Kronikë
-
Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 31 vjeçar, të shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas policisë, 31 vjeçari me inicialet A. A., banues në Patos, është dënuar nga Gjykata e Fierit me 10 muaj burg për veprën penale "Vjedhje".
17 Nëntor 2024, 14:19 -
-
Kryepolicët e qarqeve/ Prezantohet drejtuesi i ri i policisë Vlorë Elidon Çela! Të pranishëm ministri Hoxha dhe drejtori Proda
17 Nëntor 2024, 13:17Elidon Çela do të prezantohet në Vlorë si drejtuesi i ri i Policisë në këtë qark. Çela do të marrë vendin e Ermal Muçajt, me këtë të fundit që nuk arriti të marrë pikët e nevojshme, duke u klasifikuar i 24- ti në garë.
-
-
FOTO/ Pjesë e grupit të trafikut të drogës, i riu shkoi në Amerikën Latine si ‘turist’, por u bë trafikant! Jeta e luksit në rrjete sociale! Ja një prej 'kokave'
17 Nëntor 2024, 12:48Aldi Zonja është një prej anëtarëve të grupit të trafikut të drogës që u arrestua pas operacionit të SPAK dy ditë më parë. 37-vjeçari, siç mësoi edhe Report Tv, kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike, por gjatë periudhës së pandemisë mbeti i bllokuar atje.
-
Report Tv sjell pamjet, kjo është vila në rezidencën ‘Kodra e Diellit 2’ që shërbente si bazë për grupin e trafikut të kokainës (VIDEO)
17 Nëntor 2024, 12:15Report Tv ka siguruar pamjet e vilës në rezidencën e VIP-ave në Kodrën e Diellit 2 që shërbente si bazë për grupin e trafikut të kokainës që u godit nga SPAK.
-
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin e PS, Alqi Bllako: Akuzohet për korrupsion në dy raste! Përfitoi 119,755 Euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit
17 Nëntor 2024, 11:17Ish-deputeti socialist njëherësh ish-sekretari i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako do të përballet me seanca gjyqësore edhe për inceneratorin e Tiranës. Ai akuzohet nga SPAK se ka përfituar nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri pagesa të parregullta në këmbim të mbështetjes së idesë së pakërkuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës
-
Dibër/ Parandalohet ngjarja kriminale, arrestohet 20-vjeçari me kallashnikov dhe municione luftarake në makinë
17 Nëntor 2024, 11:15Policia e Dibrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, duke vënë në pranga një 20-vjeçar, i identifikuar si Luiz Dikollari. Ai qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar, i armatosur me armë zjarri me kallashnikov, i pajisur me doreza dhe një bidon 20 litra me benzinë.
-
Kamëz/ Shpërthim në godinën e përshtatur si studio muzikore, shkaktohen vetëm dëme materiale
17 Nëntor 2024, 10:58Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një godinë të përshtatur si studio muzikore në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në rrugën Arben Broci.
-
-
Humb jetën në moshën 45 vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, vuante nga tumori! Prej 3 ditësh ndodhej në intubim në QSUT
17 Nëntor 2024, 10:11Anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina ka humbur jetën ditën e sotme, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Nesër do mbahen homazhet në KLGJ, bashkë me familjen, nga ora 09:00-12:00, dhe më pas ceremonia e përcjelljes në varrezat e Sharrës
-
Ekskluzive/ 4 shqiptarët ‘kokat’ e grupit të drogës, SPAK i kishte në vëzhgim! Kokaina vinte edhe nga Brazili! Hetime nëse vilën te ‘Kodra e Diellit 2’ e morën me qira apo e kishin në pronësi
17 Nëntor 2024, 09:454 shqiptarë banues në Tiranë, në mesin e 10 të arrestuarve, ishin ‘kokat’ e grupit të trafikut të kokainës që u godit nga SPAK. Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine, por një pjesë edhe nga Brazili. Për këtë arsye kreu i SPAK, Altin Dumani ishte për vizitë në Brazil, ku u takua me zyrtarë.
-
Korçë/ Kapet me 3 kg kanabis, lëndën narkotike e kishte fshehur në motorin e makinës! Arrestohet 32-vjeçari
17 Nëntor 2024, 08:56Një 32- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi u kap me 3 kilogramë kanabis. Sipas policisë, sasia e kanabisit u zbulua gjatë kontrollit të bërë në mjetin e tij, e cila u konstatua e fshehur në motorrin e mjetit e mbështjell me 4 qese plastike dhe kishte për qëllim shitjen.
-
Aksident i rëndë në Maliq, furgoni përplaset me makinën! 7 të plagosur, njëri dërgohet te Trauma (VIDEO)
17 Nëntor 2024, 07:56Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit Pendavinj. Një furgon mallrash dhe një makinë janë përplasur duke lënë 7 persona të plagosur.
-
Operacioni i SPAK/ Softa: Nuk janë kapur ende 'bosët' e laboratorit të drogës në Fushë-Krujë! Shpesh grupet marrin njerëz nga Amerika Latine për ndarjen e kokainës
16 Nëntor 2024, 19:51Aksioni goditi dy baza të këtij grupi, një laborator në afërsi të Fushë Krujës ku përpunohej kokaine dhe një bazë pranë Kodrës së Diellit në Tiranë. Në Report Tv, eksperti i sigurisë Fatjon Softa dha disa shpjegime lidhur me operacionin. Sipas tij u goditën dy vende të rëndësishme, njëra në afërsi të aeroportit dhe tjetra pranë Portit të Durrësit.
-
Elbasan/ Aksident në bulevardin 'Qemal Stafa', automjeti përplas këmbësorin! 54-vjeçari dërgohet në spital
16 Nëntor 2024, 18:40Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin 'Qemal Stafa' në Elbasan. Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
-
Dhjetë pistoleta drejt Sarandës, Prokuroria zbulon të tretin e grupit, arrestohet dhe lihet në burg
16 Nëntor 2024, 16:43Pas dy muaj hetimesh intensive, Prokuroria e Sarandës ka identifikuar një person të tretë të përfshirë në çështjen e trafikut të 10 pistoletave të sekuestruara në aksin Kardhiq-Delvinë. Prokurorja Hava Memko ka lëshuar një urdhër arresti për Fabian K., 25 vjeç nga Këlcyra, duke kërkuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë. Ky urdhër është miratuar nga gjyqtari Mikel Hysometaj.
-
Operacioni i SPAK/ Kokaina nga Amerika Latine në laboratorin e Fushë Krujës, shqiptarët ishin financuesit, të huajat kimistët! Njëri prej të arrestuarve i përfshirë në 2 vrasje në Durrës (FOTO)
16 Nëntor 2024, 16:18Baki Huqi, 43 vjeç, i arrestuar në operacionin e SPAK, rezulton të jetë arrestuar më herët në vitin 2013 për vrasjen e Festim Lemjas, bashkë me dy persona të tjerë. Huqi, rezulton i dënuar edhe para vitin 2013.
-