Politikë
-
Gjatë një interviste në emisionin Studio Live në Report TV, Shehi argumentoi se ulja me 20% e akcizës nga çmimi i naftës është një masë e pamjaftueshme për të parandaluar impaktin tek shtresat më të varfëra të vendit.
8 Prill, 18:46 -
Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës: Nga mbetjet elektronike në unaza dhe varëse ari! Do mbështesim ndërmarrjet me kreditim deri në 2 mln €
8 Prill, 18:33Rama tha gjithashtu se qeveria po përgatit një skemë të re pensionesh. Kreu i qeverisë tha se kush do të kursejë më shumë për pensionin, mund të japë një kontribut nga paga, dhe të njëjtën shumë, shteti do e dyfishojë.
-
Komisioni i Jashtëm/ PD: Qeveria shumë vonë me raportin, ç’po ndodh me integrimin? Socialistët: E paraqesim shumë shpejtë në Kuvend, negociatat s’janë bllokuar
8 Prill, 18:24Socialistja Klodiana Spahiu teksa premtoi se raporti i qeverisë do të vijë shumë shpejtë në Kuvend për të diskutuar për këtë çështje, i quajti të pavërteta qëndrimet e opozitarëve se procesi i integrimit është bllokuar.
-
Kushtetuesja rrëzoi Metën/ Debat i ashpër në Report TV, Albatros Rexhaj braktis emisionin: Mjaft me paraburgime!
8 Prill, 17:53Çështja e nxehtë në diskutim kishte të bënte me paraburgimin e gjatë të Metës, akuzat për korrupsion dhe mënyrën si po vepron drejtësia shqiptare ndaj zyrtarëve të lartë.
-
-
Deputetja Koçeku: Rijetëzimi i kullave në veri hap një kapitull të ri të turizmit të vërtetë në Shqipëri
8 Prill, 16:12Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, shprehet e bindur se rijetëzimi i kullave të veriut nëpërmjet projekteve serioze dhe të mirëdetajuara, do të rrisë turizimin në Shqipëri në një nivel tjetër.
-
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Rama i bindur: Brenda vitit 2030! Kalendar pune me Komisionin Europian për përfundimin e negociatave brenda 2027-ës
8 Prill, 16:13Kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare ka një marrëveshje për një kalendar pune me Komisionin Europian, për mbylljen e procesit të negociatave brenda vitit 2027. I gjithë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, sipas kryeministrit, mbyllet brenda vitit 2030. Rama nuk i kurseu akuzat ndaj opozitës, duke pretenduar se ata përhapin informacione të pavërteta për baltosjen e punës së Qeverisë.
-
Armëpushimi SHBA–Iran ul çmimet e naftës, Vengu: Të garantojmë që askush të mos përfitojë nga kriza
8 Prill, 15:57Në një postim në rrjete sociale, ish ministri i mbrojtjes, tha se çmimi i ulur i naftës në tregjet ndërkombëtare duhet të reflektohet në tregun vendas dhe garantoi që qeveria nuk do të lejojë përfitime të padrejta nga kriza
-
Braçe për çmimin e naftës: Duhet të nxisim kursimin, puna nga shtëpia do ishte një zgjidhje
8 Prill, 15:41Në postimin e tij Braçe ngriti edhe shqetësimin për faktin që shoqëria shqiptare nuk e njeh kulturën e kursimit, sepse ndonëse çmimi i karburantit është rritur ndjeshëm, sërish në qarkullim sheh një numër të shtuar automjetesh
-
Shqipëria përshëndet armëpushimin SHBA–Iran, Ministria e Jashtme: Hap drejt stabilitetit dhe dialogut, zgjidhja të jetë e qëndrueshme
8 Prill, 15:18Duke vlerësuar përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për uljen e tensioneve dhe dialogut kuptimplotë, Ministria nënvizon rëndësinë e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për sigurinë dhe paqen për rajonin dhe më gjerë.
-
PD raport ambasadave e Kuvendit: Mazhoranca po zeron rolin e opozitës, na ka përjashtuar edhe nga procesi i integrimit
8 Prill, 14:32PD ankohet se në 6 muaj në Kuvend, asnjë kërkesë e saj nuk është marrë parasysh. Përmes një raporti të lexuar nga Gazment Bardhi në mbledhjen e deputetëve këtë të mërkurë, thuhet se ndaj opozitës është marrë një sulm i hapur përjashtimesh nga seancat, por edhe nga proceset e rëndësishme si ai i integrimit.
-
-
‘Territorialja’, PS e PD dakord për bashki të mëdha? Bylykbashi: Shkrirje e bashkive të vogla! Eksperti: Shkojmë në 6 qarqe ose 3 rajone
8 Prill, 14:04Varianti më i pranueshëm për ndarjen territoriale duket të jenë bashkitë e mëdha. Ky duket të jetë ‘pikëtakimi’ i mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Reformës Territoriale.
-
-
Protesta e 17 prillit dhe reforma zgjedhore e territoriale, Berisha takim me aleatët
8 Prill, 13:15Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me dy aleatët, Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë protesta që pritet të mbajë opozita më 17 prill.
-
Ngushtimi i hyrjes së Portit të Durrësit, Cara: Vendim në dëm të qytetarëve, favorizon klientët e Ramës
8 Prill, 12:57Për deputetin demokrat, bllokimi i gjysmës së Hyrjes nr.4 është një akt i paprecedentë, që tregon më së miri prioritetet e kryeministrit Rama dhe miqve të tij.
-
Çmimi i naftës, PD-Peleshit: Ta kalojmë me urgjencë propozimin tonë, ulni taksën e qarkullimit
8 Prill, 12:47Me firmë të 36 deputetëve opozitarë, PD thotë se ky projektligj duhet të votohet në seancën plenare të 16 prillit për vetë urgjencën e çështjes dhe rëndesës ekonomike që ka mbi qytetarët.
-
'TVSH-ja po i mbyt' Partia e Lirisë kërkon ndërhyrje urgjente në bujqësi, Panariti: Fermerët në prag kolapsi
8 Prill, 12:28Panariti propozon uljen e TVSH-së në 5% dhe rikthimin e naftës pa taksa për fermerët, si masa urgjente për të ndalur përkeqësimin e situatës.
-
‘Mjekët e urgjencës do të trajtohen si specialistë’, Rama nga Lezha: Problem menaxhimi, kyç ndërtimi i një spitali privat brenda atij publik
8 Prill, 11:15Mjekët e urgjencës do të përfshihen në kategorinë e mjekëve specialistë. Duke i kushtuar vëmendje menaxhimit, Rama u shpreh se ka rekomandime edhe për ndërtimin e një spitali privat brenda atij publik. Gjithashtu, shprehu nevojën e vendosjes së tarifave për turistët.
-
Historia takon teknologjinë! Nga Skënderbeu te Kadare, Inteligjenca Artificiale ‘rikthen’ figurat më të shquara për Samitin e Diasporës (VIDEO)
8 Prill, 08:11Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video për Samitin e katërt të Diasporës që do të mbahet në datat 13, 14 dhe 15 prill në Tiranë. Videoja e mirëseardhjes është një përmbledhje e figurave më të rëndësishme shqiptare, të realizuara me Inteligjencë Artificiale që kanë marrë ‘jetë’ përmes teknologjisë.