Kronikë
-
7 Qershor 2025, 13:53
-
Zjarr në sezon turistik/ Fusha e mbetjeve në Vlorë në flakë, tymi mbulon qytetin! Dredha: I qëllimshëm, kallëzim të gjitha hallkave (VIDEO)
7 Qershor 2025, 13:13Fusha e mbetjeve në periferi të Vlorës u përfshi nga flakët duke krijuar një re të dendur tymi që është përhapur deri në Lungomare, në kulmin e sezonit turistik. Raportohet se ndërhyrja e zjarrfikësve është vështirësuar nga era e fortë.
-
Rinas/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, vihet nën hetim 45-vjeçari izraelit
7 Qershor 2025, 12:54Një 45-vjeçar izraelit është vënë nën hetim pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me 194.000 euro të padeklaruara.
-
Korçë/ AMP kontrolle në doganën e Kapshticës, gjendet rreth 6 kg drogë në një automjet! Ka të shoqëruar
7 Qershor 2025, 12:05Në doganë janë duke u kryer kontrollet në mjete, ndërsa mësohet se në një mjet është konstatuar një sasi droge
-
Tiranë/ Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kokainës, arrestohet çifti në kryeqytet
7 Qershor 2025, 11:52Aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati nr. 4, ndërsa detajet mbahen të rezervuara për arsye hetimi. Edhe një 30-vjeçar u kap me kokainë në xhepa pas kontrollit nga forcat "Shqiponja"
-
Tiranë/ Qeni kafshon fëmijën 5-vjeçar, vogëlushi përfundon në spital! Policia merr nën hetim pronarin e kafshës
7 Qershor 2025, 11:38Një fëmijë 5-vjeçar përfundoi në spital pasi u kafshua nga qeni i pronarit të një banese, pak pasi vogëlushi kishte hyrë në oborr.Nën hetim 61-vjeçari, ngjarja në rrugën "Ali Bushi" në kryeqytet. Komisariati nr. 4 po kryen hetimet
-
Tiranë, 41-vjeçari denoncon humbjen e gruas dhe dy fëmijëve të mitur
7 Qershor 2025, 11:35Policia e Tiranës bëri me dije se ka nisur kërkimet për gjetjen e 25-vjeçares dhe fëmijëve të mitur. Denoncimi është bërë ditën e djeshme nga S. T., 41 vjeç.
-
Vlorë/ Po notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, 13-vjeçarja rrezikon mbytjen në det, dërgohet në spital! I riu shpallet në kërkim për rrahjen e të dashurës
7 Qershor 2025, 11:26Një vajzë e mitur ka rrezikuar mbytjen në det teksa ishte duke noturar, kurse ndërhyrja në kohë ka bërë që të shmanget tragjedia dhe të dërgohet në spitalin e Vlorës, ku dhe po mjekohet
-
Ksamil/ Turisti i dehur turk i bie portës së shtëpisë me makinë, plagoset pasagjeri bashkëatdhetar! Policia Rrugore e arreston
7 Qershor 2025, 10:59Një 40-vjeçar turist turk që jetonte në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë në aksident rrugor në rrugën “Dea”, ku teksa ishte i dehur në timon, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me portën e një banese aty pranë. Plagoset lehtë pasagjeri 20-vjeçar, shkaktohen edhe dëme materiale
-
Himarë/ Nuk e shleu për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Dhërmi dhe arratiset
7 Qershor 2025, 10:50Policia shpalli në kërkim 35-vjeçarin nga Tirana, i cili u denoncua nga një 27-vjeçar nga Kavaja se e kishte goditur me grushte të shtëpia ku po qëndronte, në Dhërmi
-
Sarandë/ Dy shoferët përleshen pas aksidentit, njëri plagoset me thikë! Autori 23-vjeçar arratiset, Policia e shpall në kërkim
7 Qershor 2025, 10:39Përplasja e dy automjeteve në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar kthehet në konflikt fizik që ka denigruar në përdorimin e armës së ftohtë. Autori godet me thikë 23-vjeçarin dhe i dëmton makinën. Arratiset pas krimit, i plagosuri në spital, pa rrezik jete
-
Gjenden 3 armë dhe 1580 fishekë në një Land Rover në Portin e Durrësit, ishte 'braktisur' prej 2022-it! Në kërkim i riu nga Kosova, do i trafikonte drejt Kongos (VIDEO)
7 Qershor 2025, 10:34Automjeti, brenda të cilit u gjetën armët, ndodhej në port prej dhjetorit 2022. 24-vjeçari dyshohet se do kryente trafikimin drejt Kongos. Armët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve nëse janë përdorur në ngjarje kirminale.
-
Përleshja në Ksamil për vendin e parkimit, Policia jep detajet: Një i plagosur te Trauma, arrestohet turku! Nën akuzë 3 të tjerë dhe i dëmtuari
7 Qershor 2025, 10:28Policia e Sarandës zbardh detajet e para se çfarë ndodhi gjatë sherrit mbrëmjen e djeshme në bregdetin e Ksamilit. Dy turq dhe dy shqiptarë u konfliktuan me banorin e Ksamilit, ky i fundit mori dëmtime në kokë dhe po trajtohet te Trauma në Tiranë. Po hetohet për dinamikën dhe shkaqet, të pesë nën akuzë
-
Korçë/ Kontrabandë alkooli nga Greqia, ‘Drinks’ prangos shoferin që po i transportonte! Nën akuzë edhe 3 doganierët e Kapshticës
7 Qershor 2025, 10:01Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare godet një rast kontrabande në rrugën Kapshticë-Bilisht. Po vinin nga Greqia, arrestohet 53-vjeçari që po i transportonte me mjet. Tre doganierët akuzohen për shpërdorim detyre, e lanë të kalonte pa u zhdoganuar
-
Aksident në Korçë-Maliq, fuoristrada përplaset me veturën, një person i plagosur! (VIDEO)
7 Qershor 2025, 09:53Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme, me pasojë një person të plagosur dhe dëmtimin e dy mjeteve që u përplasën mes tyre. Ngjarja u regjistrua në aksin nacional Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi
-
Mallakastër/ ‘Koordinata’ zbulon parcelën me 1881 fidanë, arrestohen duke vaditur drogën 2 persona! Nën akuzë kryeplaku dhe i dyshuari si financues (EMRAT+VIDEO)
7 Qershor 2025, 09:40Operacion në fshatin Çërrilë, zbulohet dhe asgjësohet parcela me bimët narkotike. Të dyshuarit i gjenden në banesë shuma të konsiderueshme me lekë dhe valutë; 12400 euro, 400 paund dhe 900 mijë lekë të reja. Nën akuzë edhe kryeplaku i fshatit, të arrestuarit u kapën në flagrancë, duke kultivuar fidanët
-
Tirana në ‘rrethim’ për ndeshjen Shqipëri-Serbi, 2 mijë forca policie në terren! Rrugët që do të preken
7 Qershor 2025, 07:27Tirana është sot nën masa të forta sigurie për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që luhet në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”.
-
Ksamil/ Sherr për vendin e parkimit mes disa turqve dhe një banori, policia nis hetimet
6 Qershor 2025, 22:55Një sherr mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil. Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë disa shtetas turq dhe një banor i Ksamilit, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një vend parkimi.
-
Fier/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve pranë ish-Azotikut, tymi mbulon zonën (VIDEO)
6 Qershor 2025, 20:42Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme vendgrumbullimin e mbeturinave në lagjen rome Drizë në Fier. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve të përhapura shumë pranë ish- Azotikut.
-