Kronikë
-
Zbardhet sherri mes 4 të ‘fortëve’ në Tiranë pas një aksidenti. Pranga Fatjon Dautit, në kërkim futbollisti i Laçit, Mario Barjamaj dhe 2 të tjerë. E motra e futbollistit përplasi mjetin luksoz të Dautit dhe pas debateve me 29-vjeçarin thirri në ndihmë të vëllanë futbollist dhe bashkëshortin e saj. Dauti kishte armë e kanabis me vete.
23 Gusht 2024, 09:13 -
Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje! Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli! Pjesë e grupit të trafikut të drogës të Ervin Matës e Eralbi Breçanit
23 Gusht 2024, 08:51Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli, i akuzuar si një nga pjesëmarrit e grupit kriminal të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës, ku bënte pjesë edhe Erzen Breçani. Jo vetëm kaq në dosjen hetimore të SPAK, Zeneli zbulohet se donte të vriste vëllezërit Nela në Britani në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait, Xhem Krasniqi i cili ishte vrarë në sy të tij në 2013.
-
Merr flakë makina në autostradën Fier-Vlorë, mjeti shkrumbohet totalisht
22 Gusht 2024, 21:32Një automjet është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte në autostradën Fier-Vlorë.
-
I bleu ‘oksid hekuri’ ‘KURUM-it’, por brenda ‘fshiheshin mbetjet toksike’, dëshmia e pronares së firmës ‘Sokolaj’: Bëmë analizat në Kroaci! Kompania në Rijeka në pronësi të saj
22 Gusht 2024, 18:25Gjovana Sokolaj, pronare e kompanisë ‘Sokolaj Shpk’, kompani e cila ka blerë mbetjet toksike të rrezikshme, te KURUM si 'oksid karboni', ka pranuar para hetuesve se gjatë vitit 2024 ka kryer 2 ose 3 eksporte me destinacion Tajlandën dhe ka dërguar ‘oksid hekuri’.
-
PRECEDENTËT/ Eskortat e huaja po kërkojnë ‘parajsën’ në Shqipëri, 5 raste vetëm për 2024! Nga Azia, Europa dhe Amerika, për të rrezikuar edhe jetën
22 Gusht 2024, 18:28Si rekrutohen vajzat e reja nëpërmjet dy faqeve në internet për banesat me qira dhe eskortë. Tutorët që hiqen si menaxherë dhe përfundojnë në shantazhues. Rasti i sotëm me kinezët, më i rëndi. Në Durrës tutori fluturoi spanjollen nga dhoma e hotelit. Si funksionon skema dhe çmimet
-
Kush është i riu që vrau 71-vjeçarin në Memaliaj, ishte në kërkim për trafik kokaine
22 Gusht 2024, 17:36 -
Shqipëria rinis prodhimin e armëve! Hyn në fuqi ligji për rivitalizimin e industrisë ushtarake! Vengu inspekton uzinën e Mjekësit! Brenda 3 -4 muajve nisim licencimet
22 Gusht 2024, 16:51Hyn në fuqi ligji për industrinë ushtarake! Ministri i Mbrojtjes u takua me drejtues dhe punonjës të ndërmarrjes që ka nevojë emergjente për investime e që ligji i ri i siguron për ta transformuar sërish në institucion të rëndësishëm të mekanizmit ushtarak të vendit.
-
-
SPAK kërkoi dokumentet e tenderëve për pajisjet e identifikimit e votimit elektronik, KQZ i dorëzon në Prokurorinë e Posaçme
22 Gusht 2024, 15:24KQZ ka dorëzuar në SPAK dokumentet e plota që Prokuroria e Posaçme kërkoi dy ditë më parë, në lidhje me tenderat për pajisjet e identifikimit elektronik si dhe te votimit dhe numërimit elektronik
-
Tiranë/ ‘Fërkuan’ makinat luksoze, plas sherri mes 2 shofereve! Thërrasin në ndihmë ‘të fortët’, njërit i vihen prangat në spital! U gjenden armë e hashash
22 Gusht 2024, 22:45Parakalimi i gabuar, i cili është bërë shkak për thyrjen e pasqyrës së një 'Audi A8' ndërmjet dy makinave, ka çuar në përplasje fizike mes dy personave mesditën e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut. Dy vajza, kanë përplasur mjetet e tyre, dhe më pas dy të afërm të tyre kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë konfliktuar me sende të forta. I plagosur ka mbetur Fatjon Dauti i cili është konfiltuar me Marjo Baramin
-
Vrasja e dyfishtë në Velipojë, Gjykata lë në qeli dy punëtorët e arrestuar, në arrati 2 vëllezërit pronarë të hotel 'Holiday'! Kamerieri: E pashë kush qëlloi
22 Gusht 2024, 14:36Krimi mbrëmjen e 19 Gushtit, pranë hotel "Holiday", vëllezërit Frroku janë në arrati. Zyber Zigrad dhe Marjo Pali akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e kunetërve Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Sherri nisi më 28 Qershor, me plagosjen e kamerierit: Nuk e di se si u plagosa!
