Politikë
-
4 Nëntor, 10:51
-
-
Buxheti në Komision/ PD ikën nga mbledhja: Diskutim vetëm për akuzat e Veliajt dhe dhunën ndaj protestuesve! Aktin për gjobat e çojmë në Kushtetuese (VIDEO)
4 Nëntor, 10:36Opozita u largua nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, duke refuzuar diskutimin e buxhetit pa folur më parë për akuzat e Veliajt dhe dhunën ndaj protestuesve. Ministri i Drejtësisë Toni Gogu nuk u paraqit në mbledhje, ndërsa socialistët i kujtuan opozitës 21 janarin dhe se si selia e PD u kthye në strehë për protestuesit me molotovë.
-
Anëtarësimi në BE/ Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës
4 Nëntor, 09:32Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva për vitin 2027”
-
‘Sofra e gurtë’ te kryeministria, Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit (VIDEO)
4 Nëntor, 08:23Edhe këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog me protestuesit. Në sofrën e betonit para kryeministrisë ai vendosi letra me mbishkrimin dialog.
-
Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave deri më 2027-ën
4 Nëntor, 07:42Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat për përmbylljen e procesit të anëtarësimit për vendet kandidate në BE.
-
Integrimi në BE/ Nesër raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave deri më 2027-ën
3 Nëntor, 23:07Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën. Për këto vende, Komisioni Evropian thekson se objektivat për përfundimin e negociatave, në rastin e Shqipërisë deri në fund të vitit 2027, përfaqësojnë “ambicien e tyre”.
-
Përplasja Rama-Veliaj, gazetarja Myslimaj: Socialistët heshtin, urdhër i kryeministrit për të mos i dhënë zë! Pritet mbledhja e Asamblesë së PS
3 Nëntor, 22:40Socialistët kanë refuzuar të komentojnë përplasjen mes Edi Ramës e Erion Veliajt, pas letrës së këtij të fundit nga burgu i Fierit. Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, shprehet për “Repolitix” se ky është një udhëzim i qartë për anëtarët e partisë nga kryeministri Rama, i cili nuk dëshiron diskutime të mëtejshme.
-
-
Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë
3 Nëntor, 22:01Organizimi i këtij samiti përbën një moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, jo vetëm si vend mikpritës i forumit më të lartë politik të Aleancës, por edhe si një aleat me rol dhe përgjegjësi në rritje në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.
-
Përplasja Veliaj-Rama, Spahiu: Transferimi në Fier i kryebashkiakut nuk është i paqëllimshëm
3 Nëntor, 21:57Kreshnik Spahiu deklaron se pretendimi për shkelje të rendit kushtetues nga Erion Veliaj mund të lidhet me mundësinë e shkarkimit të tij si kryetar bashkie. Sipas tij, nëse ekzistojnë prova si mesazhe apo përgjime telefonike për përfshirjen e kryebashkiakut në protesta, do t'i shërbenin këtij procesi.
-
-
Protestat e dhunshme/ Ish-kreu i PD në Librazhd: Berisha po tenton t’i rrëmbejë! Nallbani: 'Maskat' të sponsorizuara nga PD dhe duar të huaja (VIDEO)
3 Nëntor, 19:54Vendosja e gjobave për protestuesit që bllokuan qarkullimin gjatë tubimit para Kryeministrisë ishte një nga çështjet e diskutuara në emisionin “Studio Live” me të ftuar kreun e PD-së në Librazhd, Bujar Vreto dhe analistin Bujar Nallbani.
-
Përplasja Rama-Veliaj, avokati Hoxha: Transferimi s’vendoset nga kryeministri! Gogu shkeli ligjin me takimin e fshehtë! SPAK të hetojë pretendimet e palëve (VIDEO)
3 Nëntor, 18:08Avokati Arbër Hoxha deklaroi se transferimi i Erion Veliajt nuk mund të cilësohet sekret shtetëror, pasi ai nuk ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ai theksoi se ministri i Drejtësisë ka shkelur ligjin me takimin e zhvilluar me kryebashkiakun në burg. Hoxha kërkoi që SPAK të hetojë për pretendimet e Veliajt për presionet gjatë takimit.
-
-
Protestat, Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme! Dialogu Kosovë-Serbi, kryeministri: Muzika në Beograd s’do të ndryshojë
3 Nëntor, 16:50Nga Brukseli kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog me ata që ata që janë të pakënaqur nga puna e qeverisë. Por, ai thotë se protestat në Bulevard nuk përfaqësojnë popullin, por një grup njerëzish, që në protestat e dhunshme, janë gjithnjë e më të pakët.
-
Ambasadorja e BE në Tiranë takim me Bardhin: Kuvendi të jetë hapësirë dialogu! Kreu i grupit të PD: Të garantohet e drejta e protestës, e papranueshme forca jo proporcionale e policisë
3 Nëntor, 16:46Ambasadorja e BE-së de Sousa shkruan se gjatë takimit me kreun e Grupit të PD, Gazment Bardhi, u diskutua për rolin qendror të Kuvendit për miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe sigurimin e llogaridhënies së Ekzekutivit.
-
Forcimi i kapaciteteve kombëtare për sigurinë kibernetike, Ibrahimaj: Shqipëria po ndërton një sektor privat të specializuar dhe synon të kthehet në pikë referimi për rajonin
3 Nëntor, 15:12Sipas ministres, investimet në sigurinë kibernetike janë të domosdoshme për të parandaluar sulmet që mund të cenojnë vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik dhe të shkaktojnë ndërprerjen e shërbimeve të bizneseve.
-
Tabaku: Lufta Rama-Veliaj e ka kthyer Tiranën në plaçkë politike, e përdorin për interesa personale! Kritika buxhetit: Pasuritë shkojnë te 5 veta, jo në xhepat e qytetarëve
3 Nëntor, 14:46Rama dhe Veliaj janë sipas deputetes Tabaku arsyet pse qytetarët sot janë ngritur në protestë, teksa tha se kryebashkiaku ka kryebashkiaku ka qenë një nga lojtarët kryesorë për ngritjen e këtij sistemi politik në Shqipëri dhe një nga kopjet kryesore të kryeministrit.
-
Lufta Veliaj-Rama, Berisha: Opozita të bashkohet për Tiranën! Me Ramën s’ka zgjedhje? Kreu i PD: Duhet kandidat i përbashkët
3 Nëntor, 14:21Lufta që Erjon Veliaj i shpalli nga burgu kryeministrit Edi Rama, për Sali Berishën, shihet si një zhvillim, që mund të bashkojë forcat opozitare, për të dalë me një kandididat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 9 majit, jo vetëm në Bashkinë e Tiranës, por në të gjithë vendin. Ai kërkon bashkim të të gjitha grupimeve edhe në protestës, pavarësisht se nga të rinjtë, njerëzit e tij janë refuzuar në mënyrë flagrante.