Kronikë
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Dy tutoret kineze rekrutonin vajza nga Kina e Filipinet dhe i shfrytëzonin për prostitucion. Të huajat reklamoheshin në faqen 'Escort Tirana' dhe çmimi për shërbimet seksuale nga vajzat varionte nga 150 deri në 300 euro. Tutoret i shantazhonin vajzat me foto erotike që të mos largoheshin nga rrjeti, njëra në pranga, tjetra në kërkim. Baza afër Prokurorisë së Tiranës.
22 Gusht 2024, 10:26 -
Plagosi inxhinerin e ERE-së se kishte lidhje me gruan e tij, zbardhet dëshmia e policit të vetëdorëzuar: Nuk kisha qëllim ta vrisja! Ku dyshojnë hetuesit
22 Gusht 2024, 10:08Autori u vetëdorëzua në policinë e Tiranës pasditen e djeshme i pashoqëruar nga askush madje as nga avokati i tij. Burime pranë grupi hetimor thonë se Goxhara ka dhënë detaje mbi motivin dhe rrethanat, disa prej të cilave janë parë me dyshim për vërtetësinë e tyre nga hetuesit.
-
Nga Tirana në Dibër, prisnin drutë e pyllit për ti bërë qymyr! Në hetim specialisti i pyjeve dhe 2 banorë
22 Gusht 2024, 10:05Në vendin e quajtur "Krej-Lurë", kanë konstatuar të grumbulluara 15m³ lëndë drusore, si dhe disa gropa të mbushura me dru zjarri, ku më pas i ndiznin për prodhimin e qymyrit të drurit.
-
U bllokua në kanionin e Gjipesë, shpëtohet pas 6 orësh turistja gjermane
21 Gusht 2024, 22:45Një turiste gjermane është shpëtuar pas 6 orësh kërkime në kanionet e Gjipesë. Pas 6 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, turistja është lokalizuar dhe nxjerrë nga kanioni në gjendje të mirë shëndetësore
-
Dhërmi/ Rrezikuan jetën me gomone në det për shkak të dallgëve! Shpëtohen 2 persona
21 Gusht 2024, 21:06Policia i ka ardhur në ndihmë dy pushuesve që kishin dalë në det me gomone dhe nuk mund të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve.
-
VIDEO/ Ndoti ujërat e detit, në hetim drejtori i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës
21 Gusht 2024, 20:27Drejtori i kompanisë që po kryen punimet për ndërtimin në Portin e Vlorës është proceduar penalisht. Kjo pasi 31-vjeçari H.M ka lejuar derdhjen e ujërave të ndotura në portin e Vlorës.
-
Aksident në dalje të Pogradecit, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi
21 Gusht 2024, 20:14Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë
-
Ashensorët pa çertifikata sigurie, qytetarët në mëshirë të fatit
21 Gusht 2024, 19:55Pavarësisht gjetjeve alarmante të një investigimi të vitit 2021 të INA Media, i cili zbuloi se vetëm 1,200 nga mbi 10,000 ashensorë në Shqipëri kishin çertifikata sigurie, shumë pak ka ndryshuar në katër vitet e fundit. Me zbatimin e dobët të rregulloreve të sigurisë dhe mbikëqyrjen administrative të pamjaftueshme, qytetarët vazhdojnë të përballen me rreziqe serioze çdo ditë
-
Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policia, ekstradohet nga Abu Dhabi i kërkuari me tre identitete
21 Gusht 2024, 18:14Me pranga në duar dhe i rrethuar nga forca të shumta policie të armatosur, është sjellë nga Abu Dhabi, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar me 3 emra Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla. Arjan Malko ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Roma, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti me burg për trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht 2024, 17:37Më 2004, teksa helikopteri i Guardia di Finanza patrullonte mbi Lazarat, Mahmutaj e qëlloi me mitraloz. Sulmoi efektivët edhe në operacionin antikanabis më 2014, një u plagos. Precedentët në Dukagjin, Vlorë, Delvinë, Krujë, Bulqizë etj.
-
Tiranë/ Atentat për tradhti Lorenc Kostës, vetëdorëzohet pas 48 orësh Erjon Goxhara! Efektivi: Isha i rënduar psikologjikisht! Gruaja pranoi lidhjen me inxhinierin e ERE
21 Gusht 2024, 17:37Merr fund arratia e efektivit Erjon Goxhara, i cili plagosi Lorenc Kostën dy ditë me parë, pasi dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me këtë të fundit. Efektivi, tashmë i shkarkuar nga detyra e qëlloi me armën e shërbimit. Erjon Goxhara pasi është vetëdorëzuar në polici është shfaqur në kushte të rënduara psikologjike.
-
-
Gjirokastër/ Plagosi me thikë një 38-vjeçar gjatë një konflikti! Shpallet në kërkim autori
21 Gusht 2024, 16:30Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar, pasi ditën e sotme plagosi me thikë një 38- vjeçar gjatë një konflikti që ka ndodhur mes tyre.
-
Tragjedia e mësuesit amerikan, asnjë familjar nuk ka tërhequr trupat nga morgu
21 Gusht 2024, 15:52Ende nuk ka një shkak hetimor zyrtar, për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin dy ditë më parë, ku një mësues amerikan vrau bashkëshorten indoneziane, mbyti dy qentë dhe më pas vari veten. Policia dhe prokuroria janë duke hetuar, por deri tani ka shumë pak të dhëna, që më tepër lidhen me gjendjen emocionale të mësuesit. Ndërkohë deri tani nga familjet e dy viktimave nuk ka kërkesë për tërheqjen e trupave te tyre
-
Mbi 600 gjoba në 10 ditë, Policia e Durrësit bën bilancin: U pezulluan 10 leje drejtimi! Procedohen 20 shoferë
21 Gusht 2024, 15:53Policia Rrugore e Durrësit gjatë 10 ditëve të fundit, 642 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
-
-
Anijet me 816 tonë mbetje toksike të KURUM drejt Tajlandës! Prokuroria e Durrësit nis hetimet për 3 akuza! Në letra u shënuan ‘të parrezikshme’
21 Gusht 2024, 14:55Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbetjet e dala nga porti i Durrësit që janë nisur drejt Tajlandës më 4 gusht janë deklaruar në doganë si 'Oksid Hekuri', pra nuk janë mbetje të rrezikshme. Nga hetimet deri me tani rezulton se ''Sokolaj shkp'' i ka blerë mbetjet pranë “Kurum”.
-
E PLOTË! Dinamika e plagosjes në Tiranë/ Polici insistoi të dëgjonte 'MË FAL'! Gruaja i pranoi vetëm një flirt
21 Gusht 2024, 14:05Report TV sjell detaje të reja nga plagosja e inxhinierit të ERE në Tiranë. Para plagosjes, polici Erjon Goxhara kishte bërë një takim me gruan dhe nipin e tij. Në debate e tensione gruaja pranon tradhtinë, por thotë se ka ndodhur vetëm një herë. Nuk kërkon ndjesë, por qëllon veten me grushte. Në të njëjtën ditë, efektivi plagos Kostën.
-
-
