Kronikë
-
Tre persona janë plagosur me sende të forta si pasojë e një sherri në ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë. Policia sqaron se të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në komisariat.
4 Dhjetor 2024, 17:51 -
Gjirokastër/ Gjykata dënon me 6 vjet burg ish-kreun e Kadastrës për falsifikim! Florian Taçi përfiton gjykim të shkurtuar, nga 4 vite dhe dy bashkëpunëtorëve
4 Dhjetor 2024, 17:21Gjykata e Gjirokastrës dënon me 6 vite burgim ish-kreun e Kadastrës, Florian Taçi. Gjithashtu janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi. Taçi u arrestua në muajin shkurt të këtij viti dhe u la më tej në arrest shtëpiak. Prokuroria ngriti akuza për falsifikim, mashtrim dhe shpërdorim detyre. Do llogaritet gjykimi i shkurtuar
-
Korçë/ Kishte humbur kontaktet me familjarët, 45- vjeçari gjendet i pajetë në mjetin e tij
4 Dhjetor 2024, 16:53Një 45- vjeçar është gjetur i pajetë brenda mjetit të tij në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore krahas unazës. Policia bënë me dije se në trupin e 45- vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
-
Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami
4 Dhjetor 2024, 16:44Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervis Lamit, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që urdhëroi rikthimin e tij në qeli. Lami, i arrestuar me urdhër të SPAK, së bashku me Evis Berberin dhe Valter Begajn, u lirua nga GJKKO më 14 qershor. Megjithatë, pas ankimit të SPAK, Apeli vendosi më 25 korrik rikthimin e tij në burg.
-
Dosja 5 D, Gjykata e Lartë lë në burg dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
4 Dhjetor 2024, 16:33Dy ish- drejtorët e Bashkisë Tiranë Mariglen Qato dhe Redi Molla do vijojnë qëndrimin në qelinë e paraburgimit. Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e të dyve për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti.
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor 2024, 16:31Ish deputeti Ervin Salianji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, vendimin e Apelit që e dënoi me 1 vit burg lidhur me kallëzim të rremë për dosjen ‘Babale’.
-
Pogradec/ Makina e përplas duke ecur mbrapsht, plagoset biçiklisti, dërgohet në spital
4 Dhjetor 2024, 16:03Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një automjet gjatë lëvizjes mbrapsht të makinës ka goditur një person që po udhëtonte me biçikletë. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Pogradecit, me dëmtime të lehta
-
Edhe “Matrix” flet shqip! Nuredin Dumani: E ka përdorur Suel Çela
4 Dhjetor 2024, 15:41Aplikacioni të cilin autoritetet europiane e kanë zbërthyer, është përdorur edhe nga krimi shqiptar, konfirmon për Report Tv, Europol. Për “Matrix” për herë të parë foli i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se këtë platformë të koduar e ka pasur edhe i shumëkërkuari Suel Çela.
-
Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Lartë lë në burgim të përjetshëm ish-komandon grek Eftimius Eftimiu
4 Dhjetor 2024, 15:38Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-specialit grek, Eftimius Eftimiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 29 Janar 2018 në Tiranë
-
Durrës/ Zhvatën qytetarin duke i premtuar shitjen e një apartamenti, arrestohen 2 persona për mashtrim!
4 Dhjetor 2024, 14:19procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. B., 58 vjeç, banues në Durrës dhe A. T., 57 vjeç, banues në Kashar, pasi i kanë marrë një shumë parash, qytetarit me inicialet K. K., duke e mashtruar për shitjen e një apartamenti
-
Gjirokastër/ U kap me motor të vjedhur dhe të trafikuar, nën hetim 26-vjeçari!
4 Dhjetor 2024, 13:30Nga veprimet hetimore dyshohet se motomjeti që përdorte ishte i vjedhur dhe i trafikuar në vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti dhe dokumentacioni i tij
-
Rrjedh bombola e gazit, shkrumbohet dyqani në Vlorë
4 Dhjetor 2024, 13:29Një rrjedhje e bombulës së së gazit ka djegur tërësisht një dyqan i cili shërbente për pjekjen e mishit.
-
Poliçan/ Mësuesi kanos gjimnazistin, Policia e procedon penalisht! Pretendon se nxënësi e ofendoi në rrjetin social (EMRI)
4 Dhjetor 2024, 13:16Një mësues i fizkulturës, Ervis Shpata, në shkollën e mesme Mbrakull në Poliçan është denoncuar nga nxënësi D.L., 18 vjeç, për kërcënim pas përfundimit të mësimit. Mësuesi deklaroi në polici se nxënësi e ka ofenduar përmes një profili fals në rrjetet sociale për një muaj dhe i ka kërkuar të ndalojë, pa e kërcënuar. Prokuroria po heton mësuesin për 'Kanosje'.
-
Durrës/ Kërkohej për shpërdorim të detyrës, arrestohet ish-juristi i Kadastrës! I ndaluar edhe dy herë më parë (EMRI)
4 Dhjetor 2024, 12:47Aksioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. Burime zyrtare konfirmuan se ndaj 46-vjeçarit, banues në Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale "shpërdorimi i detyrës".
-
VIDEO/ Djali i Sali Lushajt sfidon Policinë në mes të ditës, rrezikon jetën e dhjetëra personave
4 Dhjetor 2024, 12:37Dajli i Sali Lushajt, Arkimedi, i njohur ndryshe si Stresi, pasi u vu në hetim për rrahjen e një personazhi TikToku në Kosovë, ka kryer këtë radhë një kundërvajtje rrugore.
-
Tiranë/ Shpërndarja e drogës në zonën e Kombinatit, në pranga 47-vjeçari, nën hetim adoleshenti që e bleu (VIDEO)
4 Dhjetor 2024, 12:31Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. 18-vjeçari dyshohet se e bleu nga i arrestuari
-
Vrasja e Alfred Dedjas te ‘Kështjella’, Policia e Tiranës pritet të rikthehet në vendngjarje për të kërkuar armën e krimit! Çfarë ndodh nëse nuk gjendet
4 Dhjetor 2024, 12:19Një ditë më parë kontrollet kanë rezultuar pa sukses, ndërsa sot në ndihmë të hetuesve do të jenë edhe Forca Kombëtare e Sigurisë. Burime thonë se nëse edhe FKS sot nuk e gjen armën, nuk përjashtohet mundësia që Julian Gjoshi të merret personalisht për të treguar vendin e saktë ku e ka hedhur
-
Inceneratori i Fierit, përfundon shqyrtimi në Apelin e Posaçëm, vendimi shpallet më 19 Dhjetor! SPAK kërkon shpalljen fajtor të Bllakos dhe për shpërdorim detyre
4 Dhjetor 2024, 12:06SPAK kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre. SPAK kërkon dënimin e ish-deputetit Bllako edhe për shpërdorim detyre, teksa u dënua vetëm për një vepër penale
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor 2024, 11:47Shqiptarja.com siguron vendimin e gjyqtares Shefkie Demiraj e cila në 2021 liroi të riun që u gjet me pistoletë bereta në makinë. I konvertoi dënimin me 6 vite burg në 3 vite shërbim prove. Pa bërë vitin nga vuajtja e dënimit Julian Gjoshi vrau Alfred Dedja në Ndroq.
-
Aksident në Korçë/ Motori përplaset me makinën, 1 i plagosur
4 Dhjetor 2024, 11:50Një aksident ka ndodhur sot në Korçë, në afërsi të fshatit Sovjan