Kronikë
-
Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim më parë, është arrestuar nga policia këtë të diel, në rrugën “Ali Demi”. I riu është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
23 Mars 2025, 13:42 -
Lejuan shfrytëzimin e gurëve dekorativë në malin e Tomorrit, arrest shtëpie për kreun Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të Beratit e 2 të tjerë
23 Mars 2025, 13:14“Arrest në shtëpi” caktoi Gjykata e Beratit për kreun e ADZM dhe 2 të tjerë, dhe detyrim paraqitje për një polic për shpërdorim detyre pasi lejuan nxjerrjen e gurëve dekorativ në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit. Masat u firmosën pas një aksioni të nëntorit 2024 ku u arrestuan 3 persona dhe 5 administratorë subjektesh u shpallën në kërkim
-
Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferja 44-vjeçare në Tiranë
23 Mars 2025, 13:16Një shofere 44-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi ka përplasur me makinë një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
-
Incident në Fier/ 31-vjeçari godet me grusht punonjësin e policisë, arrestohet në vendngjarje
23 Mars 2025, 12:17Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, ku D. D. ka goditur me grusht një punonjës të Komisariatit të Policisë Fier. Goditja e ka ndodhur si pasojë e detyrës që po kryente punonjësi i policisë, ndërsa autori u arrestua menjëherë në vendngjarje.
-
Durrës/ Policia i gjen 3.5 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe 2 personat që ia shitën! Momenti kur shkëmbejnë drogën (VIDEO+EMRAT)
23 Mars 2025, 11:25Tre persona janë arrestuar në Durrës nga policia për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, gjatë operacionit “Spring”.
-
Përdornin qendrat e masazheve për prostitucion, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq dy vëllezërit
23 Mars 2025, 10:23Të dy vëllezërit Roshi janë arrestuar në vitin 2020 si administratorë të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin vajza për t’i punësuar si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe përfitimet i ndanin me njëri-tjetrin.
-
Krujë/ Eksploziv makinës së 25-vjeçarit, vetëm dëme materiale! Ja pista e hetimit: Dyshohet se ngacmoi një vajzë (EMRI)
23 Mars 2025, 10:02Dyshimet e hetuesve janë se mund të bëhet fjalë për ndonjë ngacmim të mundshëm të ndonjë vajze që i riu apo vëllezërit e tij të kenë bërë më herët, dhe vendosja e lëndës plasëse të jetë një mesazh për të ose familjarët.
-
Aksident tragjik në aksin Berat-Dimal, humb jetën 33-vjeçari (VIDEO)
23 Mars 2025, 08:56Sipas informacionit zyrtar të Policisë, G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë, duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
-
Parakalimi i gabuar në tunelin e Murrizit me makinën e Policisë, Proda urdhëron hetim disiplinor për inspektorin dhe shefin e Komisariatit Mat! 40 mijë lekë gjobë efektivit
22 Mars 2025, 21:05Pas publikimit të një videoje në rrjetin social, ku shfaqej makina e Policisë, ka ardhur reagimi dhe masat nga Policia e Shtetit dhe e Dibrës. Inspektori gjobitet dhe i hiqen 15 pikë nga patenta. Gjithashtu me urdhër të kryepolicit Proda, Drejtoria e Standardeve Profesionale nis hetim disiplinor për 2 shkelje të rënda
-
Banorët ‘zbuluan’ rrjetin e prostitucionit, drejtuesja kolumbiane mashtronte vajzat me punësim në Tiranë! Fitimet përmes Bitcoin dhe roli i efektives tutore
22 Mars 2025, 16:33Një rrjet prostitucioni që dirigjohej nga Kolumbia në Tiranë u shkatërrua me 11 urdhër-arreste. Ishin banorët e komplekseve të pallateve që zbuluan rrjetin, ndërsa koka e grupit është ende në kërkim. Ajo mashtroi të paktën 44 të reja kolumbiane duke i shfrytëzuar për prostitucion në vendin tonë. Efektivja tutore siguronte që mos të ushtroheshin kontrolle në ambientet ku ushtrohej prostitucioni, ndërsa taksisti i dërgonte paratë përmes bitcoin.