-
Shoku vdiq në Velipojë, italiani: U përplasëm me Jet-Ski, por ai ra në det nga dallga! 50 ditë burg për 20-vjeçarin
22 Gusht 2024, 13:36Gjykata e Shkodrës la 50 ditë në burg 20-vjeçarin italian, Salvadore Di Tella i akuzuar për “vrasjen nga pakujdesia” të mikut të tij, njëherazi i dashuri i motrës. I riu tha se kunati 19-vjeçar nuk ra në det pasi u përplasën me Jet-Ski, por se incidenti fatkeq ndodhi nga një dallgë e fuqishme
-
-
-
Vranë 72 vjeçarin në Memaliaj për 4 trungje, trupi u hodh në përrua! Krimi u nxit nga çifti fqinj e kreu nipi 23 vjeç, i ndihmoi dhe i biri! Motivi dhe dinamika
22 Gusht 2024, 12:42Policia e Gjirokastrës ka zbardhur vrasjen me thikë të 72 vjeçarit Faik Ajdini të ndodhur më 20 gusht 2024 si dhe rolin e secilit prej protagonistëve që bashkëpunuan për krimin e rëndë.
-
Tentoi të kalojë 500 litra naftë kontrabandë në Qafë Tahnë, pranga 49-vjeçarit
22 Gusht 2024, 11:32Një 49-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë, pasi ka tentuar që të fusë në vendin tonë naftë kontrabandë.
-
Në kërkim nga Kosova për trafik njerëzish, arrestohet në Durrës pronari i 'Strip Club Shqiponja'! U denoncua nga një grup balerinash! Pritet ekstradimi
22 Gusht 2024, 10:53Drejtësia në Kosovë ka ngritur akuzë për trafikim të qenieve njerëzore ndaj pronarit të lokaleve të striptizmit në Shqipëri e Prishtinë, 'Club Shqiponja', hetime për të cilat ende nuk ka më shumë detaje zyrtare. Dodë Rica ndaj të cilit gjykata e Prishtinës kishte caktuar masë arresti, u prangos në Durrës nga policia shqiptare në pritje të ekstradimit në Kosovë.
-
U njohën në moshën 13 vjeç dhe i kërkoi dorën kur ishte 15...! Historia e dashurisë së efektivit dhe bashkëshortes së tij që e tradhtoi me shefin e ERE
22 Gusht 2024, 10:53Përmes një postimi në “Facebook”, gazetari tregon historinë e dashurisë së çiftit deri tek martesa e tyre ku lindën dy fëmijë! Erjon Goxhara kontribuoi edhe në shkollimin e bashkëshortes së tij që ajo të fitonte një diplomë dhe të ishte e aftë për t’iu bashkuar tregut të punës.
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, pranga tutores kineze! Vajzat nga Kina e Filipine i 'reklamonin' në 'Escort Tirana', i dhunonin dhe u zhvasnin deri në 15 mijë € që t'i linin të lira
22 Gusht 2024, 10:26Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Dy tutoret kineze rekrutonin vajza nga Kina e Filipinet dhe i shfrytëzonin për prostitucion. Të huajat reklamoheshin në faqen 'Escort Tirana' dhe çmimi për shërbimet seksuale nga vajzat varionte nga 150 deri në 300 euro. Tutoret i shantazhonin vajzat me foto erotike që të mos largoheshin nga rrjeti, njëra në pranga, tjetra në kërkim. Baza afër Prokurorisë së Tiranës.
-
Plagosi inxhinerin e ERE-së se kishte lidhje me gruan e tij, zbardhet dëshmia e policit të vetëdorëzuar: Nuk kisha qëllim ta vrisja! Ku dyshojnë hetuesit
22 Gusht 2024, 10:08Autori u vetëdorëzua në policinë e Tiranës pasditen e djeshme i pashoqëruar nga askush madje as nga avokati i tij. Burime pranë grupi hetimor thonë se Goxhara ka dhënë detaje mbi motivin dhe rrethanat, disa prej të cilave janë parë me dyshim për vërtetësinë e tyre nga hetuesit.
