Politikë
-
Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për zëvendësim të masës së sigurisë arrest në burg për dosjen e fondeve të SASPAC.
8 Qershor, 12:55 -
'EU4FoodSafety', BE jep 12.5 mln euro për sigurinë ushqimore, Gonzato: shtoni kontrollet, bizneset të përmbushn standardet
8 Qershor, 12:42Duke prezantuar këtë projekt, kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato, solli edhe njëherë në vëmendje detyrimet që rrjedhin nga Kapitujt 11, 12 dhe 13 të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
-
Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës kthehet te Celibashi! KAS: Duhet të marrë vendim! Hajdari: E kam kryer dënimin
8 Qershor, 12:233 javë pasi Ilirjan Celibashi kishte vendosur të tërhiqej nga shqyrtimi i kërkesës për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, KAS e urdhëron të vendosë mbi fatin e kryebashkiakut, i cili nuk deklaroi një dënim në Greqi dhe për këtë u dënua edhe nga GJKKO.
-
Amnistia penale, Kuvendi nis shqyrtimin! Gogu: Subjektet e SPAK e GJKKO nuk përfitojnë! Më 18 qershor kalon në Parlament për votim
8 Qershor, 11:23I premtuar prej kohësh nga Ministria e Drejtësisë dhe i kaluar në qeveri 4 muaj më parë, drafti ligjor për amnisti penale që mund të ndryshojë fatin e mijëra të dënuarve apo në proces hetimi dhe gjykimi, ka filluar shqyrtimin në Kuvend. Në komisionin e ligjeve ministri Gogu prezantoi draftin i cili pritet të miratohet më 18 qershor.
-
Pankartat ‘hit’ në protestën për Zvërnecin, Rama i ironizon: Ato më të ‘nxehtat’ s’i postoj dot se krijohen keqkuptime, mjaftojnë rreziqet imagjinare të projektit (FOTOT)
8 Qershor, 09:23Pankarat në protestat kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, ka marrë një vëmendje të shtuar. Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot duke publikuar disa prej tyre në llogarinë e tij në facebook me një shkrim me nota ironie për ideatorët.
-
UNESCO e shpall liqenin e Shkodrës Rezervë Biosfere ndërkufitare, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike dhe kujdesit për këtë pasuri shqiptare
8 Qershor, 08:06Edi Rama ka publikuar një video nga liqeni i Shkodrës ku e cilësoi këtë si një lajm të bukur për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj natyrore, duke theksuar se përfshirja e Liqenit të Shkodrës në rrjetin e UNESCO-s është rezultat i punës diplomatike dhe i kujdesit për ruajtjen e kësaj pasurie natyrore.
-
Rama publikon komentet me gjuhë urrejtje në rrjetet sociale dhe ironizon protestuesit: Kur mblidheni ju, kjo është ‘Shqipëria e Re’! Kur mblidhen të tjerët, ju shani e ofendoni
7 Qershor, 22:26Kryeministri Rama ka vijuar kritikat ndaj blogerëve dhe influencerëve që mbështesin protestën që kundërshton investimin në Zvërnec. Për kryeministrin, ata përdorin çdo lloj shpifje, vetëm që të rrisin ndikimin në rrjetet sociale
-
VIDEO/ Mbështetën protestat për Zvërnecin, Rama imiton blogerët dhe influencerat nga Elbasani
7 Qershor, 19:22Kryeministri Edi Rama ka imituar sot nga Elbasani blogerët dhe influencerat që dolën në mbështetje të protestave për Zvërnecin dhe që akuzuan qeverinë për korrupsion.
-
-
PD mobilizoi militantët t’u bashkohen protestuesve, Berisha kthesë 180 gradë, nis kritikat kundër investimit në Zvërnec: Kërcënim madhor për mjedisin!
7 Qershor, 18:59Kryedemokrati Sali Berisha nuk po gjen rehat me qëndrimin që duhet të mbajë për investimin në Zvërnec, duke bërë 'pirueta' të shumta dhe duke ndryshuar herë pas here deklaratat e tij. Sëfundi, teksa ka kritikuar investimin, Berisha duket se ka mobilizuar militantët e vet t'i bashkohen protestuesve.
-
‘Zvërneci’, Rama-Mustafa Nanos: Analistë që paguhen me para në dorë! Nuk bëri asnjë punë për vendin, la në mes detyrën si ambasador dhe më tregon mua si të bëj detyrën (VIDEO)
7 Qershor, 18:41Nga takimi në Elbasan, ku iu përgjigj kritikëve për resortin në Zvërnec, kryeministri Edi Rama pati edhe një replikë me analistin dhe ish-ambasadorin Mustafa Nano.
-
Afati i ligjit të investimeve strategjike po mbaron, qeveria po përgatit draftin e ri! AIDA kërkon vazhdimësi pa kufizime në kohë
7 Qershor, 18:30Qeveria po përgatit një ligj të ri për investimet strategjike, ndërsa ai që është në fuqi, skadon në fund të këtij viti. Nga ana e saj Agjencia Shqiptare e Investimeve thotë se ligji ka dhënë rezultate pozitive dhe duhet të vijojë të jetë në fuqi pa kufizuar kohështrirjen e tij.
-
-
-
-
-
-
‘Shqipëria e shqiptarëve’, Rama për protestat për Zvërnecin: Thirrje raciste! Shqetësohen për flamingot blogerët që nuk paguajnë taksa
7 Qershor, 17:17Kryeministri i vendit, Edi Rama, nga 35-vjetori i Partisë Socialiste në Elbasan, i quajti turp disa thirrje në protestat që janë mbajtur në kryeqytet prej disa ditësh. Rama mbrojti projektet e mëdha turistike dhe investimet e huaja, duke argumentuar se ato sjellin zhvillim ekonomik, vende pune dhe rritje të të ardhurave për komunitetet lokale. Mesazhet i kishte të ashpra ndaj blogerve dhe analistëve që shfrytëzojnë protestën.
-
FOTOLAJM/ PD mesazh demokratëve: Dilni në shesh, protesta nuk mund të lihet vetëm në duart e qytetarëve
7 Qershor, 17:00Ndërsa protesta kundër projektit në Zvërnec vijon prej ditësh në Tiranë dhe është shtrirë edhe në diasporë, në grupet e demokratëve në WhatsApp po qarkullon një mesazh mobilizues për pjesëmarrje në tubimin e sotëm
-
35 vjetori i PS në Librazhd, Balla: Kontrata jonë me shqiptarët është anëtarësimi në Bashkimin Europian
7 Qershor, 16:28Në fjalën e tij, Balla tha se socialistët kanë një kontratë të qartë me qytetarët që i besuan me votë dhe se ky angazhim do të përmbushet deri në realizimin e synimit për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.