Politikë
-
Partia e Lirisë kërkon përmirësim të trajtimit financiar për zjarrfikësit dhe policinë e Burgjeve, përfshirë orët shtesë, shpërblimet dhe dietat.
24 Nëntor, 13:14 -
‘Bindet’ PS/ Pas vendimit të Kushtetueses, Këshilli i Legjislacionit miraton kërkesën e PD për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 2025-ës
24 Nëntor, 12:54Partia Socialiste ka pranuar më në fund ngritjen e një komisioni hetimor mbi parregullsitë e zgjedhjeve të fundit parlamentare ato të 11 majit 2025. 1 vit e gjysmë më vonë, me urdhrin e Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Legjislacionit në Kuvend votoi me votat e opozitës dhe maxhorancës ngritjen e një komisioni.
-
Reforma zgjedhore, Balla: 30 nëntori, data e fundit për komisionin! PD kërkoi heqjen e identifikimit elektronik, kreu i grupit të PS: Eksperiencë pozitive (VIDEO)
24 Nëntor, 12:49Kreu i grupit të socialistëve thotë se koha është e mjaftueshme që reforma zgjedhore të kalojë brenda dhjetorit. Ajo për të cilën nuk lëshon pe, është votimi më 21 dhjetor i ligjit për financimin e partive.
-
-
Merr fund epoka e gjobave në letër, tanimë të dixhitalizuara! Rama: Qytetari njoftohet menjëherë në e-Albania! Regjistër Kombëtar për shkeljet, kamera trupi për çdo polic (VIDEO)
24 Nëntor, 11:31U prezantua sot sistemi i ri për administrimin e gjobave që do të mundësojë gjurmim online që prej marrjes, pagimit apo ankimimit. Kryeministri Rama e quajti hap që do të sjellë më në fund edhe realizimin e regjistrit kombëtar të gjobave. Rama paralajmëroi që shumë shpejt punonjësit e policisë do të pajisen me kamera trupi.
-
Balla publikoi videon nga filmi për Petro Nini Luarasin për Ditën e Alfabetit, Mitropoliti i Korçës kundër: Nuk i përdhosni dot klerikët me realizmin socialist
24 Nëntor, 10:53Ligjvënësi socialist ndau një skenë nga filmi shqiptar “Kush vdes në këmbë”, kushtuar Petro Nini Luarasit, mësuesit që hapi shkolla shqipe në Kolonjë dhe mbrojti përdorimin e gjuhës amtare edhe në kishë.
-
-
Mbledhja e grupit të PS/ Përjashtohet Elisa Spiropali, deputetja: Flasim nesër! Të gjithë pro, vetëm Braçe e Çuçi abstenojnë, mungon Rama (VIDEO)
24 Nëntor, 10:37Duke filluar nga sot Elisa Spiropali nuk do të jetë më edhe zyrtarisht pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Vetë grupi, me votë të gjithë anëtarëve, përveç Braçes e Çuçit që abstenuan, vendosën ta largonin kolegen. Spiropali nuk ka qenë e pranishme në mbledhje, nesër zhvillon konferencë.
-
Progresraporti për Shqipërinë/ Konferenca e Kryetarëve pranon kërkesën e PD, më 10 dhjetor mocion me debat në Kuvend
24 Nëntor, 07:51Konferenca e Kryetarëve pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat parlamentar veçanërisht mbi gjetjet e raportit për aktivitetin parlamentar.
-
-
Spahiu: Nëse protesta nxjerr një kandidat për Tiranën, atëherë PD del e 3-ta ose 4-ta në rezultat
23 Nëntor, 22:28Për juristin Spahiu, është e rëndësishme që nga protestat të dalë një listë me kandidatë për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Pavarësisht se do e kenë të vështirë fitoren, Sipas Spahiut është e rëndësishme që protesta të dalë me kandidatë në zgjedhje, pasi sipas tij, në të kundërt do të bjerë në hije dhe asgjësohet.
