Politikë
-
Greu i Grupit të demokratëve, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përfshirë Iranin në debatin për 'Zvërnecin', duke shpikur sipas tij komplot imagjinar me iranianë.
8 Qershor, 21:43 -
‘Do të jemi krenarë që do të kontribuojmë për Evropën’, Rama për Reuters: Investimi në Zvërnec do të bëhet! Një pjesë e resortit mund të hapet brenda dekadës
8 Qershor, 21:22Kryeministri këmbëngul se investimi në Zvërnec do ta zhvillojë Shqipërinë. Rama është shprehur se vlerësimi i ndikimit në mjedis ende nuk është kryer dhe do të realizohet paralelisht me zhvillimin e projektit. Ai premton mbrojtjen e faunës.
-
'Do të thoni se edhe flamingot janë agjentë iranianë', Rama i përgjigjet Teheranit: Po merakoseni për shqiptarët? Është ai popull që ishte shënjestër e sulmeve tuaja kibernetike
8 Qershor, 20:07Në reagimin e tij, Rama u kundërpërgjigj uke kujtuar sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, të cilat autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë i kanë lidhur me aktorë të mbështetur nga regjimi iranian.
-
Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri
8 Qershor, 19:43Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka propozuar emërimin e Sofia Moreira de Sousa si ambasadore të re të Bashkimit Europian në Shqipëri.
-
Rama ironizon influenceret që mbështesin protestat për ‘Zvërnecin’: E duan bregun e detit të virgjër, që të bëjnë foto me bikini me atë lidhsen e hollë! Njerëzit luten ‘Inshallah i këputet’
8 Qershor, 19:25Nga Shkodra, ku ishte për 35-vjetorin e themelimit të PS së kësaj dege, Rama ironizoi sërish blogeret dhe influenceret që mbështesin protestat kundër investimit në Zvërnec, duke thënë se ata e duan bregdetin e Shqipërisë të virgjër, në mënyrë që të bëjnë foto me bikini.
-
-
-
-
-
‘Zvërneci’, reagon Balla: Investimi është tërësisht në tokë private! Gjithçka ligjore, projekti respekton natyrën! Duan të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë
8 Qershor, 18:15Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka ndarë një video gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla thekson se projekti "Zvërnec Peninsula" do të zhvillohet tërësisht në tokë private. Sipas shefit të grupit parlamentar të PS, transferimi ka ndodhur në mënyrë të ligjshme dhe projekti multifunksional respekton plotësisht natyrën.
-
-
35-vjetori i themelimit të PS Shkodër, Rama shkon i veshur me një bluzë me flamingo: Duan të përzënë investitorët e huaj dhe ta kthejnë vendin në rezervat për blogerët e influencerët
8 Qershor, 17:56Kryeministri Edi Rama mori pjesë në 35-vjetorin e themelimit të PS dega Shkodër. Teksa kishte veshur një bluzë ku pikturohej një flamingo, simboli i protestave kundër investimit në Zvërnec, Rama tha se përmes protestuesit po kërkojnë përzënien e biznesmenëve të huaj dhe kthimin e vendit në një rezervat për blogerët dhe influencerët.
-
‘Zvërneci’/ Dështon në Librazhd protesta e thirrur para 2 ditësh, paraqitet vetëm një qytetar: Shumica janë nën presion nga pushteti
8 Qershor, 17:37Qytetari që mori pjesë i vetëm në protestë deklaroi se, megjithëse ka shumë arsye për të kundërshtuar politikat e qeverisë, përfshirë edhe projektin e “Paketës së Maleve”, banorët kanë frikë të dalin publikisht pasi ndihen të kërcënuar.
-
PS feston ditëlindjen e 35-të më 12 qershor në Tiranë, pritet pjesëmarrje masive e socialistëve në Sheshin 'Italia'
8 Qershor, 17:09Burime për Report Tv bëjnë me dije se të gjitha strukturat e PS janë mobilizuar dhe po punojnë për të garantuar një pjesëmarrje masive në takim, që mund të përfundojë si më i madhi i organizuar ndonjëherë nga socialistët.
-
Berisha tani mbështet protestat duke ëndërruar qeveri teknike! PD vetë asnjë tubim për Zvërnecin, por paraqitet si parti ambientaliste
8 Qershor, 16:09Sali Berisha kërkon të përfitojë nga protesta qytetare për “Zvërnecin” për të krijuar një qeveri teknike, të cilën nuk e arriti dot as pas 8 protestave anti-qeveritare të opozitës që ai udhëheq.
-
-
Presidenti Begaj pret kryetarin e Parlamentit kroat: Mbështetja e Zagrebit për integrimin në BE e rëndësishme për Shqipërinë
8 Qershor, 14:27Begaj falënderoi Kroacinë për mbështetjen politike ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si edhe për ndihmën teknike dhe ndarjen e eksperiencës gjatë këtij rrugëtimi.
-
Zv.ministrat e Bujqësisë raportojnë për ecurinë e integrimit/ Siguria ushqimore çështje kyçe, kontrolle stabilimenteve
8 Qershor, 14:10Komisioni i Kashtëm zhvilloi një dëgjesë me negociatorët e kapitujve 11, 12 dhe 13, për Bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe peshkimin. Dy zv/ministrat e Bujqësisë u shprehën optimist për përmbushjen e kushteve në mënyrë që këto kapituj të mbyllen brenda 2027-ës, ndërsa siguria ushqimore u cilësua ndër sektorët më të vështirë.
-
Dosja Meta-Kryemadhi/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos, seanca për pretencën më 15 qershor
8 Qershor, 13:11Ndrysher nga seanca e shkuar kur munguan avokatët e Ema Çokut, shkaku kësaj here për shtyrjen e seancës u bë mungesa e mbrojtësve të Pirro Xhixhos, duke e bërë të pamundur vijimin e procesit.
-
‘E veshën me fund e taka’, Rama poston videon me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë
8 Qershor, 13:07Një moment i kryeministrit Edi Rama është bërë viral në rrjet teksa imitonte blogerët që dolën në mbështetje të protestave për Zvërnecin dhe që akuzuan qeverinë për korrupsion.