Kronikë
-
Dy të rinj nga Pogradeci arritën të shpëtojnë në kohë një 31 vjeçar i cili nën efektin e drogës tentoi të hidhej nga dritarja e apartamentit në katin e gjashtë. Rastësisht ata panë skenën dhe u ngjitën në pallat duke ndihmuar nënën e 31 vjeçarit që po e mbante me forcë.
5 Dhjetor 2024, 23:01 -
-
Kavajë/ Aksident tragjik në Gosë-Vilë Bashtovë! Kishte ndaluar mjetin për defekt teknik, e përplas një makinë tjetër, humb jetën 60-vjeçari
5 Dhjetor 2024, 20:25Një aksident tragjik ndodhi në aksin Gosë-Vilë Bashtovë, ku një automjet tip Ford përplasi një Peugeot të ndaluar në rrugë pa sinjalistikë. Nga përplasja, drejtuesi i Peugeot, një 60-vjeçar, humbi jetën rrugës për në spital. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.
-
Trafik droge nga Siria drejt BE-së me vlerë 2.7 mln euro, GJKKO jep 107 vite burg ndaj 16 anëtarëve të grupit kriminal (EMRAT)
5 Dhjetor 2024, 19:59GJKKO ka shpallur vendimin për 16 të pandehur të lidhur me veprat penale të trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Grupi trafikonte drogë nga Siria dhe Turqia drejt BE-së, përmes Shqipërisë. Nga hetimet janë sekuestruar lëndë narkotike me vlerë 2.7 milionë euro. Grupi, i drejtuar nga Endrit Bakiu, vepronte që nga viti 2020.
-
Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, makina bie në kanal, plagoset shoferja 25-vjeçare! Shkak dyshohet shpejtësia dhe lagështia (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 19:33Mjeti tip “Hyunday” ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës automobilistike, në afërsi të fshatit Çiflik. Makina me targa AB426 OB ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesja e tij, një 25-vjeçare, është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve
-
'Matrix' i krimit/ Gazetari Sokol Dema: Nuk është aplikacion i panjohur për autoritetet tona! Softa: Për 3 muaj 2.3 mln mesazhe, nuk mungojnë shqipfolësit
5 Dhjetor 2024, 19:13Sokol Dema dhe Fatjon Softa folën në 'Studio Live' mbi përdorimin e aplikacionit "Matrix" nga grupet kriminale. Hetimet ndërkombëtare zbuluan përdorimin e tij nga shqipfolës, duke çuar në sekuestrimin e 40 serverave në Gjermani dhe Francë, dhe sigurimin e mesazheve të rëndësishme për hetimet.
-
Afera 'Partizani'/ Lihet në fuqi arresti shtëpiak, Gjykata Kushtetuese rrëzon Jamarbër Malltezin
5 Dhjetor 2024, 18:31Pas shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, vendosi rrëzimin e kërkesës së dhëndrit të Berishës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme prej 5 gjyqtarësh për të marrë vendim. Kërkoi rrëzimin e vendimeve të GJKKO në dy shkallë, në Tetor dhe Nëntor 2023. Në mars 2024 edhe Gjykata e Lartë ia kishte rrëzuar rekursin
-
Greqi/ 39-vjeçari shqiptar vret gruan me çekiç, e fsheh trupin për 1 javë në papafingo
5 Dhjetor 2024, 18:25Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj ku një shqiptar 39 vjeç ka vrarë me çekiç gruan e tij dhe ka fshehur trupin e saj për një javë në papafingon e shtëpisë.
-
Mbyllet pas 8 orësh seanca për Sterilizimin te GJKKO, përfundon deklarimet ish-ministri Ilir Beqaj! Më 12 dhjetor paraqitet Klodjan Rrjepaj
5 Dhjetor 2024, 17:50Këtë të enjte përfundoi deklarimet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe avokati i tij, Ermal Yzeriraj. Të dy ata kërkuan nga togat e zeza pushimin e çështjes, ose në alternativë kthimin e dosjes për hetime të tjera në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion
-
Mashtruan italianët duke përfituar 4 milionë euro, arrestohen 2 vëllezërit shqiptar! Pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRAT)
5 Dhjetor 2024, 17:13Dy vëllezër janë arrestuar në kuadër të një operacioni të koduar “Double click” pasi akuzohen se përmes mashtrimit kompjuterik kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro.
