Politikë
-
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim online me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL, Catherine De Bolle. Në një postim në ‘Facebook’ Çuçi thotë se ndër të tjera është diskutuar edhe për shtrirjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit edhe me institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura në vendin tonë siç është SPAK e BKH.
15 Qershor 2021, 17:42 -
Në 3 mandatet e Lulzim Bashës, PD ‘humb’ 44 mijë anëtarë! Zgjedhjet në PD, tkurrje anëtarësie në çdo proces
15 Qershor 2021, 15:38Procesi zgjedhor i 13 Qershorit në PD u shoqërua me akuza për heqjen e emrave të anëtarëve, mbështetës të 3 kandidatëve përballë Bashës nga listat e anëtarësisë për të mos votuar. Por ndonëse këto akuza u hodhën poshtë, shifrat tregojnë se krahasuar me zgjedhjet e fundit në 2017, PD kishte në lista rreth 28 mijë anëtarë më pak.
-
-
Arian Starova në Report Tv: Zgjedhjet në PD, prisja një garë më të fortë! Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB arritje! Prioritet dialogu Kosovë-Serbi
15 Qershor 2021, 13:58Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova e ka cilësuar një arritje dhe sukses të Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit në OKB. Starova tha se ky është një rrugëtim që vendi ka më shumë se 20 vite që e ka nisur dhe sot kur disa kushte u plotësuan dhe Shqipëria ka më shumë përvojë dhe është pjesë e NATO-s u bë pjesë duke pasur dhe ajo zërin e saj në këtë organizatë të rëndësishme për sigurinë dhe paqen në botë.
-
Xhaçka telefonatë me homologun portugez për integrimin: Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet siç është premtuar
15 Qershor 2021, 13:21Përmes një postimi në “Twitter”, ministrja Xhaçka thekson se temë diskutimi ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare ashtu siç ishte premtuar
-
Taksa e fiskalizimit, Tabaku në takim me bizneset: Rama gënjeu! Koncesioni i ka kushtuar buxhetit 16 mln euro, ne jemi ndryshe
15 Qershor 2021, 13:04Deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku gjatë paradites së sotme ka zhvilluar takime me pronarët e disa bizneseve në Tiranë.
-
-
‘Basha i thirri në protestë dhe i la dyerve të gjykatave’, Nishani thirrje avokatëve: Mbroni falas këto qytetarë pasi u braktisën nga kreu PD
15 Qershor 2021, 10:08Dhjetëra anëtar, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike enden pre një viti nëpër dyert e prokurorisë dhe gjykatave si të pandehur pasi kanë marrë pjesë në protestat e opozitës
-
PD humb betejën në Kolegj Zgjedhor, 'vuloset' rezultati i 25 prillit edhe për Fierin e Elbasanin! PD e LSI: Vijojmë betejën në Kushtetuese e Strasburg
15 Qershor 2021, 07:51Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkësat e fundit të opozitarëve për përsëritjen e zgjedhjeve në Fier e Elbasan, duke përmbyllur shqyrtimin e të gjitha ankimimeve të PD e LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Sot është vulosur rezultati edhe për Fierin e Elbasanin, qarqe në të cilat PD kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.
-
Ftesa e Bashës për bashkëpunim me 3 kundërshtarët politik, Shehaj: Ne bashkë jemi! Nuk jemi ndarë ndonjëherë
14 Qershor 2021, 22:53I pari që i është përgjigjur ftesës së kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim, është Agron Shehaj, i dyti më i votuar pas kryedemokratit. Ai tha se kjo ishte një garë brenda PD-së, por përtej kësaj "nuk janë ndarë ndonjëherë".
-
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB, zëvëndësministri Xhafaj: Përfaqësimi më i lartë i diplomacisë shqiptare! Afati për fillimin e marrëveshjes 5G, qershori 2022
14 Qershor 2021, 22:47Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për zv.ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Etjen Xhafaj është stadi më i lartë i përfaqësimit të diplomacisë shqiptare. Në lidhje me marrëveshjen 5G të nënshkruar mes SHBA-së dhe Shqipërisë ditën e djeshme në Bruksel, Xhafaj tha se afati i fillimit të marrëveshjes është qershori 2022.
