Politikë
-
Ministrja Frida Krifca ka suprizuar kryeministren italiane Giorgia Meloni me një dhuratë tejet të veçantë. Teksa ishte në Itali në panarin e verës, Krifca gjatë takimit me Melonin, i ka dhuruar kësaj të fundit një palë vëthë handmade, të punuara nga një vajzë e re shqiptare.
4 Prill 2023, 14:55 -
‘Vendoret’, Gështenja në Report Tv: Do bëj fushatë vetëm për PD-në zyrtare, demokratët të votojnë për Këshillin Bashkiak! Nuk mbështes kandidatët e koalicionit Meta-Berisha
4 Prill 2023, 14:29Partia Demokratike do të dalë në zgjedhjet vendore me kandidatët e saj, por vetëm në disa bashki të vendit. Ndonëse i kanë lënë rrugën të hapur kandidatëve të Berishës në shumicën e bashkive të vendit, deputeti demokrat Lefter Gështenja thotë në Report Tv se nuk do t’i mbështesin kandidatët e koalicionit Meta-Berisha.
-
Kryemadhi llogari në parajsat fiskale me ortakë rusë të shpallur 'non grata' nga SHBA, këmbëngul PS: Drejtësia t’i shkojë deri në fund
4 Prill 2023, 13:42Partia Socialiste vazhdon të kërkojë me insistim që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit pasi lajmeve se është përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Nga selia rozë, deputeti Petro Koçi u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.
-
Akuzat se ka qenë i dënuar në Greqi, Partia e Lirisë kërkesë në KQZ: Të çregjistrohet nga zgjedhjet kandidati i PS për bashkinë e Kuçovës! Prokuroria të nisë hetimet
4 Prill 2023, 13:22Partia e Lirisë ka depozituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kërkesën për ndalimin e kandidimit të Kreshnik Hajdarit kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Kuçovës. Kërkesa e Partisë së Lirisë dhe koalicionit Meta-Berisha vjen pas daljes në media të një dënimi që Kreshnik Hajdari ka marrë në Greqi dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
-
Veliaj në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit: Krenar që ky aktivitet mbahet në Tiranë, politikat tona kanë sjellë numër të lartë turistësh
4 Prill 2023, 12:40Në fjalën e mbajtur në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, bashkëorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu krenarinë e tij për organizimin e këtij aktiviteti kaq të madh në kryeqytetin e vendit.
-
Bejko nis ditën me dy deputete të PD: Kur je i qartë në rrugën tënde, ke bërë gjysmën e punës
4 Prill 2023, 12:33Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën për zgjedhjet vendore të 14 majit, Roland Bejko e ka nisur ditën me dy deputetë të PD-së
-
Berisha në Tropojë: Vitet e qeverisjes së Ramës kanë qenë diskriminim ekstrem për veriun
4 Prill 2023, 12:12Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë një takimi me simpatizantët demokratë në Tropojë, ka akuzuar qeverinë për diskriminim të trevave të veriut të Shqipërisë, duke i lënë pa investime të rëndësishme që nxisin zhvillimin.
-
Ndryshimet ligjore të AMA-s/ Berisha dhe Rama me podcaste, ironizon Majko: Po këta i rregullon ky ligji?
4 Prill 2023, 11:58Teksa në Komisioni për Çështjet Ligjore po flitet për ndryshimet në ligj të AMA-s, ka pasur edhe ironi sa i takon zhvillimeve të fundit politike. Deputeti socialist Pandeli Majko ka ironizuar thirrjet për pjesëmarrje në podcaste të kryeministrit dhe ish kryeministrit
-
Deklarata e Belind Këlliçit për Inceneratorin e Tiranës, reagon kompania IEBV: E turpshme sesi mund të mashtrojë një politikan në këtë mënyrë
4 Prill 2023, 11:20Koncesionari i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve në landfillin e Tiranës, e cilëson të turpshme dhe shpifje totale deklaratën publike të politikanit Belind Këlliçi.
-
Kryemadhi llogari në parajsat fiskale me ortakë rusë, Rama: Drejtësia e re të japë përgjigje, është emergjencë kombëtare dhe ndërkombëtare
4 Prill 2023, 11:10Për kreun e qeverisë kjo është një emergjencë kombëtare dhe ndërkombëtare ndërsa theksoi se kjo është një punë peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe procesin e zgjedhjeve duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqenë
-
-
-
-
74 vite nga krijimi i NATO-s, Xhaçka: Me të, ne jemi më të fortë përballë çdo kërcënimi të sigurisë! Begaj: Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme
4 Prill 2023, 10:51Si sot 74 vite më parë është themeluar NATO, Aleanca më e madhe Ushtarake në histori për promovimin e paqes dhe lirisë në Evropë dhe në të gjithë botën
-
-
-
Meta në takim me nxënësit e shkollës së mesme në Tiranë: Nuk iu zëvendësojmë dot me bangladeshas, mos u largoni nga Shqipëria
4 Prill 2023, 10:22Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me nxënës të shkollës së mesme profesionale në Tiranë, ‘Gjergj Cano’ ku u bëri thirrje të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria, duke u premtuar se Partia e Lirisë do të ndërmarrë politika për zhvillimin e tyre.
-
-
Rama: Në 2022, rekord në eksport e turizëm, rezultatet sollën planin për rritjen e pagave, s'do marrim borxh! Përfaqësuesi i Bankës Botërore: Investim 900 mln euro për disa projekte
4 Prill 2023, 10:20Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me Përfaqësuesit të Bankës Botërore në Shqipëri në të cilën është diskutuar mbi situatën ekonomike të Shqipërisë përgjatë vitit 2022. Rama ka listuar disa nga arritjet e ekonomisë shqiptare, ku mes tyre renditi rekord në eksporte, apo turizëm.
-
Dje u dekretua nga kreu i shtetit, Rama me ministrat prezanton drejtoren e re të SHISH, Vlora Hysenin
4 Prill 2023, 08:47Pas dekretimit nga presidenti Begaj, Vlora Hyseni do të jetë në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Hyseni është prezantuar në institucion nga kreu i qeverisë dhe ministrat ndërsa Rama ka publikuar edhe një foto ku e uron për pozicionin e ri.