-
Lufta Veliaj-Rama/ Hoxha: Kryebashkiaku, vendimtar për garën e Tiranë! Avokati Petraj: Veliaj s’e dëmton dot fitoren e Ramës më 9 maj! Kthupi: Molla e sherrit, mos-kontrolli i administratës bashkiake nga kryeministri
23 Nëntor, 21:42Për avokatin Hoxha, kryebashkiaku Veliaj 'ka në dorë' fitoren e PS në Bashkinë e Tiranës. Shkarkimet e disa drejtorëve në Bashkinë e Tiranës nga Veliaj, Hoxha i cilësoi të drejta. Ndërkohë Kthupi tha se 'molla e sherrit' mes Ramës e Veliajt, është mos-pasja nën kontroll e Bashkisë Tiranë nga ana e kryeministrit.
-
Balla akuza kryebashkiakut të Kavajës: Lejet e ndërtimit pa kriter, inertet përfundojnë në anë të rrugëve të fshatrave (VIDEO)
23 Nëntor, 20:10Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, për hedhjen e inerteve të ndërtimeve në anë të rrugëve të fshatrave.
-
Atentati në Fier, Havari për Report Tv: Grupet mafioze nuk harrojnë edhe hakmarrja ngelet! Berisha ujk i vjetër,që ka goditur rëndë demokracinë
23 Nëntor, 19:20Mit’hat Havari, ish-drejtues i policisë ishte këtë të hënë i ftuar në 'Studio Live'. Gjatë kësaj interviste ai foli për ezkekutimin e ndodhur sot në Fier, por edhe për protestat dhe situatën politike në vend.
-
Aeroporti i Vlorës, Bardhi: Gara për koncesionin ishte fasadë, SPAK të hetojë rolin e Ramës dhe Ballukut
23 Nëntor, 18:08Gazment Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë pa vonesa koncesionin e Aeroportit të Vlorës. Duke ndarë një intervistë të biznesmenit Behgjet Pacolli, Bardhi thotë se emrat e përfituesve dhe përqindjet e aksioneve ishin diskutuar në zyrën e Belinda Ballukut përpara se të zhvillohej gara.
-
PD kundër, identifikimi elektronik në pikëpyetje për 9 majin! KQZ dhe opozita përdorin dy referenca të ndryshme ligjore
23 Nëntor, 17:46Një kërkesë e Partisë Demokratike që kundërshton zbatimin e identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e 9 majit, ka hapur një debat sa politik dhe ligjor. Çështja ndodhet në tryezën e Komisionit Rregullator, ku KQZ dhe opozita përdorin dy referenca të ndryshme ligjore.
-
Deputeti Erion Malaj takim në Podgoricë me zv.kryeministrin Nik Gjeloshaj: Rruga Dragobi–Plavë, investim infrastrukturor me rëndësi strategjike për Qarkun e Kukësit dhe rajonin
23 Nëntor, 17:39Deputeti Malaj i përcolli Zëvendëskryeministrit Gjeloshaj rëndësinë e veçantë strategjike të këtij aksi rrugor, duke theksuar se realizimi i tij do të përbënte një investim infrastrukturor me ndikim jo vetëm për Bashkinë Tropojë, por për të gjithë Qarkun e Kukësit dhe zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.
-
'Nuk na duhet një Shqipëri me letra në BE', Tabaku takime në Bundestagun gjerman: Integrimi të matet me reformat, të respektohen institucionet dhe vota
23 Nëntor, 15:46Gjatë vizitës në Bundestag, më 23 nëntor, Tabaku u takua me deputetin e CDU-së, Peter Beyer, i cili merret me çështjet e Ballkanit Perëndimor, si dhe me kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian, Anton Hofreiter.
-
PD kërkon debat në Kuvend për progres-raportin e BE-së, nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve! Opozita: Kontrolli i Parlamentit mbi qeverinë mbetet i dobët
23 Nëntor, 15:36Konferenca e Kryetarëve në Kuvend do të mblidhet nesër, në orën 08:30, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në Parlament mbi progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026.
-
Buxheti të enjten në Kuvend/ Berisha: Do paraqesim amendamentet tona! Kandidati i opozitës për Tiranën nga sheshi i protestës? Kreu i PD: Negociata për bashkimin kundër Ramës
23 Nëntor, 14:15Në prag të votimit të buxhetit dhe paketës fiskale të enjten, Sali Berisha tha se PD-ja do të propozojë një minimum jetik prej 200 eurosh. I pyetur për kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, ai kërkoi diskutim mes forcave opozitare dhe paralajmëroi negociata për një front të përbashkët kundër Edi Ramës.