-
Zgjedhjet në PD, Vokshi 'në mbrojtje' të Bashës: Nëse ka pasur manipulime, ku janë provat? Zhurmë për të bërë pis procesin
14 Qershor 2021, 22:25Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherazi edhe anëtarja e Komisionit Zgjedhor të PD-së, i ka dalë në mbrojte Lulzim Bashën, duke hedhur poshtë akuzat për manipulime të zgjedhjeve. E ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", Vokshi tha se kundërshtarët hedhin akuza për manipulime, ndërkohë që nuk kanë prova. Ajo ka theksuar se Basha nuk ka qenë "më i privilegjuari" nga kandidatët.
-
Berisha 'non grata', Endri Shabani: I pari në listën e personave që duan të destabilizojnë politikisht vendin! SHBA dha sinjal që ai s'duhet të mbështetet më
14 Qershor 2021, 22:29Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, ndërsa komentoi vendimin e DASH për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha 'non grata', u shpreh se nëpërmjet Berishës, SHBA i çon kështu mesazh edhe personave të tjerë që kanë për synim destabilizimin politik të vendit, për interesa personale.
-
Denoncimi i Fiks Fare/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa kartë anëtarësie
14 Qershor 2021, 22:03Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021. Fiks fare tregoi se sa e lehtë ishte të hidhje fletë votimi pa qenë anëtar i PD-së.
-
Fitoi zgjedhjet brenda PD, Basha u shtrin dorën 3 kundërshtarëve: Të bashkojmë forcat kundër regjimit Rama-Doshi
14 Qershor 2021, 20:45Pas fitores së marrë për të drejtuar PD-në edhe 4 vite të ardhshme, Lulzim Basha u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit 3 kandidatëve, Agron Shehaj, Edith Harxhit dhe Fatbadh Kadillit që i mundi në garë. Kjo ftesë, sipas Bashës është për qëllimin e përbashkët kundër regjimit 'Rama-Doshi', teksa duket si një retorikë e ngjashme me atë atë kryeministrit Edi Rama, i cili pas fitores në 25 prill, ftoi Bashën të bashkëpunonin "për të mirën e vendit".
-
Përfaqësuesja e Agron Shehajt në Komision: Kreu i njësisë nr.5 në Tiranë Çim Babasi më dhunoi, ndërhyri që të më përjashtonte
14 Qershor 2021, 20:41- Enkeleda Çela, përfaqësuesja e Agron Shehajt në Komisionin e votimit, ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga kryetari i degës së njësisë numër 5 në Tiranë, Çim Babasi. E ftuar në "Studio Live" në Report Tv, Çela tha se ai ka ndërhyrë që të përjashtohej nga Komisioni, vetëm sepse ajo po kryente detyrën e saj.
-
Basha në krye të PD, deputetët e opozitës: Ogur i mirë për PS
14 Qershor 2021, 20:36Deputetët e opozitës parlamentare e konsiderojnë një ogur të mirë për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, rikonfirmimin e Lulzim Bashës në krye të PD. Opozitarët e dalë nga listat e PD, por që refuzuan të lënë mandatet thonëqë zgjedhjet në PD treguan hapur një masakër të vërtetë zgjedhore.
-
Shifrat/ Lulzim Basha fitoi kryetarin, por 'ka humbur' anëtarësinë
14 Qershor 2021, 20:07Kryetari i PD-së, Lulzim Basha fitoi një mandat të tretë në krye të partisë.Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, shpalli zyrtarisht fituesin, edhe pse 24 orë më parë, të dielën në mbrëmje, PD përcolli rezultatet paraprake. Në përfundim të numërimit nuk pati surpriza. Doli i katërti në garë, Kadilli pranon humbjen: Nuk iki, bashkëpunoj edhe me Bashën për manifestin politik.
-
'Nuk përjashtoj rikthimin në krye të PD', Berisha nuk uron Bashën për fitoren, poston mesazhi e koduar
14 Qershor 2021, 19:43Basha falënderoi demokratët për "mbështetjen e jashtëzakonshme" pas fitores, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se ai nuk është uruar nga askush në PD, e madje as nga Sali Berisha. Ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me fitoren e Bashës, ndërsa ka postuar në Facebook një video nga fushata zgjedhore e PD në vitin 2009, kur edhe fitoi zgjedhjet.
-
Humbi në zgjedhjet brenda PD, Edith Harxhi: Së shpejti do të them mendimet e mia, mbështetur mbi fakte
14 Qershor 2021, 18:55Mes falenderimeve për të gjithë demokratët që e votuan dhe nuk e votuan, Edith Harxhi ka pranuar humbjen, edhe pse është e bindur se procesi zgjedhor ka pasur parregullsi.