-
Elbasan/ Lejuan aktivitetin pa licencë të familjarit, nën akuzë 2 policët babë dhe bir! Në pranga 25-vjeçari që drejtonte lokalin, viheshin dhe baste sportive
22 Mars 2025, 16:05Aktiviteti i palicencuar në lokal ka çuar në pranga jo vetëm 25-vjeçarin e dyshuar që menaxhonte bar-kafenë dhe kryente aktivitet të paligjshëm lojërash fati, por edhe dy familjarët e tij u morën nën akuzë nga AMP, respektivisht babai dhe vëllai i të riut, njëkohësisht efektivë policie. 5 akuza për të riun, i gjendet edhe armë e ftohtë
-
VIDEO/ Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë të moshuarit e nipi! Pronari: Bëra gjithçka të shpëtoj të dashurit e zemrës
22 Mars 2025, 14:36Një banesë në fshatin Gajush, në rrugën e Burgut, është përfshirë nga flakët, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
-
Vidhnin banesa në Peqin, arrestohet dy hajdutët ‘serial’! Nën hetim edhe dy të tjerë që i ndihmuan (EMRAT)
22 Mars 2025, 14:28Zbardhen 8 vjedhje në banesa të ndodhura përgjatë dy viteve në Peqin. Në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim si bashkëpunëtorë. Në kërkim është një tjetër.
-
Aksidentoi të miturin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, vihet nën hetim 28-vjeçari në Shkodër
22 Mars 2025, 14:13Sipas policisë, 28-vjeçari ka përplasur me automjet një 12-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
-
I dërgonte mesazhe denigruese dhe kërcënuese një gruaje, arrestohet 39-vjeçari në Kukës! I theu edhe xhamin e makinës
22 Mars 2025, 13:49Sipas policisë, ky person i dërgonte vazhdimisht mesazhe denigruese dhe kërcënuese një 41-vjeçareje si dhe i ka thyer xhamin e automjetit të saj.
-
Mashtrimi/ U hoqën si vajzat e saj në telefon, 2 vlonjate i marrin 10 mln lekë 55 vjeçares nga Fieri
22 Mars 2025, 13:19Dy gra nga Vlora akuzohen për mashtrim ndaj një 55-vjeçareje nga Fieri.
-
Aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Fushë-Prezë, shoferi i betonieries lihet në burg: Tentova të hapja derën e makinës, por shpërtheu në flakë
22 Mars 2025, 12:23Gjykata e Tiranës la në burg 24-vjeçarin Aleksandër Krashi, shoferin i betonieres ku u përplas makina e 4 të rinjve që humbën jetën në 19 mars në Fushë-Prezë. Para gjykatës, i riu tregoi se u përpoq t’i shpëtonte të rinjtë por makina shpërtheu menjëherë në flakë. Ai tha se nuk u arratis pas aksidentit për t’iu fshehur drejtësisë, por pati frikë nga ndonjë hakmarrje e mundshme.
-
Turisti çek humb në malin e Dajtit, gjendet pas disa orëve (VIDEO)
22 Mars 2025, 11:26Një turist çek që kishte humbur gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit u gjet nga policia pas disa orëve kërkime në terren.
-
Fier, rrahu për vdekje 80-vjeçarin se s'i dha birra, Prokuroria çon për gjykim Ilir Nukajn
22 Mars 2025, 10:59Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Ilir Nukajn, i cili akuzohet se dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në fshatin Povelçë më 12 tetor 2024 duke i shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit, Namik Rustemi.
-
Operacioni kundër lojërave të fatit në Korçë/ Policia jep detaje: 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh! Ja çfarë u sekuestrua (EMRAT)
22 Mars 2025, 10:53Të paktën 10 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit kundër lojërave të fatit të koduar ‘Cazino’ në Korçë. Këta persona u kapën në flagrancë gjatë operacionit duke organizuar dhe luajtur nëpërmjet makinaleve lojëra fati dhe duke vënë baste sportive.