranë shkruan se mbështet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të ndershme dhe të sigurta.