-
-
U gjet i vdekur në makinën e tij në Korçë! Viktima humbi jetën nga hipertensioni, arrestohet 37 vjeçarja me të cilën ishte në mjet
5 Dhjetor 2024, 16:22Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme (4 dhjetor) në lagjen nr 10 në Korçë, ku një 47-vjeccar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij në rrethana misterioze.
-
Drejtori Ilir Proda pret në takim Ambasadorin e Holandës: Policia jonë e shtetit dhe ajo holandeze skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit
5 Dhjetor 2024, 16:17Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda dhe Ambasadori Reinout Vos diskutuan forcimin e bashkëpunimit përmes skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm. Palët vlerësuan rolin e oficerëve të kontaktit dhe theksuan zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
-
I dha makinës në krah të kundërt duke parakaluar me shpejtësi, Rrugorja ndëshkon me gjobë 250 mijë lekë Stresin dhe i zbret 10 pikë nga patenta (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 16:03Policia Rrugore ndëshkoi Arkimed Lushajn (Stresi) me 25,000 të reja lekë gjobë dhe zbriti 10 pikë nga leja e drejtimit për parakalim në sens të kundërt dhe përdorim të dritave verbuese në zonë të banuar.
-
Makina merr flakë në Bypassin e Murrizit nga mbinxehja! Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje
5 Dhjetor 2024, 15:52Një makinë u dogj në Bypassin e Murrizit për shkak të mbinxehjes. Nuk raportohet për të lënduar. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.
-
I dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kultivim kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Kurbin (EMRI)
5 Dhjetor 2024, 15:31Një 31 vjeçar i dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për kultivim të bimëve narkotike, është arrestuar në Kurbin.
-
Furnizonin me drogë Përmetin, Këlcyrën e Gjirokastrën! 5 të arrestuar mes tyre 2 vëllezër, i gjejnë në banesë 3,5 kg kanabis (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 15:15Operacioni i koduar “One by one” u finalizua pas disa javë hetimesh dhe përgjimesh me metoda proaktive nga Policia dhe Prokuroria e Gjirokastrës. Dy prej të arrestuarve vëllezër, mbanin në banesë 3,5 kg kanabis, kurse 3 të tjerët u kapën me doza kokaine dhe 37900 lekë. Shitja edhe në Përmet e Këlcyrë
-
Aksident në aksin Korçë-Maliq/ Drejtuesi humb kontrollin e automjetit përplaset me murin
5 Dhjetor 2024, 15:14Një aksident është regjistruar sot në aksin Korçë-Maliq
-
EKSKLUZIVE/ Djali iu vra me thikë 9 muaj më parë në Fier, prindërit e Greit mes lotësh: S’lejojmë askënd të përdhosë gjakun e tij, duam drejtësi! Ishte drita e shtëpisë
5 Dhjetor 2024, 14:44Nëntë muaj pas vrasjes me thikë të Greit Bihucit në Fier, prindërit e tij flasin ekskluzivisht për Report Tv. Mësuesit, Ilir dhe Diela Bihuci mes lotësh rrëfyen tragjedinë, sherrin ku i biri 19-vjeç hyri për të ndihmuar shokët dhe u vra pabesisht. Ata kërkojnë dënimin maksimal të autorit, Florian Muka dhe kushëririt të tij të mitur. Po kështu u drejtohen me apel të ndjerë te gjithë adoleshentëve që të shmangin konfliktet, dhunën dhe të ndjekin ëndrrat e pasionet e tyre.
-
Krujë, 56-vjeçari prej 6 ditësh i humbur, vëllai: Policia nuk është angazhuar në kërkime, telefoni i fikur prej të shtunës! (EMRI)
5 Dhjetor 2024, 14:23Edmond Veseli, i njohur edhe si "Edi i Derexhikut", për shkak se punon te pazari i vjetër, ka humbur kontaktet prej datës 30 Nëntor me familjen, kur është larguar. denoncimi u bë 24 orë më pas nga familjarët, por sipas tyre policia nuk ka zhvilluar kërkime. Vëllai jep dhe numrin e kontaktit: Nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe as nuk kemi konflikte, nuk i dimë arsyet! Kishte zhup blu e pantallona bezhë