Në një intervistë të dhënë mbrëmë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se e vendosi pezullim e Berishës nga grupi i PD dhe jo përjashtim, siç kërkoi SHBA.
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli është 'tallur' me Bashën për këtë deklaratë duke i bërë disa pyetje.
Postimi i plotë i Jozefina Topallit:
"'Nuk ka person tjetër si unë (që për shkak të marrëdhënieve me US) të arrinte nga përjashtimi tek pezullimi' Lb
1)Lulzimi jo vetëm gënjen për marrëdheniet unike të tij me US ( qesharake në fakt), por e vërteta është se aq të mira ishin këto marrëdhënie sa Lb nuk mundte me marrë as vizë; E vërteta është se ka disa vite qe nuk mundet me shku në US.
2) Përjashtimi nga Parlamenti nuk varet nga lb
3) Pse tek çeshtja e lobingut të parave ( çeshtja Nick Muzin) i ndryshon çehrja lulzimit??